| E enjte, 04.01.2024, 07:53 PM |
MBYLLJA E GJYKATËS SPECIALE DHE LARGIMI I NATO-S, DAKORDIM THAÇI-RAMA-GRENELL-VUÇIQ!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Zgjedhjet e
parakohëshme, të 17 dhjetorit 2023, në Serbi, kanë ngjallur reagime brenda
kombëtare dhe ndërkombëtare, për parregullësi dhe hajni ekstreme të votave nga
pozita. Presidenti, me mandat të vazhduar, Aleksander Vuçiq, ka abuzuar me
pushtetin e tij politik dhe abuziv financiar, duke shpërfillur opozitën, madje
në mënyrën më cinike. Njëra nga shkeljet më të neveritshme, janë bartjet e
votuesëve nga shtetet tjera, përrreth Serbisë, të llogaritura si kontigjente
perspektive, për realizimin e ëndrrës fashizoide të krijimit të "botës
serbe", të huazuar nga modeli i "botës ruse"!
Në mesin e shumë
lehaqenëve, brenda dhe jashtë Serbisë, në mbështetje dhe mbrojtje të
presidentit Vuçiq, rrast të zgjyrosur, në përpjekje për t`i amortizuar
kritikat, më saktë, akuzat bazale ndaj tij dhe klikës pushtetare që e rrethon,
shquhet edhe emisari special i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard
Grenell.
Mercenari i Serbisë,
Grenell, bënë një mbrojtje specifike e konspirative, paksa të veçantë, në
krahasim me të tjerët: "Fitorja bindëse e SNS-së ka kontribuar edhe në atë
që presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, ka menaxhuar krizën e krijuar nga
lideri ekstrem i Kosovës, Albin Kurti",- spekullon kuadri
"diplomatik" më kontravers, që ka pasur Administrata amerikane ndonjëherë.
Emisari Richard Grenell
provon të arrijë tre objektiva:
Së pari, me pranimin e
"fitorës bindëse" të partisë së Vuçiqit, SNS, mohon çfarëdo
parregullësie e abuzimi në procesin zgjedhor të zgjedhjeve të 17 dhjetorit;
E dyta, lavdëron dhe
madhon skajshëm Vuçiqin, se kinse ai menaxhoi mençurisht "krizën e krijuar
nga lideri ekstrem i Kosovës, Albin Kurti";
E treta, ai shfajëson
dhe rehabiliton Vuçiqin, për krizën dhe bllokimin faktik të dialogut, duke ia
faturuar fajësinë Kurtit!
Rrjedhimisht, sipas Grenellit,
Vuçiq dëshmoi aftësi dhe epërsi, në raport me liderin "ekstremist"
Kurti, "në mënyrën universale të menaxhimit të krizës". Dhe,
pikërisht, për këtë "të pavarurit dhe pensionistët në Serbi votuan
Vuçiqin",- shprehet, falsifikueshëm dhe qëllimshëm, emisari mercenar, i
paguar edhe zyrtarisht nga Serbia, nën maskën e këshilltarit, por, realisht,
agjent, të paktën, i dyfishtë serbo-rus, Grenell.
Kryetari i Partisë
Republikane Serbe, Nikola Sanduloviç, mbronë Kurtin dhe sulmon Grenellin, duke
i thënë se "ju jeni një mercenar, në anën e gabuar të historisë dhe vendit
tuaj! Ju bleu krimineli i luftës, Aleksander Vuçiq, që la pas mijëra viktima të
pafajshme të kombësisë shqiptare, kroate dhe boshnjake!"
Faktologjia kronologjike
e Richard Grenellit, si argat i Serbisë
Politika konspirative
dhe dashakeqe e Grenellit, në drejtim të Kosovës, është e planifikuar dhe e
hershme. Mëria e tij ndaj Kurtit është e koordinuar me Hashim Thaçin, Edvin
Ramën dhe Aleksander Vuçiqin, sepse ai u bë pengesë për planet e tyre të pista,
për ndarjen e Kosovës. Ndërhyrjet e Grenellit në mosdurimin e Kurtit, ishin të
vrazhdëta dhe hiç diplomatike:
1) Në takimin e Sigurisë
në Mynih, në vend të kryeministrit Kurti, Grenell ftoi politikanin Hoti.
