| E enjte, 28.12.2023, 08:57 PM |
Vrasja e Alush Lleshanakut
Nga
Kastriot Dervishi
24
dhjetori 1950 është data e vrasjes së njërit prej luftëtarëve të qëndresës
antikomuniste kundër bandës komuniste të Tiranës, profesor Alush Lleshanakut.
Ai
u largua i plagosur nga Shqipëria në dhjetor 1944, por më pas erdhi disa herë
për të organizuar qëndresën antikomuniste.
Alush
Lleshanaku së bashku me desantët Abedin Cango (nga Shambërdhenj i Gramshit),
Halil Hoxha (nga Tunja e Gramshit), Rexhep Kasa (nga Polisi i Elbasanit) dhe
Zenel Cana (nga Dragoti) u desantua nga Blloku Kombëtar Indipendent më 22
shkurt 1950 në malet e Mirditës, ku duhej të takohej me grupin tjetër të Gjon
Markut. Misioni i Alush Lleshanikut ishte vetëm informativ. Për fat të keq,
grupi ra pre e tradhtisë.
Abedin
Cango dhe Halil Hoxha u vranë të spiunuar pak muaj pas desantimit në zonën e
Gramshit. Zenel Cana u arrestua dhe më vonë u dënua me 15 vjet burgim.
Alushi
nga shkurti deri në dhjetor 1950 lëvizi midis Mirditës dhe Elbasanit. Rihyri në
Elbasan në fillim të dhjetorit. Më 24 dhjetor 1950 ai kishte lënë takim me një
mikun e tij në një shtëpi përballë sportit të vjetër në Elbasan, afër mullirit
të Gani Bungës. Pas shumë mëdyshjesh dhe presionesh, miku e shiti. Grupi
operativ u vendos në shtëpinë e kurthit. Aty, grupi operativ i MPB-s i
frikësuar nga prania e tij i bëri thirrje të dorëzohej. Alushi u vendos në
dhomën e miqve të shtëpisë. Nnë këtë çast 10 automatikë u drejtuan drejt tij.
Njëri nga grupi, Ilo Stojko, duke pasur frikë se mos ndoshta Alushi merrte
armën, e qëllon dhe e vret.
Për
të mos u zbuluar se ngjarja ndodhi në shtëpinë ku u bë takimi, Sigurimi
organizoi një legjendim (përhapja e një lajmi të rremë). Trupin e Alushit e
balsamosën në Tiranë dhe disa ditë me vonë e sollën në urën e Paprit ku
improvizuan një beteje. Pas njoftimit në gazetën “Zëri i Popullit” se gjoja ai
u vra në këtë betejë, trupin e Alushit e sollën në qendër të Elbasanit ku e
ekspozuan përpara popullit (fotoja bashkëlidhur).
I
fundit i grupit të Alushit, Rexhep Kasa, u vra heroikisht në fshatin Godolesh
sepse nuk pranoi të dorëzohej. Disa procese gjyqësore u organizuan kundër miqve
të Alushit (3 prej të cilëve me vdekje).
Fat
të keq patën në vitet vijuese ata që i morën jetën Alushit. Bashkëpunëtori i
parë (i shpërblyer për vrasjen me një thes me misër) u paralizua dhe vdiq mes
vuajtjesh. I dyti, i ri në moshë, u burgos për vjedhje, pak javë pas vrasjes së
Alushit. I treti, personi që kreu vrasjen, duke qenë drejtor në burgun e
Shkodrës, vrau veten në vitin 1957 i akuzuar për vjedhjen e parave të të
burgosurve.