| E shtune, 06.01.2024, 08:55 PM |
DEMË AHMETI NDRYSHE...
Vesel Jaha: DEMË AHMETI, Prishtinë, 2023, 255
faqe
Nga Gani I. Mehmeti
Nuk e di prej kur u thur kënga e tragjedisë së njohur të
Demë Ahmetit në fshatin Reçicë të Mavriqit të Llapit. Mirëpo, ngjarja tragjike
e kësaj familjeje është përcjellë prej më shumë se 200 vitesh. Kjo është
përcjellë si nga gojëdhëna, ashtu edhe nga kënga. Dhe, kjo nuk mund të
trajtohet në këngë apo ngjarje legjendare, pse nuk është aq kohë e largët dhe
është përcjellë nga njerëz që kanë njohur
apo edhe pëprjetuar ngjarjen, ndoshta.
Të paktën, deri tani, ne jemi mësuar ta njohim si të
tillë ngjarjen, e cila sa është e dhimbshme pse një familje pëson nga 300 e më
shumë harambasha, pra çetnikë serbë, që kishin shprehur mllefin e urrejtjen e
tyre ndaj kësaj familjeje vetëm pse ishte shqiptarre.
Por, në anën tjetër, na del krenare, sepse, për 28
anëtarët e kësaj familjeje dhe 2 mysafirët që kishin qëlluar aty, pra që
gjithsej për 30 të vrarët, hakmarrja ishte dhjetëfishuar nga burrat e Llapit e
Gallapit, që pa hezituar kishin marrë rrugën drejt hakmarrjes, me të dëgjuar
për ngjarjen. Këta kishin vrapuar, kishin nxituar aq shumë për të zënë armiqt
për hakmarrje, sepse ata të vrarët e familjes së Demës nuk mund të ngjalleshin tani,
por edhe hakmarrja është ajo që deri diku sikur pajton edhe të vdekurit edhe të
gjallët për të këqiat që kanë bërë keqbërësit, në këtë rast armiqt serbë, që
deri atëherë, mund të thuhet se kishin jetuar në një fqinjësi të mirë, duke
qenë si popuj të pushtuar nga Perandoria Osmane. Pra, shqiptarët, kishin
arritur t’i zënë serbët duke festuar të
këqiat e tyre mbi këtë familje, aq sa edhe ishin dehur qoftë nga alkooli qoftë
nga muzika apo edhe nga “sukseset” e tyre
mbi këtë familje. Këtu ishin rrethuar serbët, ishin vrarë të gjithë, me
përjashtim të 6 vetave, të cilët i ishin dërguar vetë mbretit tani si robër
liufte, që ai të bëjë si të dijë e si të dojë, por që ishin edhe një lloj
dëshmie e rregullave të luftës e
shqiptarëve se ishin që zbatonin rregullat e luftës e nuk ishin kriminelë.
VESEL
JAHA, NDRYSHE, ME TRAGJEDINË E FAMILJES SË DEMË AHMETIT
Vesel Jaha lindi më 23. 4. 1949 në fshatin Reçicë të
Llapit. Veseli kreu fakutetin Filozofik në degën e Sociologjisë në Prishtinë.
Veseli vdiq më 25. 11. 2016, por, siç thuhet, veprën e kishte lënë të shkruar,
të cilën, me një përkushtim të madh nga familja e tij, e pa dritën e botimit
tek më 2023.
Veseli, si pasardhës i familjes së madhe e të lashtë të
Demë Ahmetit, i interesoi dhe u mor me prejardhjen, vendosjen e Demë Ahmetit në
Reçicë si dhe për luftërat e tij të zhvilluara deri në
fund të jetës së tij.
Prof.
Vesel Jaha
Vesel Jaha, autori i librit, është brezi i pestë nisur
pas Demë Ahmetit. Pra, Veseli është
i Mehmetit të Zukës të Jahës të Avdullit të Demës të Ahmetit[1].
