| E marte, 19.12.2023, 08:24 PM |
Inspektori
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Mësues
Zarifi qe mësues në një shkollë fillore
në një fshat që ishte si"kufi" midis dy rretheve. Për ta bërë më të
qartë për lexuesin, qe fshati i fundit që ndahej me një kanal vaditës,po me një
fshat të fundit të rrethit tjetër. Fshatrat,sado të rretheve të ndryshëm,
reshperonin me njër-tjetrin,sa,po të shprehem ashtu
,babaxhanshe,"shkëmbenin tepsitë". Veç një urë mbi kanalin vaditës
qe"piramida kufitare" që tregonte,kufirin ndarës. Edhe më afër të
vërtetës:mësues Zarifi
qe
mësues filloreje në fshatin X... që i takonte rrethit të Fierit dhe,për
çudi,edhe në fshatin tjetër që i përkiste rrethit të Lushnjes,kishte vetëm
shkollë fillore, Se kush ishte mësues në atë fshatin ngjitur që i takonte
rrethit të Lushnjes,nuk ka fare rëndësi. Unë do tregoj këtu,vetëm për kolegun
tim,Zarifin,se,me të vërtetë,e ç'punë kam
unë me një mësues të rrethit të Lushnjes,kur vet kam punuar si mësues
vetëm në fshatrat e Fierit dhe,sa për Zarifin,kemi qenë kolegë për dy vjet në
të njëjtën shkollë: unë në 7-vjeçare dhe ai në një shkollë anekse,në fillore.
* *
*
Mësues
Zarifi vinte nga qyteti dhe kishte 10-vjet në këtë shkollë. Qe pa arsim
përkatës dhe,si larg nga qendra ku ishte shkolla 7-vjeçare,qe pak
si"vetvali" e"vetkadi" dhe,merret vesh që pasojat e
këtij"integriteti" që e ka çdo
i paarsimuar,do e vuanin nxënësit. SA
vinin në 7-vjeçare,dalloheshih që kishin mungesa,por qe aty nga fundi i viteve'50-të
të shekullit të kaluar dhe kishte"firo" për mësues me diplomë të
shkollës së mesme. Zarifi qe (apo hiqej?) si pak naiv dhe,ngaqë ishte larg
kontrolit qoftë dhe nga drejtori,thoshte:-
Jam aq larg, sa është"vendi ku paratë ndajnë hajdutët" dhe
me"plevitë"unë, me "ftomë" dhe nxënësit. Në ndodhte që të
shkonte,qoftë dhe një herë në muaj drejtori për kontroll, vërtet"pa
arsim",si mësues,por thoshte,duke zbardhur dhëmbët:- Erdhi,erdhi
drejtori,por pula e pjekur me pshesh(nuk thoshte përshesh) dhe rakia e mënit.zier dyhere,e bën kontrollin mjaltë e
sheqer. Zarifi qe pehlivan i vërtetë dhe jo vetëm e kishte shtyrë në arsim,
por,kur do mbaronte semestri i parë(në fund të dhjetorit) nga seksioni i arsimit u vu një shpërblim për mësuesin më
të mirë dhe ç'ndodhi do thoni ju? Shpërblimi prej njëmijë lekësh(si dhjetë mijë
lekësh) duhet t'i jepej mësues Zarifit,se kishte 5-fëmijë. Epo t'i gëzoj,-
thamë,- se,sado pa arsim dhe"mësues me plevit",siç e quante veten,ato
punët me të bërë fëmijë qe i zoti.Vetëm
ai kishte 5-fëmijë dhe,ne të tjerët(rreth 20 veta) nga dy apo një. Epo ta hashë
gëzuar,mor ZARIF! Pas vitit të ri(qenë pushimet e janarit) e takoj në Fier
dhe,kur u futëm në klub, i them:" Që ia ke kaluar mirë,e marr me mend,se
shpërblimin e more!"
Ai:-
Po çfarë shpërblimi mora? Unë pata namin,por lekët i mori"inspektor
Zeza",tha. SE, para se të dërgonin
shpërblimin,më thirri inspektori dhe më tha:-Ti e di që je pa arsim dhe që të
mos pushojmë,unë do të propozoj për shpërblim,por lekët do m'i sjellësh mua.
Ja,kështu,por po ta them ty,se e di që nuk e demaskon inspektorin.
Unë
u thashë vetëm kaq,por tregimi im.nuk ka të bëjë fare me"inspektor
ZEZËN",por...
* *
*
Kur
mësues Zarifi i ra ziles për të futur nxënësit brenda,befas mbrriti një i
panjohur. I veshur si për dasëm,me një çantë të zezë meshini dhe,pasi i tha
mirëmëgjes mësuesit,tha:- Jam inspektori dhe vij nga seksioni i Arsimit.
Zarifit,sa nuk i ra pika. Nuk është se është ai"Zeza" siç e
quante,por krejt i panjohur. Këtë nuk e njihte,por e dinte mirë që
atë,"inspektor Zezën" për allish -verishe,e kishin hequr dhe,tani u
faneps ky,dhe dil"Zarif plevita" në valle. U fut në klasë dhe,ndërsa
inspektori u ul në bankën e fundit, mësuesi kish varur në drrasë,një fotografi mbi karton të një lepuri. Dhe,për
të treguar se"nuk qe me plevitë në të dy krahët",filloi të demostrote
para nxënësve(çdo lexoni,të tëra janë nga goja e tij):
-
E shikoni fotografinë? Kush di të thotë çfarë kafshe është dhe të formojë një
fjali.
Buçiti
klasa:-unë mësues,unë mësues... Po kush nuk e njihte lepurin?
Me
radhë,me radhë,- thoshte mësuesi. Se unë,do ta heq fotografinë dhe fjalitë do
t'i shkruajë në dërrasë të zezë.
Nxënësi
i parë:- Lepuri vrapon. Tjetri:-Lepuri ha bar,lakra e barishte. I treti...(po
ky,thashë me vete,ky nuk hap gojë) dhe,për ta bërë me kurajo i thashë:- Po
hë,mor Izet, na thuaj një fjali:- Lepuri ha insekte!!! Mësuesi e shkroi dhe,tek
priste fjali tjetër,Izeti:-Unë mësues,unë mësues! Po,prapë ti,mor Izet!
Bravo,pa hë ta dëgjojmë:-Mësues,- tha Izeti,-unë të gënjeva,lepuri nuk ha
insekte!!! Klasa buçiti nga gazi,mua,-tha Zarifi,-mend më ra tavani mbi kokë
dhe,sakaq inspektori u ngrit nga vendi ku ish dhe doli duke më thirur jashtë.
E,-thashë me vete,- kaq e pate,o Zarif"Plevita".
Inspektorit
mend po i dridhej buza,kur më komunikoi "mandatën":
-Nesër
në ora 9.oo të paraqitesh në seksion të arsimit,se dhe herën tjetër në këtë
paaftësi je,sado të lashë detyrë.
-
Ore,çfarë herë tjetër,unë herë e parë që të shoh,se mos je inspektor në
seksionin e Arsimit në Lushnjë ti dhe.ke ngatërruar fshatin?!!! Po ti qenke më
keq se ai IZETI im! Y,mos të shoh bojën,se ma bëre gjakun ujë!!! Se do vijë
drejt në seksion të arsimit të të raportojë që nuk di të gjeshë as shkollën që
do kontrollosh... Iku sikur e zuri kolera.
Tiranë,19 dhjetor 2023