| E diele, 17.12.2023, 08:59 PM |
ZYMI, ME SHTËPI-MUZE E ME TRE LIBRA
PËR
AKTOREN E PARË SHQIPTARE TË KOSOVËS, KATARINA JOSIPI – KATI
(Në
100-vjetorin e lindjes)
Nga
Prend BUZHALA
Sot
në Zym të Hasit: u zhvilluan një varg manifestimesh kushtuar 100-vjetorit të
lindjes së aktores së parë shqiptare të Kosovës, Katarina Josipit- Katit. Ato
sot filluan me përkujtimin e 100-vjetorit të lindjes së Katarina Josipit-
Katit, në ambientet tipike të traditës shqiptare të restorant NORËS. Fjalën e
Frrok Kristajt kushtuar këtij jubileu, e lexoi Ajete Zogaj. Veprimtaritë e
sotme dhe ato që do të vazhdojnë edhe nesër, janë në vazhdën e aktiviteteve të
tilla të sivjetme, të iniciativave që ka marrë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe
Sportit të Republikës së Kosovës, kohë më parë me inicimin dhe funksionalizimin
e disa objekteve muze.
Në
çdo manifestim të “Takimeve të Gjeçovit” jepet edhe çmimi “Unaza e Katit”
(Katarina Josipit).
Gjenerator
i këtyre veprimtarive, si gjithnjë i palodhshëm, është Frrok Kristaj. Këto
veprimatri do të vazhdojnë edhe nesër,
më 16 dhjetor.
1.
Ndër
to qe pranuar të funksionalizohet edhe të Shtëpia muze e Katarina Josipit në
Zym të Hasit, kur qe shpallur fitues Klubi Letrar “Shtjefën Gjeçovi” në Zym të
Hasit, komuna e Prizrenit. Këto aktivitete sivjet filluan më 29 tetor 2023, kur
u mbajt Manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”, ndër të
tjera, në kuadër të tij qe hapur edhe ekspozita me fotografi të Katarina
Josipit, duke nisur kështu veprimtaritë e tilla të 100-vjetori të lindjes (1923-2023) së aktores
së madhe - Katarina Josipit.
Kështu,
sot u bë përurimi i kësaj shtëpie muze, kurse me fjalët e tyre të hapjes At
Ndue Kajtazi, kryetar i këtyre manifestimeve dhe doajeni i veprimtarive
kulturore Frrok Kristaj, falënderuan Ministrinë që ve pranoi këtë projekt.
Mandej mysafirët (aktorë, dashamirë të muzeve, artistë të fushave të ndryshme,
mysafirë nga trojet etnike e diaspora etj.), vizituan ambientet e brendshme të
kësaj shtëpie-muze.
Zymi
ka një trashëgimi të pasur muzeore, shumë shtëpi-muze. Veprimtaritë vazhduan me
vizitën edhe të trashëgimisë tjetër muzeore në Karashëngjergj të Zef Kajtazit,
e ku folën Frrok Kristaj dhe Anton N. Berisha. NJë muze q gjon evokimeve të
shumë gjeneratave me eksponatet që përfaqësojnë mënyrën e jetesës, gjallimit,
punën e angazhimin shoqëror, nacional e familjar.
Pastaj
u bën homazhe te varri i Kates, ku secili nga të pranishmit vendosi nga një
lule.
2.
Në
pjesën e dytë u bë përurimi i tri veprave: ““Kati - ikona e teatrit shqiptar”
(i botuar më 2019) për të cilën ligjëroi dr. Anton N. Berisha, si dhe dy të
tjerat: “Katarina Josipi në fotografi e fjalë” (Album) i Frrok M. Kristajt dhe
“Zonja e madhe e teatrit” i dramaturgut Arian Krasniqi, foli Prend Buzhala.
Ndërkaq,
aktorja Safete Rugova dhe aktori Afrim Kasapolli, deklamuan vargje që i
kushtohen aktores Katarina Josipi.
Të
dy librat më të rinj, “Katarina Josipi në fotografi e fjalë” (Album) i Frrok M.
Kristajt dhe “Zonja e madhe e teatrit” i Arian Krasniqit, që vijnë në
100-vjetorin e lindjes së aktores Katarina Josipi Kati, na dëshmojnë dy fakte
madhore. Në radhë të parë, na dëshmojnë rëndësinë e një figure emblematike të
kujtesës sonë kulturore e teatrore, dhe, së dyti, na provojnë se historia jonë
moderne e shekullit XX, nuk është vetëm kronikë luftërash, heronjsh, masakrash
apo eksodesh; por na është edhe histori e kulturës, madje, në këtë rast, edhe
histori teatri në miniaturë. Është kjo dëshmia që na e shfaq jo vetëm
domosdoshmërinë e secilës kohë për t’i kujtuar emrat që lanë gjurmë, por edhe për nevojën që të reflektojmë për
këto figura e ngjarje, se sa të rëndësishme e jetike janë për trashëgiminë
kulturore të kombit tonë përgjithësisht. Sigurisht që ky përurim i këtyre dy
librave nuk është vetëm shënim a kujtim i thjeshtë, por përbën një akt të
ringjalljes së një figure. Dhe, Frrok Kristaj, pothuajse ka dëshmuar nëpër
dekada se sa njerëz të rëndësishëm ka dhënë ky mes, që nga thellësia e shekujve
e deri më sot. Pothuajse, secili manifestim i takimeve të Gjeçovit prej
fillimviteve ’70 e këndej, dhe shumica e librave të tij monografikë të botuar,
janë memorialë që i kushtohen Zymit dhe këtyre figurave, si Pjetër Bogdani,
Gjeçovi, Anton Pashku e sidomos Katarina Josipi, emrin e të cilës ky autor nuk
e ka lënë në hije për asnjë çast: nëpërmes themelimit e emërtimit të SHKA
“Katarina Josipi” që nga maji i vitit 1970 nëpërmes dy monografive “Katarina
Josipi-Kati” dhe “Kati - ikona e teatrit shqiptar” (2004) dhe “Kati - ikona e
teatrit shqiptar” (2019). Këtu do të hyjnë tribunat e shumta përkujtimore për
Katin, deri te themelimi i shtëpisë muze. Dy librat e këtij viti vijnë si një
kurorëzim i një shekulli që nga linda e saj.
