| E marte, 26.12.2023, 08:50 PM |
Ndue Dedaj
Triptik
poetik
KY MOTMOT
Ky
motmot po bdaret si muzg i vranët!
Bie
borë a diell, s’duam t’ia dimë për motin,
Presim
motmotin e ri me brohorimë!
Aq
fort në 365 ditë jemi sharë e lëvduar...
Ç’matematikë
pa muzikë! Ç’vringëllimë fjalësh!
Asnjë
sonatë dimri s’u luajt në dy mijë vjet:
Të
zymtë ditën e fundit të vitit që ikën,
Të
lumturuar ditën e parë të vitit që vjen.
Erdhi
dhe sot babagjyshi shakaxhi,
Nga
cili mit doli plakushi me mjekër e kapuç?
Duarploti
që bujaria e ktheu në shenjt?
A
thua pati lindur ashtu me shkop?
Si
s’erdhi njëherë një jo-plak me shtatin si bredh?...
Nuk
ishte krejt i murrmë motmoti që po shkon!
Pamë
aq shumë ëndrra ku tirrej e nesërmja!
Ëndrrat
i vetmi planet i gjallë ndër yje
Që
rrotullohet rreth nesh dhe ne rreth tij!
Ëndrrën
sërish vitit tjetër ia la testament...
Ky
motmot po tret, tjetri nga dritarja thërret.
Oh,
jo! Motmotet janë trill i kalendarëve,
Viti
i Ri as shkon, as vjen…
Dhjetor 2023
DËLLINJA E
KRISHTLINDJEVE
Dëllinja
ime e Këshnelleve, pa asnjë zbukurim
Gjelbërim
pabjerrë qysh nga epoka e gurit,
Mund
të kem mbetur parak me këtë pemë
As
krejt pagan, as krejt i krishtenë!...
S’asht
një dru i ftohtë sintetik sallonesh
Me
grimca pambuku si fluria mbi kurorë,
Mbi
dëllinjën time bie borë e njëmendët
Cicërojnë
ca zogj të lashtë dimërorë.
Juniperusi
im rritur mes lisash në shpat
S’mban
gogla, xhingla, tollumbace ndër degë
S’ndizën
në të llambushka si yjez të smeraldë
Si
n’gjithë pemë-krishtlindjet e rruzullit.
Do
ta marr time mbesë Beatris nga qyteti
T’i
rrëfej pemën tonë pellazgjike në bjeshkë,
Për
pjellorinë e drithit e tamlit t’motit tjetër
Trungu
i saj në prushin e buzmit digjej eshkë.
Ajo
do qeshë me mua, dëllinjën time rituale
As
krejt e krishtenë, as krejt pagane.
Dhjetor 2021
31 DHJETOR
Ditë
barsë që do të lindë me 1 janar
të
njëjtin diell që kishim dhe sot,
paçka
retorikës sonë të përvitshme
për
një tjetër diellnajë mbi botë.
Ditë
e bortë për të bërë ski në mal
ditë
kryepreme e gjelit të detit
ditë
e lume për të pirë verë të kuqe
ditë-vit
për aritmetikën e shekullit
nga
një deri në njëqind…