Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shyqyri Fejzo: Ndërruar portat Popull-Politikanë

| E hene, 08.01.2024, 08:12 PM |


Shyqyri Fejzo

Ndërruar portat Popull-Politikanë

Në majë të gjuhës, “këtu s’ka punë”

Kafenetë mbushur plot e përplot

Në portë njoftime “kemi punë”

Lajmërim që përsëritet çdo mot

Çuditëm botën anë ë mbanë

Një djall zakoni s’na është ndarë

Populli  u bë të gjithë politikanë

Dhe politikanët u bënë tregëtarë.

Kambizmi i cunguar

Institucion që heret ka qënë pazari

Në fillim këmbimi në natyrë ka ardhë

Këmbehen mana me thana,së pari

Pastaj gomerë buzikë me buzëbardhë

Paraja kur zuri mirë vend

Tramballiqet shpejt u harruan

Tani duhej llogari dhe mend

Ndaj kambizmit ju lëshuan

Por kjo punë e delikate  për nder

Kërkon njerëz shumë vigjilentë

S’janë të gjithë Hasan Zyko Kamber

Kur marrin shtatë e prishin tetë

Në kët mes banka duart fërkon

Kryesore e parasë soliste valltare

Foljen “kam”shihni si e zgjedhon

Unë kam,ti kam,ai kam,ti s’ke fare

Këtë sëmundje ja ngjiti shtetit

Duhen parë metodat e monizmit

Të shërojë rakitizmin e buxhetit

Ju turr vendçe dhe kambizmit

Si magji, leku u bë gur mulliri

I uli valutat e  në fund fare

Pa rritur prodhim,të luan fiqiri

Zbulesa shqiptare financiare

E  pëlqente shteti këtë tortë

Që emigrantët në mes i këputi

U gjet për korrupsion kjo portë

Që deficitin buxhetor të zbuti

Oreksi i madh, kockë në fyt

Nga historia kushdo këtë e di

Kllapite tepër ndodh që të mbyt

S’pyet as për shtet e as qeveri.

Rëndon…

Guri, druri, hekuri janë të rëndë.

Dhe balta, shpesh njerzit e thonë

Kështu e tjerr me ligje dhe një këngë

Me të lehta se ndarja përgjithmonë

Ende nuk e di si është e vërteta

Se, realisht emigrant po vuaj

Peshë te rëndë mbi shpinë më vuri jeta

Po s’paska më të rëndë se dheu i huaj

Shyqyri Fejzo

Bastogne-BELGIQUE

Janar 2024