| E merkure, 27.12.2023, 11:02 AM |
Lumturia mizore e kriminelëve të „Frontit të Qelbësirave“!
Nga
Enver Bytyçi
Të
gjithë mizorët, kriminelët, drogaxhinjtë, kontrabandistët, PPP-istët,
strategjik-istët, banditët, pra, të gjithë ata, të cilëve me mburrje Rilindja u
thërriste me emrin „qelbësira“, janë bashkuar si kurrë më parë në masturbimin e
madh e të gëzueshëm kundër Sali Berishës. Të gjithë janë në festë! Nuk festojnë
Krishtlindjet e as Vitin e Ri! Festojnë fitoren e hakmarrjes, izolimin fizik të
Doktorit!
Polici
do të jetë te dera e shtëpisë së tij, thonë prokurorët, dhe me siguri që këtë
do të bëjnë gjykatësit e përfshirë në festën e qelbësirave!
Lumturia
mizore e mizorëve është shkalla më e lartë e anti-humanizmit. Aleksandër Leo
Freundlich shkruan në librin e tij “Golgota shqiptare”, botuar në Leipzig në
vitin 1913, se gjatë Luftës së Parë Ballkanike oficerët serbë mblidheshin në
mbrëmje dhe festonin e deheshin nga alkoli për masakrat kundër shqiptarëve.
“Hakmarrje
kundër shqiptarëve”! – Ishte parulla që përdornin ata. Mburreshin edhe për
therjen e grave shtatëzëna. Ky lloj sindromi është në genin e qelbësirave, nëse
i referohemi ambasadorit tonë në bvendin më demokratik të botës, i cili
pikërisht për këtë gjetje u bë ambasador!
Po
sot?! Pse hakmarrje kundër Sali Berishës?! Sepse për rilindasit, pasues të
bllokut e të bllokmenëve të diktaturës, Sali Berisha është autori dhe faktori
kryesor që rrëzoi nga pushteti etërit dhe gjyshërit e rilindave. Sepse humbja e
pushtetit ishte për ta një tragjedi e pafalshme dhe për këtë ata fajësojnë
pikësrisht Berishën. E patën premtuar këtë që kur ishin në opozitë. Ndaj dhe vendosën
që herën e dytë ose të tretë, si të doni thoni, t’ia “tregojnë vendin” atij. Ta
izolojnë, ta mbyllin në shtëpi, madje me polici te dera e saj. Të mos e lejojnë
të takohet me askënd, as me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Qëllimi: - Të
kontrollojnë gjithçka mund të thotë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale. Dhe
duke njohur këtë komunikim të ndërtojnë strategjinë e shunës që pason kundër
tij!
Dikush
në kupolën e Rilindjes ditën e heqjes së imunitetit në parlament për liderin
demokrat citonte Shekspirin tek shkruante: “S’ka natë që s’ka të gëdhirë, sado
qoftë e gjatë”! Aq natë e pafund u është dukur koha e mos-eleminimit të Sali
Berishës këtyre kërmave që vetë-quhen qelbësira! Natë shumë e gjatë, 33 vjeçare! Natë dekadash
pa gjumë, pse Berisha është gjallë e merr frymë! Natë që duhej të kishte
mbaruar e duhej të ishte harruar! Dhe sentenca pasuese: – Natë që beson se e
përmbylli autorkrati Edi Rama! Gjurmët e urretjes më mirë se shfaqen e shprehen
në këtë pohim apo citim të Spiropalit, nuk do të kishte mundur t’i artikulonte
as vetë djalli!
Duket
sikur deri më sot rilindasit “paskan jetuar në ferr”, në errësirën e munguar
për shkak të ekzistencës edhe fizike të Sali Berishës! Kjo është arsyeja e
izolimit me roje policore te dera e shtëpisë. Sepse nga pikëpamja juridike nuk
mund të gjesh asnjë shkak tjetër. Sali Beriaha nuk është i pandehur, është
person nën hetim. Sali Berisha nuk mund të prishë prova, sepse prova nuk ka.