Libri është i përgatitur shumë mirë në të gjitha
aspektet. Me kopertina të forta. Ka shumë të dhëna historike jo vetëm për
shqiptarët, por edhe për popujt me të cilët rrethohen si dhe për pushtuesit, në veçanti për Perandorinë
Otomane, e gjithsesi me rrjedhat historike ruse, austrohungareze, gjermane e
franceze, kur të gjithë po përpiqeshin për pushtimin e shfrytëZimin e popujve
të tjerë në Europë e më larg, deri në Azi e Afrikë.
Libri është i shkruar në mënyrë shkencore dhe i një stili
të lartë shkencor historik. Ka shumë ngjarje, ka shumë data luftërash,
personalitete historike. Është për ta lakmuar në memorien e tij dhe
mbarështrimin në nivel akademik të librit.
E meta kryesore shkencore e librit është se i mungojnë
fusnotat, të cilat do ta ndihmonin lexuesin ose punëtorin shkencor për të
gjetur burimet e cekura në libër. Si punë shkencore, doemos do duhej të
paraqiteshin edhe fusnotat që do të ishte një lehtësim i madh për të ardhur
deri tek librat e dokumentet ku është marrë lënda, citimi i të tjerëve në
libër, natyrisht ku do duhej të jipej autori, libri, viti i botimit, vendi i
botimit dhe faqja, sepse është një mundim i madh, që të mos them e pamundur, të
gjendet një citim, një datë, një e thënë e marrë prej një libri, kur nuk na jipet
edhe faqja, që të mos lypset të shfletohet i tërë një libër, ose të gjitha
librat e cekur. Për këtë, fusnota është ndihmesë dhe kërkim shkencor.
Rreth ngjarjeve është lëshuar shumë dhe ato janë të
ndërlidhura mjaft mirë jo vetëm për
ngjarjet shqiptare, por edhe të Europës në përgjithësi dhe në kohëra të
ndryshme, ku shpesh jipen edhe me data.
Qëllimi kryesor i librit është praqitja e Demë Ahmetit si
pashë e deri edhe në vezir në mbrojtje të çështjes shqiptare, të cilit i duhet
të luftojë shpeshherë edhe kundër ndonjërit pasha shqiptar, e ashtu edhe kundër
otomanëve e kundër serbëve, më vonë.
Mbështetur në librin e Vesel Jahës, populli serb dhe
çlirimi i tyre janë nga vetë shqiptarët. Kjo është thënë edhe herë të tjera nga
historianë të ndryshëm.
“Në vitin 1830 me gjithë dilemat e mëdha dhe hamendjet e
fuqive të mëdha, siç ishin Austria, Rusia dhe Perandoria Osmane, ani pse e
kontestonin ekzistencën e kombit serb, këto tri shtete të mëdha vendosën që ta
pranonin kombin serb. Kjo pasi që ajo ishte krijesë dhe vepër të cilën e kishin
kryer ata vet. Pra, në këtë mënyrë u krijua një shtet i përkëdhelur dhe i cili vazhdon të jetë i tillë edhe në
ditët e sotme. Tjetër është çfarë grupesh etnike ekzistonin në atë kohë.
Në këto territore grupe më të shumta ishin Vllehët që nuk ishin serbë, por që e tërhiqnin një prejardhje të
lartë shqiptare, sepse ekziston një fakt që e dëshmojnë edhe dokumentet e kohës
se gjuha e tyre ishte e padeshifrueshme... grupin e dytë e përbënin të
ashtuquajturit cincarë, grekët dhe cincarët arnautë, pra edhe të parët
edhe të dytët i takonin konfesionit ortodoks. Këtu shtrohet pyetja se kush në
të vërtetë ishin cincarët dhe cincarët grekë.