Anashkalimi i qëllimshëm i Kurtit, la shije të keqe dhe ua "hapi
gojën" PAN-istëve, me argatët e tyre, se "Kurti është i padëshiruar
për amerikanët!"
2) Më 2019, zgjedhjet i
fitoi LVV-je dhe bëri koalicionin më të natyrshëm me LDK-në, duke i lënë
komplet partitë-banda, meritueshëm, në opozitë. Grenell nuk e duroi këtë
aleancë ideale dhe, në bashkëpunim me Hashimin, urdhëroi Isa Mustafën, me
klanin e tij, për ta prishur koalicionin e LDK-së me LVV-në, duke i dhënë vetëm
një javë afat. Turpshëm e kriminalisht, qeveria numër 1e Kurtit u rrëzua.
Ishte një ndërhyrje
skandaloze, jashtë çdo norme dhe etike diplomatike. Ishte një akt i shëmtuar,
skajshëm dëmprurës, jo vetëm për LDK-në, por edhe për Kosovën, sepse ishin të
vetmet subjekte politike pa trashëgimi kriminale. Intrigimet e Grenellit,
sollën 14 shkurtin 2021, fatal për LDK-në, të zbritur në 11 % të votave, meqë
edhe Pacolli ishte hisedar në vota!
3) Grenell organizoi
takimin privat në Berlin të Vuçiq, Thaçi, e pranishme edhe Vlorë Çitaku, për të
vazhduar me takimet në mes të Thaçit, përfaqësuesit serb Andrea Vuçiq, me
praninë e këshilltarit të Thaçit, Bekim Çollakut dhe Vlorë Çitakut. Dihet se
temë bosht ka qenë ndarja e Kosovës, për këtë Grenellit i ishin premtuar
miliona euro nga Vuçiq dhe jo vetëm dekorata e lartë akorduar atij. Por,
asnjëherë nuk janë dhënë më shumë shpjegime nga Vuçiq dhe Thaçi?!
4) Prapaskenat nga
marrëveshjet konspirative, të diskutuara nga Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq,
pa asnjë autorizim të institucioneve shtetërore, vite me radhë dhe në veçanti
përgjatë vitit 2020, tashmë, janë denoncuar nga vet Grenell. Në mes tyre është
marrëveshja për mbylljen e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.
Ujdia
Thaçi-Rama-Grenell-Vuçiq, për mbylljen e Gjykatës Speciale dhe
largimin e NATO-s nga Kosova
"Palët kanë rënë
dakord dhe ata po vijnë në Shtëpinë e Bardhë, sepse ne jemi duke i përfunduar
negociatat", - i thotë Grenell - Bruce Schwartz, i Departamentit të
Drejtësisë. Ky i fundit e lajmëron prokurorin Jack Smith, i cili shpalli
aktakuzën ndaj presidentit Thaçi me shokë, për krime lufte në Kosovë,
pikërisht, në rrugëtim, respektivisht, në fluturim e sipër, në Washington D.
C., për ta firmosur marrëveshjen e ndarjes të Kosovës.
Presidentët Thaçi dhe
Vuçiq, me një guxim të tepëruar dhe unik, përveç mbylljes të Gjykatës Speciale
të Kosovës, me seli në Hagë, ishin duke negociuar edhe për largimin e trupave
të NATO-s nga Kosova! Kjo është një tradhti - sui generis - e të shantazhuarit,
me dosje krimesh, Hashim Thaçit.
Richard Grenell, tashmë,
agjent legal serbo-rus, sulmon ambasadorin gjerman Jorn Rohde: "Jeni në
anën e gabuar të historisë, po përqafoni një fashist si Kurti". Ai i
reagon ambasadorit për vizitën e sekretarës të Mbrojtjes, Siemetje Möller, në
Kosovë. Ky shfrim i një urrejtje të papërmbajtshme, kundër kryeministrit të
Kosovës, Albin Kurtit, jashtë çdo norme diplomatike, është shprehje e një
rrugaçërie kulmore.
Dekorimi i ish-emisarit
amerikan, Richard Grenell, me - Urdhërin e Flamurit Serb - për "shërbime
të dalluara, në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe të
marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-së", - flet qartë për rolin e tij, por
edhe të Hashim Thaçit, në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, deri në
pazaret për ndarjen e saj!
