Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Ilir Rrugeja i demonstratës së Kavajës

| E premte, 29.12.2023, 02:57 PM |


Ilir Rrugeja i demonstratës së Kavajës

Nga Kastriot Dervishi

I uroj ditëlindjen sot Ilir Rrugejës, personit që vuajti dy dënime në vitete trazuara 1990-1991, të lidhura me demonstratat antikomuniste të Kavajës në stadiumin “Besa”, i arrestuar për herë të parë më 25.3.1990. Ai u dënua dy herë nga regjimi, fillimisht për demonstrimin në stadium. Dënimet ndaj tij janë:

1-Gjykata e Kavajës, me vendimin nr.24, datë 5.4.1990, në bazë të nenit 119 të Kodit Penal e deklaroi fajtor e dënoi me 3 muaj heqje të lirisë. U lirua më 26.6.1990 nga Repartit nr.313 Tiranë.

2-Gjykata e Kavajës, me vendimin nr.61, datë 27.9.1990, në bazë të neneve 119 dhe 31/a (rrethanat rënduese, kryerja e veprës penale nga një person që ka kryer më parë një vepër tjetër penale) të Kodit Penal, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie. U arrestua më 4.9.1990 (në komunikatën nr.209, datë 5.9.1990 shkruhet “të hetohet mirë”) dhe u lirua më 29.3.1991 nga Reparti nr.312 Tërnovë.

Për ironi të kësaj që ka ndodhur, nuk është dëmshpërblyer asnjëherë nga shteti shqiptar, sepse kurrë nuk u gjetën mekanizmat e duhura për sakrificat e saj kohe. Urimet më të mira Ilir!