Edhe të parët edhe të dytët ishin shqiptarë, por dallimi ishte se ata, të
cilët e kishin mësuar gjuhën greke quheshin cincarë grekë, kurse ata të cilët
nuk e dinin gjuhën greke quheshin cincarë aranutë. Si grup i tretë i madh i
këtyre territoreve ishin shqiptarët
kelmendas, të cilët i patën edhe kishat e veta katolike në Beograd, mandej
në Avallë dhe një në periferi të Beogradit. Në rretihn e Kragujevcit në një
territor që quhej Rudnik ishin që të gjithë Kelmendas. Sot e kësaj dite mund të
gjejmë edhe mbiemra të shumtë, toponime të ndryshme, të cilat disa edhe i
ndërruan dhe disa që nuk i ndërruan, si për shembull: fshati Gjinofci, Ivankovci i sotëm e kishte
emrin “Shuplaka” Mirjevë, që është
tamam toponim shqip, siç është rasti me vendin Bukmir në Kroaci, që gjithashtu
edhe në Serbi ekziston vendi i
ashtuquajtur Bukmir. Më vonë njerëzit e këtyre vendeve morën mbiemrin Bukmiroviqi, Arnautoviqi, Gjeta,
Qupi që morën prapashtesën më vonë
Qupiqi, etj etj.”[2]
Pra, me një fjalë, këta ishin njerëz që duke u bazuar në
religjionin ortodoks, ishin të përkushtuar ndaj këtij religjioni dhe ndaj carit
të Rusisë.
Autori ka shfrytëzuar një numër bukur të madh librash të
autorëve, sidomos serbë po edhe të tjerëve. Autorei ka paraqitur në fund të
librit të tij literaturën prej 35
burimesh si nga autorë, ashtu edhe nga dokumnete dhe arkive. Ne kemi
regjistruar edhe këta autorë e vepra, që nuk
janë cekur në literaturë në fund të librit, por që janë cituar në libër nga
autori Vesel Jaha. f – tregon se në cilën faqe të librit janë cituar:
Leopold Ranke, gjerman
Vjekosllav Jelloviq, f. 47
Antonio Protiq, nga Smedereva
Trandafil Duka nga Kosturi, në gjuhën
greke, botuar në Pesht të Hungarisë më 22. 3. 1807, f. 185
Bartomole Koninbergu
Vasa Qubrilloviq
Ferid Duka, f. 42, 93
Dokumente Osmane, f. 43 e 44
Dokumente Italiane, f.
Radmilla
Triqkoviq, f. 87 dhe 119
Asllan Sulo, Berat, shek. XV
Molla Mustafa Besheskia, f. 101
Andrija Lojnoviq, publicist, f. 118
Hanri Pukëvili, f. 122
Johan Jozef Miteseri, f. 122
Ani Bue, francez, f. 122 në
« Historia e Perandorisë Osmane »,123, Turqia e Evropës, f. 156
L. Ranke, f. 132. « Spska revolucija »,
Beograd, 1965
Millosh Milosavleviq, , në Akademinë e
Shkencave Serbe, f. 185
Simeon Sarajlia, f. 186
Dushan Bardnin, monografi për Kara
Xhorxhin, f. 189
Batallaka, historian serb, f. 178
Buzha Grujeviq ose Filip Todoroviqi, f.
179
Stjepan Marjanoviq nga Zemuni, shënime
në gjuhën kroate. Më vonë, disa prej tyre u botuan në »Danica Ilirska” më
1842
Simeon Sarajlia, 186
Mulla Mustafë besheskia, f. 101
Adria Lajnoviq: marrë nga punimet
“Munitori”, f. 118Pukëvili, f. 122
L. Stojanqeviq, f. 136, shkruan për Deli
Ahmetin, ishte nga fshati Sjariq, rrethi I Uzhicës, kur quhej territor I
Arnautllukut.
Thimi Mitko, f. 233, “Bleta Shqiptare”
I. M. Qafëzezi, fa. 233
Bartolomeo, f. 244
Autori shkruan se kishte në dorë
dokumente gjermane, osmane, e tjera, por nuk na i jep se ku gjenden!
Unë paraqita autorët e nxjerrë nga
teksti, me qëllim që të interseuarit dhe ata që mund të vijnë tek këto libra,
mund të bëjnë hulumtimin dhe të vërtetojnë se vallë, a vërtet Demë Ahmeti ishte
tjetër nga ai që e dimë sipas këngës dhe sipas gojëdhënës deri sot.
