| E marte, 26.12.2023, 11:59 AM |
Bashkim Saliasi
Një
pemë për Krishtlindje
Unë
e gruaja sot morëm një vendim,
për
Krishtlindje mbollëm një limon,
e
zgjodhëm bimën bashkërisht të dy,
një
fidan të brishtë dhe me aromë.
Limoni
do rritet, do rroj shumë vite,
plot
lulëzim, gjallëri edhe bereqet,
për
nipat e mbesat do të jetë simbol,
për
mirësi, begati e lumturi në jetë!
Kush
mbjell një pemë, natyrën zbukuron,
i
jep jetës frymëmarrje edhe vazhdimësi,
kështu
kanë nderuar jetën dhe të parët tanë,
kështu
sot po dhurojmë jetë edhe ne të dy.
Tiranë 25.12.2023