| E marte, 26.12.2023, 01:10 PM |
Qeveria
e t(m)errit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Qytetarët
e vendit dhe mërgimtarët kanë mundur të besojnë në shumë mrekulli të premtuara
prej pushtetarëve të pasluftës, por asnjëherë nuk kanë besur në ferrin dhe
tmerrin e pushtetarëve gjysëmshekulli pas çlirimit të vendit!
Me hajna, me hajna nuk
ka shtet...
Ky
ishte njëri prej slloganeve të pushtetarëve aktualë kundrejt pushtetarëve të
kohës së kaluar. Por, ja që qytetarët e vendit dhe bashkatdhetarët nga të
gjitha vendet evroperendimore po e përjetojnë terrin dhe ferrin e vërtetë të
këtij dimri nga kjo qeveri në prag të festave të fundvitit.
Ndalja
e rrymës pa ndonjë arsye 24 orë në ditë dhe nga tre e katër ditë në vijimësi, e
ka vetëm një shpjegim për qytetarët dhe mërgimtarët; vjedhje e energjisë
elektrike për shitje në vendet e rajonit dhe për furnizim të rregullt për
serbët e veriut.
Ky është paradoks dhe
tragjikomedi njëkohësisht!
Paradoksalisht
furnizohen me energji elektrike serbët e veriut, ata që për 24 vjet nuk e kanë
paguar rrymën, ujin dhe as tatimet ndaj shtetit të Kosovës, kurse në prag të
festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri ndëshkohen qytetarët e ndershshëm dhe
lojal të Republikës së Kosovës!
Është
pak më tepër se fatkeqësi për mërgimtarët kur arrijnë në vendlindje pas 25 e 30
orëve rrugëtim dhe të mos gjejnë drita në shtëpitë e tyre, të mos kenë mundësi
për t’u pastruar nga djersitja e një rrugëtimi të gjatë.
Mërgimtarët
nëse arrijnë në mbrëmje në shtëpitë e tyre, deri në mëngjes nuk mund t’ua
shohin mirë fytyrat familjarëve të tyre përmes dritës së qirinjëve dhe as të
shijojnë kënaqësinë e ardhjes në familje!
Në
vend të gëzimit mallkojnë pushtetarët dhe vendin e lindjes!
“E
bleva televizorin e ri, por që tre ditë nuk pata mundësi ta provojë
funksionimin dhe as t’ia shohë ngjyrat”, rrëfehet mërgimtari i ardhur nga
Gjermania!
Ndërsa
Fermeri i fshatit, i mllefosur u shprehë në këtë mënyrë; “Nëse vazhdohet kështu
do të më shkojnë dëm të gjitha shkaku i mungesës së energjisë elektrike”
Janë
edhe një varg i gjatë i dëmëve dhe përkeqësimit të jetës së banorëve në zonat
rurale të komunës së Klinës shkaku i energjisë elektrike, si në amvisëri,
biznese dhe ekonomi familjare. E gjithë kjo në mungesë të rrjetit të
ujësjellësit, pasi kur ndalet rryma banorët mbesin edhe pa ujë, për shkak se
ujin e sigurojnë përmes pompave nga thellësitë e tokës.
Kush
ju përgjigjet qytetrëve për dëmet e shkaktuara nga rryma?
Përgjigja
është, askush!
Pra
as KEDSI dhe as Shteti!
Prandaj,
qytetarët e mbetur akoma në këtë vend, 1 Janarin janë duke e pritur si ditën e
ringjalljes për të ikur nga ky vend i bekuar, të cilin e kthyen në mallkim për
qytetarët pushtetarët e papërgjegjshëm, hajdutët e pangopshëm dhe kriminelët e këtij
vendi të bekuar nga Zoti!
Ndëshkimi i
mërgimtarëve, turpi i pushtetarëve
Asnjë
pushtet okupues nuk ka mundur me shekuj ta kthejë Kosovën në një vend kaq të
pashpresë, kurse këta kusarët e politikës sonë nga paslufta e deri më sot, në
mënyrë sistematike dhe në vijimësi e rrënuan çdo shpresë të qytetarëve për jetë
në vendin më të bukur në botë!
Të
gjithë pushtetarët e pasluftës e kanë vjedhur dhe plaçkitur këtë vend, por edhe
kanë bërë punë të mira për vendin, kurse këta “shpëtimtarët” e fundit nuk e bën
asnjë punë të mirë për vendin dhe për mirëqenjen e qytetarëve.
Këta
pushtetrët e sotëm në nivelin qendror dhe lokal u treguan më të aftë dhe më të
sofistikuar në vjedhjen e resurseve shtetërore dhe zbrazjen e xhepave të
mërgimtarëve. Pushtetarët aktualë nuk po vjedhin në mënyrë klasike sikurse
pararëndësit e tyre, por atë po e bëjnë në mënyrë të sofistikuar me ngritje
çmimesh, me rritje tatimi, me rritje të faturave të energjisë elektrike dhe çdo
shërbimi tjetër për qytetarët, filluar nga tarifat e internetit dhe telefonisë
mobile!
Se
kjo që e ceka më sipër është e vërtetë po ua ilustrojë me një shëmbull konkret;
“I kaluam tre ditë e netë pa energji elektrike në pjesën dërmuese të komunë së
Klinës, për habi në orët e vona të mbrëmjes për t’i mashtruar qytetarët e
lëshojnë rrymën nga 2-3 minuta sa për të menduar qytetarët se janë duke punuar
në rrjet, ndërsa gjatë tërë ditës as për një minut të vetëm rryma nuk vjen”!
Kjo
është dëshmi i mjaftueshme për vjedhjen e koordinuar të Qeverisë me KEDS-in,
duke ua nxirë jetën qytetarëve dhe ndëshkuar mërgimtarët gjatë pushimeve të
fundvitit në vendlindje.