Sali Berisha nuk ikën nga vendi, këtë e tha edhe prokurori në komisionin e mandateve.
Ndërkaq
lexova dhe një koment të Imer Mushkolaj me titull “Një fund pa lavd për Sali
Berishën”, botuar në gazetën Express të Kosovës. Autori merrej dhe elaboronte
artikujt e gazetave të Rilindjes dhe Partisë Socialiste në këto 33 vite, me
lufte, urrejtje e hakmarrje kundër tij! Pra i bashkohej korit të qelbësirave,
pa ditur asgjë as për personin në fjalë dhe pa kuptuar esencën e gjithçkaje që
ndodh. Ajo që po ndodh me Sali Berishën u ka ndodhur me dhjetra politikanëve në
botë e në Europë, të cilët janë rikthyer me lavdi. Kjo do të thotë se janë
veprat ato që i lartësojnë ose i ulin figurat e mëdha. Asnjë historian dhe
asnjë tekst historie nuk do të mundet ta mënjanojë faktin se Berisha ishte i
pari nga udhëheqësit e ish-lindjes komuniste që kërkoi anëtarësimin e
Shqipërisë në NATO (1993)! Askush nuk do të mund të mohojë se ishte Sali
Berisha i vetmi udhëheqës politik shqiptar i kësaj periudhe që u prit dy herë
me ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe që solli për vizitë, i pari, një
president amerikan në detyrë! Askush nuk do të mund ta mohojë faktin se me Sali
Berishën në krye të shtetit ose ekzekutivit Shqipëria u pranua në Këshillin e
Europës dhe në NATO, se Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit
dhe arriti liberalizimin e vizave!
Fundi
pa lavdi u takon vetëm atyre udhëheqësve që nuk kanë lënë vepra. Ndërsa Sali
Berisha ka lënë të tilla pa fund siç janë insfrastruktura dhe Rruga e Kombit!
Fundi pa lavdi u takon mashtruesve dhe intrigantëve që shesin territoret për
pushtetin e tyre! Imer Mushkolaj nuk do që t’i dijë këto fakte dhe argumente.
Ai beson, siç besonin njerëzit në diktaturë, se po të arrestohesh,
automatikisht edhe duhet të dënohesh. Pra nuk e njeh prezumimin e pafajësisë si
detyrim në demokraci! Imer Mishkolaj i është nënshtruar, në këtë rast, njësoj
si rilindasit e Edi Ramës pasionit të hakmarrjes dhe urrejtjes! Fatkeqësisht ka
nga këto ligësi edhe në Kosovë!
Lumturia
që ndjejnë rilindasit dhe sipmpatizantët e tyre kudo, përfshirë Kosovën, është
dhe do të jetë e përkohshme! Në këtë rast duhet thënë se nata për Sali Berishën
është e shkurtër. Një person mund të merret peng. Por fjala e lirë jo! Në fakt
nuk po arrestohet Sali Berisha, po linçohet dhe eleminohet një zë i lirë, i
fuqishëm e me ndikim opozitar. Megjithatë unë mendoj se e gjitha kjë që ndodh,
ka edhe përgjegjësinë e Sali Berishës. Sepse Berisha, ndryshe nga Rama, erdhi
në pushtet më 2005-ën me premtimin për të ndëshkuar krimin e korrupsionit dhe i
fali të gjithë të korruptuarit e qeverisë së socialistëve. Ngriti grup hetimor
parlamentar për 20 përqindshin e Edi Ramës në lejet e ndërtimit dhe u tërhoq.
Ndryshoi kushtetutën nën kërcënimin e Ramës për mos-marrje pjesë në zgjedhjet e
2009-ës. Ndërkohë që Rama sot po kthen monedhën në mënyrën e vet e në modelin e
paraardhësve të tij!