| E premte, 29.12.2023, 08:55 PM |
VITI RI 2024
NGA
KALOSH ÇELIKU
Gëzuar
Kërshëndellat, dhe Vitin e Ri 2024! Vit i mbrapshtë, si vitet e tjerë në amshim
mes varreve me Koronavirus dhe Pandemi politike. Vaksina: ruse, kineze dhe
amerikane. Masa të ashpëra Qeveritare. Burg shtëpiak. Dënime partiake. Që, i
burgosi njerëzit në Karantinë, dhe kafshët shtëpiake dhe të egëra i lëshoi në
Liri. Edhe, në “Sallmadi” arave dhe fushave. Vit, që na ndau nga familja, gratë
besnike, miket dhe miqtë. Dhe, “armiqtë” historik. Pak veta mbetën gjallë në
jetë. Shumica, ikën nga vendëlindja. Atdheu, mes varreve, ose nëpër botë.
Gjallë
mbetën vetëm lypësit e pashpresë rrugëve të Shkupit historik të Dervish Carës.
Kryengritësve shqiptar (1843 - 1844), për ?lirimin e Shkupit, krahë
për krahu me Emin Xhambazin (?eliku), pa drita e
zbukurime për Vitin e Ri, Sot: 2024?!
“?airi” pa drita festive të vitit Ri “hallall”?! Dhe,
Babadimrit “haram”, që e grushtuan në “Bit - Pazar”, si i “dërguar i Shejtanit Allahut”.
Edhe, publikisht ia ndaluan hyrjen në “Bit -
Pazar”. Bredhin e vogël xhuxh të shtrembër pa këmbë e tru në kokë me pak
drita qorre, e zbuluan para këmbëve të Aleksandrit Madh, në sheshin
“Makedonija” të “vëllazërim - bashkimit”. Babadimërin e trembur dhe grushtuar në “Bit - Pazar”, në
Shkup?! Dhe, artistëve “çmendur” nën Rrap me poezi erotike. Dhe, parti politike
me “Besë” e pa Besë.
Vërtetë,
hë për hë: shpëtuam nga Koronavirusi dhe Pandemia e partive politike. Masat e
ashpëra Qeveritare, por ende: fatkeqësisht, e kemi në Shtëpi Partivirusin e
partive politike me pakicë e shumicë të “vëllazërim - bashkimit” ish jugosllav.
Edhe më i rrezikshmi Sot, se: Dje, Koronavrusi dhe Pandemima e partive
politike.
Shkupin
Historik, me një Vit të Ri 2024?! “?airin hallall”, e pa Vit
të Ri 2024, mos them: edhe Shkupin Historik të Dervish Carës edhe me pa
Babadimër, zbukurime me drita festive, dhe Bredh të Vitit Ri 2024, mbyllur mes
sokaqeve të ”Bit - Pazarit” në ”Pazarin
e Grave” me Koronavis e Pandemi të tmerrshme
politike neokomuniste, që kët Vit të Ri, vështirë se: do ta heqim Qafe, Nesër
Koronavisiun politik me simptome vdekjeprurërse komuniste. Dhe, Pandemi
politike, Sot: Neokomuniste. Shkak, që, edhe: patjetër, duhet të ballafaqofemi
me Ditën e Djeshme Shqiptare të
“vëllazërim - bashkimit” për Ditën e Nesërme! Edhe, me Ditën e Sotshme
shqiptare. Heqim, qafe me vite: Ditën e
Djeshme nëpërkërmbë jugosllave komuniste. Patjetër, të ballafaqohemi me Ditën e
Nesërme Shqiptare.
Lufta,
vazhdon me Penë...