| E merkure, 03.01.2024, 08:57 PM |
Liburn
Mehmetaj u zgjodh Gjykatës në Gjykatën e Lartë të Apelit në Gjenevë - Zvicër
Nga
Nexhmije Mehmetaj
Brezi
i ri i shqiptarëve në Zvicër po dëshmojnë gjithnjë e më shumë se vetëm me dije
dhe punë mund të jenë pjesë e institucioneve më të rëndësishme në atdheun e
tyre të dytë.
Kjo
u vërtetua së fundmi nga Avokati Liburn Mehmetaj i cili më 23. 11. 2023 u
zgjodh gjykatës në Gjykatën e Lartë të Apelit në Gjenevë. Kjo është një pozitë
e rëndësishme në sistemin ligjor të Zvicrës dhe është një prej instancave më të
larta gjyqësore në vend.
Ai
ka arritur në këtë pozicion pas një rrugëtimi të suksesshëm arsimor dhe
profesional në Zvicër dhe jashtë saj.
Liburn
Mehmetaj ka përfunduar studimet në Universitetin e Friburgut, Fakultetin e
Drejtësisë duke marrë gradën Bachelor
dhe Master. Në vitin 2013 ka mbaruar studimet e avokaturës në Gjenevë merr
titullin Avokat. Më pas, ai ka fituar bursën Fulbright për të u specializuar në
të drejtën mjedisore në Universitetin e Kalifornisë, Los-Angjelos (SHBA) në
vitin 2020. Kjo tregon përkushtimin e tij duke përfunduar të gjitha studimet me
sukses më të lartë.
Në
Gjenevë punoi avokat nga viti 2014 deri në 2022 në një kompani të madhe
avokatësh. Aktualisht është partner në firmën Walder Wyss SA dhe gjyqtar në
Gjykatën e Lartë në Gjenevë.
Liburni
jep kontributin e tij edhe si kryetar i Lidhjes së Arsimtareve dhe Prindërve
Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër si dhe kryetar i Këshillit Kantonal të
LAPSH në Gjenevë. Është i martuar me Besartën dhe kanë dy fëmijë, Olta dhe
Noli.
Liburni
ka lindur në Prishtinë më 05. 01.1991, dhe emigroi në Zvicër së bashku me
prindër në moshën 2 vjeçare, për t’i shpëtuar persekutimeve të pushtuesve serbë.
Babai i tij Nezir Mehmetaj (jurist) ishte dy herë i dënuar politik dhe ka
vuajtur dënimin prej 8 vitesh. Nëna e tij, Nexhmije Mehmetaj, prof e Gjuhës
shqipe ka punuar në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, e larguar nga
procesi arsimor për shkak të burgosjes së bashkëshortit të saj. Ndërsa në
Zvicër ka punuar mësuese e mësimit plotësues të gjuhës shqipe pranë LAPSH në
kantonin Jura për 30 vite.
Nexhmije Mehmetaj
Gjenevë, 29.12. 2023