Vuçiq e vlerëson, madje
kulmërisht, Grenellin për: "objektivitet, ndershmëri intelektuale e
politike dhe konsistencë!" Edhe sot e gjithë ditën, Grenell kërkon që
bashkësia ndërkombëtare t`i bëjë presion Kurtit, që t`i zbatojë ato që premtoi
Thaçi", përkatësisht, dhënien komplet të veriut të Kosovës, në këmbim me
marrjen e gjysmës të Preshevës, "deri buzë vijës hekurudhore". Si
dhe, të diskutohet me Serbinë edhe çështja e komplet e Mitrovicës, gjithnjë,
marrë së bashku, -në këmbim të lirisë të Hashim Thaçit-!
Grenell nuk e fsheh
ujdinë, dakordsimin me presidentin Vuçiq, për lirimin e Thaçit. Dhe, Serbia
dëshiron ta këtë një partner si Hashim Thaçi, skajshëm, të shantazhuar, me
dosjet numerike e faktike, kryesisht, vrasjen e kundërshtarëve politikë
shqiptarë, gjatë dhe pas luftës. Sepse me atë dhe Grenellin Serbia po e
realizonte, paqësisht, ndarjen e Kosovës.
Batoni: "Le ta
marrë Serbia Ujëmanin, ne e kemi Liqenin e Kukësit!"
Ishte fat i mirë për
Kosovën, që Thaçi me shokë shkoi në theqafje. Por, e keqja, rreziku nuk ka
kaluar ende, sepse, së fundi, Baton Haxhiu i tij tha: "Lë ta marrë Serbia
Liqenin e Ujmanit, ne e kemi Liqenin e Kukësit, nga ku furnizohemi me
ujë!" Dhe, batonër të tjerë janë kudo, analistë e banalistë, si Lirim
Mehmetaj, Dardan Gashi, Berat Buzhala, Ismail Tasholli, Dardan Molliqaj dhe
rrugaçër të tjerë të bollshëm. Në Liqenin e Kukësit, përgjatë verës, ngordhin
edhe bretkocat, për mungesë të ujit.
"Kosova ka nevojë
përsëri për Thaçin në krye. Dhe, unë do të bëj çmos për ta nxjerrë nga burgu.
Jemi në pritje të Trump-it president dhe kjo do të ndodhë",- deklaron,
shpreson dhe beson Grenell. Po këtë pritje dhe besim e ka edhe Vuçiqi me
Serbinë e tij fashizoide. Andaj po e prolongon, në pafundësi, dialogun e
shpikur dhe të shpifur nga Hashim Thaçi, të proklamuar nga megallomanja Edita
Tahiri, e cila, me vite mashtronte, me urdhër të padronit të saj, Thaçi, se
"po bëjmë vetëm dialog teknik", por që rezultoi tërësisht politik.
Deklarata bombë e fundit
e Richard Grenellit, se "fitorja bindëse e SNS, ka kontribuar se Vuçiq, ka
menaxhuar mirë krizën e krijuar nga lideri ekstremist, Albin Kurti", është
vazhdë e deklaratave serike të tij, të cilat kanë qenë dhe mbetën ogurëzeza për
Kosovën tonë. Kjo deklaratë, e cila shpërndanë mjergullënajë në opinion,
gjithnjë me qëllime, paraprakisht, mirë të menduara, për ta justifikuar Serbinë
dhe presidentin e saj, edhe në veprimet agresive dhe banditeske, siç është ai
në Banjskë të Zveçanit, duke e bartur fajësinë tek Kosova dhe kryeministri i
saj, Albin Kurti. Padyshim kjo deklaratë është dëshmi e qëndrimeve pro serbe
dhe të aleatëve të Serbisë. Tashmë, ka fakte bazike se Grenell është më shumë
se këshilltar i presidentit serb, është agjent me peshë i Beogradit.
Kosova t`i kërkojë
llogari Francës, për rekrutimin e
Thaçit, në shërbim të Serbisë
Kanë kaluar katër muaj
nga sulmi terrorist, me shkelje të vrazhdë të sovranitetit, në veriun e
Kosovës, respektivisht, në Banjskë të komunës së Zveçanit. Dhe, megjithatë,
ende nuk është ndeshkuar Serbia zyrtare, bartëse e drejtëpërdrejtë e
terrozizmit në territorin e Kosovës. Përkundrazi, ndodhi e papritura, Kosova u
penalizua me sanksione ndërkombëtare, me akuzat e fabrikuara të grenellëve
serbë dhe të opozitës PAN-iste të Kosovës, e cila, sabah e aksham, shpif e
denigron pozitën aktuale, krejt njëjtë si edhe Serbia!
