| E enjte, 21.12.2023, 08:54 PM |
Shpresa
Nga
Lea Ypi
The Guardian
Shumica
e njerëzve mendojnë se Shpresa qëndron diku mes një dëshire dhe një besimi, mes
dëshirës për një rezultat të kënaqshëm, dhe besimit tek realizimi i dëshirës.
Nëse dëshira dhe besimi përputhen, kemi shpresë, përndryshe jo.
Për
mua shpresa është diçka tjetër.
Të
kesh shpresë nuk ka të bëjë me se si rrjedhin ngjarjet.
Shpresa
është një plotësues i domosdoshëm i moralit.
Pse
të përpiqemi të bëjmë atë që duhet bërë nëse të tjerët nuk sillen njësoj?
Pse
t'i bëjmë të tjerët përgjegjës, nëse mendojmë se përgjegjësia është përtej
aftësisë së tyre ?
Shpresa
është e kundërta e nihilizmit.
Paradoksalisht, sa më keq të na shkojnë punët, aq më shpresëplotë duhet
të mbetemi për të vazhduar luftën.
Të
jesh shpresëlotë nuk ka të bëjë me garancinë për rezultatin e pritur, por me
ruajtjen e parimit të duhur, parimin mbi të cilin ka kuptim një botë morale.
Në
rastin tim, ta humbas shpresën, do të thotë të humbas besimin në atë parim.
Të
mendosh duke e vendosur veten në vendin e gjithë të tjerëve, ky është parimi i
të menduarit të ndritur.
Nuk
është aq abstrakt sa duket, as aq individualist, apo i lidhur me status quo-në
e përkohshëm.
Përkundrazi,
është vendimtar për të plotsuar boshllëkun mes botës në të cilën jetojmë, dhe
asaj që kemi përgjegjësinë të ndërtojmë.
Kur
u flisja për këtë studentëve, mes habisë, njëri prej tyre tha: Kanti ishte me
fat që jetoi në epokën e Iluminizmit, në kohën e tij njerëzit e pëlqenin
iluminizmin.
Një
tjetër vuri në dukje se në shekullin e 18-të nuk kishte algoritme dhe media
sociale. Për këtë arsye ishte ende e mundur të besohej në iluminizëm përmes
diskursit publik.
Një
studente, këtë herë nga Ballkani tha: E çfarë bëri iluminizmi për ne përderisa
nuk na na ndihmoi të ndalonim genocidin ?
Pas
këtyre ndërhyrjeve, gjithçka që kisha thënë deri në atë moment mu duk
qesharake.
Kishte,
pra, një hendek mes botës së leximeve, dhe asaj në të cilën jetoja.
Sipas
mediave sociale dhe lajmeve, vrasja e civilëve të pafajshëm, ndonjëherë, për
disa njerëz, dhe në disa kushte, është e paevitueshme.
Po
a mund t'i besohet iluminizmit dhe mendimit të hapur para standardeve morale të
dyfishta?
A
nuk është absurde të besosh se politika mund të mbetet përgjegjëse ndaj
moralit?
Nuk
ishte hera e parë që bluaja në kokë të tilla mendime. Shpesh i kujtoja vetes
detyrën morale për të shpresuar.
Por
ngeci, filloi të mos funksionojë.
Mesa
duket kisha humbur besimin te arsyeja, dhe fjalët e mia kishin humbur fuqinë
për të pasur kuptim, madje edhe për veten time.
Për
të ardhur në vete, u përpoqa, së pari, të kujtoja qëndrimin tim të kahershëm
përballë botës, dhe si dëshpërimi im ekzistencial, dilemat e mia filozofike dhe
pyetjet e mia të vazhdueshme, në fund të fundit përbënin një privilegj.
Njerëzit
që vuajnë nga padrejtësia, që përballojnë fyerjet e përditshme të dinjitetit të
tyre, që janë të shtypur, të heshtur, të shfrytëzuar, të lënë të vdesin ose të
vriten, nuk ja kanë ngenë ta pyesin veten nëse kanë ose nuk kanë shpresë. Ata
ngjiten pas jetës, përpiqen ta përballojnë, punojnë, lodhen, sakrifikojnë. Mes
përpjekjeve të tyre të vazhdueshme, të çfarëdo forme qofshin, nuk ka hapësirë
për humbjen e besimit.
Në
këto rrethana, më e pakta që mund të bëjmë ne të tjerët, është të shmangim
vënien në dyshim të arsyeve për të pasur shpresë. Ky është kuptimi i
iluminizmit.
Ka
shpresë apo jo ?
Kjo
është pyetje për pakicën e lumtur që ka privilegjin të dyshojë.