Kush ishte Demë Ahmeti ?
Demë Ahmeti ka prejardhjen nga Berati
nga familja e Skurajve (Zgurajve). Është viti 1270 ku përmendet kjo familje e
njohur për qëndrim trimërie e kombëtare Savesti Mavri Skura dhe pavle Kurti, me
religjion ortodoks.
Kjo familje kishte vazhduar ekzistencën
e saj dhe vjen deri tek Ahmet Kurt Pasha, i cili kishte ardhur në Beograd si
Pashë. Djali i Ahmetit ishte Dema, i cili vazhdon traditën e babait të tij,
Ahmetit dhe ky nuk quhet tani me mbiemrin Kurt, por njihet me emrin e babait të
tij, Demë Ahmeti. Ahmeti, babai i Demës ishte helmuar nga mjeku i tij.
Gazili Mehmret Agë Zguraj ishte vëllai i
Demë Ahmetit (në faqe 182, Mehmet Agë Zguraj është i biri i Demë Ahmetit. Ka
gjasa të jetë ndonjë ngatërrim, kur thot se ishte i vëllai i Demë Ahmetit), i
cili u vra në vitin 1805 në Karanofc (Kraleva e sotme). Sipas autorit Vesel
Jaha dhe sipas gojëdhënës, pasardhësit e tij janë Ugalrët e Shalët e Sllatinës,
pra nuk e bie si djalë të Demë Ahmetit, por e nxjerrë për vëlla të Demës,
Mehmetit, nëse nuk është ndonjë ngatërrim, se në një vend thot ishte vëllai i
Demës e më pas thot se ishte djali i Demës !
Gazili Jahja, i biri i Demë Ahmetit, i
vrarë në Jeni Pazar më 1805.
I biri tjetër i Demë Ahmetit, Gazili Sylejman
Aga, i vrarë më 1806 në Luftën e Beogradit nga serbët, por i varrosur në Reçicë
të Mavriqit.
Gazili Salih, po ashtu, i biri i Demë
Ahmetit, i vrarë më 1813.
Ibrahimi, djali i Demë Ahmetit, i vrarë
.
Sipas Vesel Jahës, shkrimet në gurët e varreve në Reçicë i ka deshifruar (lexuar), miku i
Vesel Jahës, prof. dr. Nehat Krasniqi.
Karagjorgjen (Kara Xhorxhin (e bjen se
është shqiptar, kelmendas.
Kara Xhorxhi, shqiptar ortodoks.
Identifikohej si sllav nga përkatësia fetare. Kishte shumë nofka, f. 26.
Pjetër Novakoviqi, po ashtu, është
shqiptar katolik
Ali Gushani është nipi apo daja i Demë Ahmetit
Demë Ahmeti ka disa pseudonime, që
janë : Halil Aga, Karaplisi, Karafejzi, Karafejza, Karafellza, Karafejzi
Alibeg Zade. Te shkrimet serbe njihet si Vogja Arnauta
(Prijës i Shqiptarëve).
Shihet se dobësimi i elementit kombëtar
shqiptar ka ardhur edhe nga përkatësia fetare e tyre. Tek shumë të tillë, për
kohën, ka dominuar më shumë religjioni se sa kombi, fatkeqësisht. Me këtë mund
të thuhet se kjo ka ardhur nga ndarja e shqiptarëve në tri fe, të cilat kanë
pasur qëndrime të kundërta mes tyre. Si komb, nuk kmei pasur luftëra
ndërgetare, pore megjitghatë, ka pasur ikje nga njëri-tjetri, siç po ashihet.
Pse, nga kombi shqiptar u sllaviziuan shu,më shqiptar ortodoks dhe u turqizuan
numër të konsideruar shqiptarësh. Pra, ikën nga identitreti i tyre kombëtar,
dhe kjo është tepër e dëmshme për kombin tonë.
