| E diele, 07.01.2024, 02:43 PM |
SERVILËT
Nga Albert HABAZAJ
I
Nga të parët na ka
ardhë
Nëpër paqe nëpër
luftë,
Nëpër halle, nëpër
dallgë
Si kujtesë fjala e
urtë:
“Qëngji i urtë pi dy nëna,
qëngj' i egër s'
pi as t' ëmën,
servili pi gjithë kopenë
dhe pastaj të
shikon vrëngër...
[Regjistroi: Kujtesa Sociale; Somitkë,
Tërbaç, 20. 03.1960]
II
Zot, o Zot, ç’më
zuri koka nga servilët
Më keq se në det
notarin zën’ kandilët.
Me servilë, me
rrezilë, të tillë bandillë,
Zvarrë- zvarrë, pa
skelet, si kërmill.
Duke u lëpirë e
ngjitur prapa shefit
Cipëplasur rrojn’
e bëjn’ kokrrën e qejfit.
Ta pështirin të
paburrët pa fytyrë
Si s’e lanë një
dit’ të shkretë pa bërë mynxyrë?!
Derdimenë qenë e
mbenë, dallkaukë
Ha aty e nduk këtu
palo kopukë...
Të shpëlarët ia fëlliqën
cipën jetës
Por jo shtyllën
vertebrore së vërtetës...
Lepuj bëhen me
eprorin për në tavë
Si bisha i turren
vartësit, gjallë ta hanë...
Zullumqarëve me
shtatë maska, (sa të varfër!)
I ngrohtë u vjen zullumi,
që ka taksiratin afër.
Ngjyrat e
servilëve ndryshkin dhe sahanët që lëpijnë
Zbehur e ndotur si
leckë kur këpucët shefit fshijnë...
Sa të shtirë, aq
të shpifur dhe të shëmtuar...Për Zotin!
Që me ngjyrat lajkatare mbrapa lenë kameleonin.
Janë më të liq se
armiku, bëjnë qivure
Veçse s’kanë
bajoneta, janë kobure...
Gjithë trupi, e
ç’trup lumi? është veç gjuhë
Gërmojnë si urith
e s'bëjnë as ah, as uh!...
Të fusin në dhe të
gjallë, gjetën anën
Me gjallesa si ata
mos ma derdhni fjalën...
Nga servilët veç
të zeza prit çdo ditë
Dinjiteti i tyre
është hale, qelb dhe pikë.
Vlorë, e enjte, 28.12.2023