Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Zeqiraj: Ndihmoni Kosovën, mos e lëndoni

| E shtune, 06.01.2024, 07:36 PM |


Milazim Zeqiraj

Ndihmoni Kosovën, mos e lëndoni

Për Kosovën,

Një zë demokratik

mjaftë është mjaftë,

më ata që terrin ja don.

Lutja njërzore,

ndihmoni Kosovën e mos e lëndoni.

Më 24.9.2023 Kosova u përgjak.

Në kufi Afrim Bunjaku

në betejën e Banjskës më armikun fyt për fyt,

si Agimi e Salihu  e shumë tjerë

në Koshare më 1999,

Ti po e rrit demokracin,

në Lirin e fituar më gjak.

Si nuk po ti shofin plagët,

varret e hapura

që më vite po i pret bijt e vet.

Në prag të shtëpis i kidnapuan

i vran dhe të vrar i muaren më veti

dhe i varrosën atje në sketerrat e veta,

ndihmoni Kosovën e mos e lëndoni.

Një lapidar më foto në zemrat tona,

më 1732 fëmij të vrarë,

më 13535 banor të vrarë,

dhe 4 përsona mbi 100 vjet,

e mbi 20.000 fëmra më vujtje shpirtërore.

Populli i lënduar,

që vetëm vdekja dhimbjën e shëron,

ndihmoni Kosovën mos e lëndoni.