Kjo mund të shihet edhe tek numri i madh
i popullsisë serbe, i cili nga një grusht i vogël syresh, është bërë me një
popullsi e madhe sa gati të dominojë në Ballkan, ndërsa popullsia shqipçtare,
nga vrasjet, nga tjetërsimet dhe nga migrimet, është në rreztik të mbetet
populli më i vogël në Ballkan. Shqiptarët u tjetërsuan në serbë, në maqedonë,
në malazezë, në bullgarë, i cili, përveç serbëve, popull malazez nuk ka, se ata
ishin të gjithë shqiptarë, por u ndanë në bazë territoriale, ashtu sikur sot,
që disa mendojnë të formojnë kombin kosovar, me qëllim të zvogëlimit të
popullsisë shqiptare, ndoshta deri në zhbërje.
Ndërkaq tek Serbia shihet kjo qartë se,
edhe vetë Karagjorgje ishte shqiptar i kelmendasëve e ai nuk ishte i vetmi, që
krijoi Serbinë, me ndihmën e Rusisë, Austrisë dhe të vetë Perandorisë Osmane.
Si shembull po japim këtë pjesë nga libri Demë Ahmeti i prof. Vesel
Jahës:
Dezertimi
i një grupi të ushtarëve të Demë Ahmetit dhe kalimi i tyre në ushtrinë e
Karaxhorxhit
Pas gjysmës së dytë të vitit 1806, pozicionet e ushtrisë së Demë Ahmetit
u dobësuan, si shkak i rrethanave historike që shumë çështje dolën në skenë.
Ata i kishin armiq të jashëm Austrinë dhe Rusinë. Por, më së shumti e
shantazhonte Perandoria Osmane e cila palën serbe që vepronte në instrukcionet
që i merrnin edhe nga Rusia edhe nga Austria dhe vetëm nën instrukcionet e tyre
diplomacia serbe ishte e koordinuar mirë. Ushtria e Demë Ahmetit në këtë kohë
kishte shpresuar se Seraskeri i Rumelisë, e ky ishte Ibrahim Pasha i Shkodrës
do ta përkrahte. Por, kjo u vërejtë gjatë marshimit të tij në Nish; pikërisht
kur arriti të pozicionohet në vendet e duhura ai nën presionin dhe diktatin e
Portës së Lartë, e bëri marrëveshjen me Kara Xhorxhin për krijimin e paqes për
një luftë të përbashkët kundër siç i quanin ata, Gërxhalinjtë e që ishte
ushtria e Demë Ahmetit dhe Osman Pasvan Ogllit të Vidinit. Pra në këtë kohë dhe
në këto rrethana konfidentet e Rusisë dhe Austrisë bashkë me atë të Portës së
Lartë, arritën që një grup në ushtrinë e Demë Ahmetit ta indokrinonin dhe t’i
bënin të kalonin në taborrin tjetër », f. 184.
Me një fjalë, me këtë është mirë të merren historianë e të verifikojnë
se cila është tani e vërteta e ngjarjes së familjes së Demë Ahmetit, ajo që ne
e njohim nga gojëdhëna dhe kënga për të e vitit 1811 apo kjo e dyta, tani sipas
prof. Vesel jahës, të paraqitur në këtë libër.
Unë vetë, do të hezitoja, por nëse Veseli është mbështetur në shkrimet
që ai ka gjetur në literaturëne dhënë, do të thotë se ka diçka, ndoshta të
fshehur nga vetë pala serbe, pse Demë Ahmeti na del një luftëtar i denjë i
çështjes kombëtare, si më shumë se të tjerët në krijimin e shtetit shqiptar në
trojet etnike.
Për fund, ftoj të interesuarit, historianë e punëtorë shkencorë dhe të
interesuarit e tjerë, që ta lexojnë librin dhe të japin mendimet e tyre rreth
kësaj figure madhore, që këtu na ipet ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta njohim.
Të vërtetohet se, familja e Demë Ahmetit, ishte viktimë e harambashave
serbë apo Heronj të luftës për formimin e shtetit shqiptar në trejet etnike, me
në krye Demë Ahmetin.