Shqiptarët e Kosovës
janë pykuar, padrejtësisht, para një dileme provokuese e sakatosëse.
Ndërkombëtarët, si papagaj, përsërisin dy kërkesat, sa provokative, aq edhe hiç
logjike, siç janë Asociacioni dhe faljen e 27 hektarëve tokë Manastirit të
Deçanit, të cilat kurrë nuk i ka zotëruar. Për habi, Kishat e këtyre
ndërkombëtarëve as oborr nuk kanë, nga porta e kishës dalin në rrugë, pronë
publike. Ndërkohë, janë zemërgjerë me faljen e tokave shtetërore kishës.
Shembulloj me Kishën sipër qytetit të Istogut, e rrethuar, panevojshëm dhe
padrejtësisht, me disa dhjetra hektarë tokë të pashfrytëzuar, pronë publike,
shtetërore.
Shqiptarët janë fisnikë.
Ata kurrë nuk do të jenë të padrejtë dhe mizorë, siç kanë qenë pushtuesit serbë
me ne, shqiptarët. Përndryshe, do të bëheshim si ata. Jemi gadi të pranojmë
edhe një Asociacion të dytë, të minoriteteve së bashku me komunat, ku janë
shumicë edhe minoritete tjera jo serbe, madje me një monitorim të
përhershëm nga ndërkombëtarët. Por, kurrë një të tillë, siç është ky i hartuar
në Beograd dhe Paris.
Kosova duhet t`i kërkojë
llogari Francës, pse e rekrutoi agjentin e shantazhuar, me dosje të krimeve,
për llogari të saj dhe të Serbisë. Duke qenë i shantazhuar, Thaçi tradhtoi
Adheun-Kosovë, nën trysninë e shefit të tij, agjentit të DGSE, Arnaud Demjean,
ky i fundit, në koordinim me KFOR-in francez, pranoi boshatisjen e veriut të
Kosovës nga shqiptarët. Qëllimi ishte sa i qartë, aq edhe kriminal, spastrimin
e shqiptarëve etnik nga trojet e tyre stërgjyshore. Grenelli pranon qëllimet e
hershme serbe: "Me presidentin Thaçi dhe Vuçiq, po realizonim ndarjen e
Kosovës"!
Hashimi, më 2016,
komandoi Gjykatën, për
dhënien e pronës publike Manastirit!
Hashim Thaçi, në vitin
2016, komandoi Gjykatën Kushtetuese, respektivisht, zonjat gjyqtare të saj, për
dhënien e 27 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit. Presidenti serb Vuçiq, e
denoncoi Thaçin, duke treguar në ekranin televiziv, një fletë, me vijëzimin e
Hashimit, për një rrugë alternative, drejt Plavës e Gucisë, për në detin
Adriatik, e cila i lidhë tri shtete: Kosovë-Shqipëri-Malin e Zi, me devijimin e
rrugës klasike ekzistuese prapa 27 hektarëve tokë, rreth Manastirit në
Deçan, duke bllokuar dhe stopuar ndërtimin e saj!
Shoqata e Historianëve,
"Ali Hadri", dega në Deçan, me kryetar historianin Dr. Shkodran
Imeri, i ka bërë thirrje drejtësisë, t`i arrestojë zonjat drejtuese të Gjykatës
Kushtetuese dhe t`i hetojë, pse iu bashkuan tradhtisë së Thaçit, me vendimin
kriminal, për bartjen e 27 hektarëve, nga tokë shtetërore, në pronë kishtare,
përkatësisht, faljen Manastirit të Deçanit?! Megjithatë, kjo nuk po ndodhë,
sepse pushtetarët kanë frikë të ballafaqohen me të vërtetën, qoftë ajo edhe e
hidhur. Problemet nuk zgjidhen me heshtje e retushime. Ashtu si sëmundja, që
për t`u shëruar, nganjëherë, kërkon ndërhyrje me bisturi dhe jo kurime anësore.