Libri
më i ri vjen më ndryshe, që e ringjall këtë figurë nëpërmes një albumi
fotografish, për të ndërtuar një tjetër urë komunikimi të kohëve, të ë kaluarës
dhe të së tashmes, të së kaluarës që na e jep një personalitet të shquar çfarë është ky i Katit, po edhe të vetë
dëshmisë së fotografuar si formë e njohjes, si relikt i kutisë së kujtimeve,
siç do të shprehej Anton Pashku, apo si përvojë e vlefshme të përpjekjeve të
rëndësishme. Dhe fotoalbumi i tillë shumëdimensional, i përbërë nga foto
familjare, foto personale, nga foto artikujsh e analizave të gazetave e
revistave, nga foto panosh e të shfaqjeve për publiku, nga foto që nga dëshmitë
e gjyqeve e deri te fotot e shfaqjeve të shumta teatrore; shërbejnë edhe si
burim frymëzimi për këto tradita kulture
përmes modelit shembullor të një jete sa dramatike e tragjike aq edhe krenare.
Është dokumenti i ndërgjegjësimit për të sotmen, i sfidimit të kohës sonë: që
na dhurojnë pamje të së kaluarës, por që i flet edhe të sotmes, për vlerat e
emancipimit të femrës, për vlerat e aktrimit, për vlerat e një jete me kapituj
kaq domethënës në disa fusha të kulturës dhe historisë personale e familjare
deri te ajo e lëvizjeve kombëtare.
3.
Mbi
të gjitha, mbizotërojnë fotot nga jeta e saj teatrore, aty ku ajo ka shkëlqyer
dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Meqë vetë Frroku i ka përmendur shpesh herë
rolet e shfaqjet ku ajo ka luajtur si aktore, këto me pietet i përmend edhe
autori Arian Krasniqi te libri “Zonja e madhe e teatrit” që i veçon me një
tekst të veçantë:
“Në
skenën e Teatrit të Prishtinës ajo interpretoi me sukses të jashtëzakonshëm
këto role: Marica (“Personi i dyshimtë”), Ndrikulla (“Pushteti”), Fjollka
(“Martesa”), Rutarica (“Zhelanët”), Tanja (“Zjarri dhe hiri”), Marija Jegonovma
(“Hani në rrugën kryesore”), Zibeja (një herë) dhe të dytën herë Maxhupja (“Zullumqari”),
Kata (“Për kafshatën e bukës”), shoqja e Hasan Agës, Remzija (“Sikur të isha
djalë”), Magda Ovesek-Duda (“Hijet e rënda”), Doka (“Zona e Zamfirit”), Ajshja
(“Tri botëra”), Ana Marimovna Zemjakina, Mamia (“Dasma”), Përcjellësja (“Rui
Blaz”), Anzhelika (“Zhorzh Dandeni”), Stana (“Bota”), Saveta (“Proteksioni”),
Vahidja (“Besa”), Sofia (“Dy rreshterë”), Hana (“Mbreti i Betojnovës”),
Ortenizias (“Mirandolina”), Maria (“Fjala është për banesë”), Plaka, e ëma e
Cenit herën e parë, dhe herën e dytë Zejnepja (“Nuk martohem me pare”),
Beatriça (“Shërbëtori i dy zotërinjve”), Itha, e shoqja e Gjonit (“Nita”),
Merima (“Z.Fedori”), Sofia, e ëma e Hanëmit (“Halit Gashi”), Dilja (“Kryet e
hudrës”), Atmanja (“Parajsa e humbur”), Simona (“Njerëzit”), Zonja Lekua
(“Ciklonët”), Nada (“Kushëriri prej Amerike”), Bahrija (“Oda e errët”), Zhivka
(“Zonja ministreshë”), Staka (“Dy metelikë”), Vilima (“I sëmuri për mend”),
shoqja e Hasan Agës (“E shoqja e Hasan Agës”), Edita Frank (“Ditari i Ana
Frank”), Gruaja (“Udhëtimi rreth botës”), Shaqja, e shoqja (“Lugati”),
Mbretëresha, njerkë (“Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët”), Amilja fon Ederlein
(“Cubat”), Sarka vejushë (“Familja e pikëlluar”), z. Podivec (“Ushtari i mirë
Shvejk”), Klara Denjson (“Pjata e drunjtë”), Lina, (“Dje në jetë”), Pavka
(“Deputeti i popullit”), Dr. Kiner (“Matura”), Ranka Voloviqi (“Konkursi”),
Rigoleta (“Kur gruaja është memece”), Falltorja (“Autobiografia”), Raisa
Pavllovna Gurmishska (“Pylli”), Filja (“Peripecitë e kohës”), Prydansa 12
(“Zonja
me kamelie”), Mr. Mebel Becker (“Jehona 60”), Olga Karen (“Dje pas dite”), Elen
Mamlloku (“Profesori Mamllok”), Zonja Mara (“Studentët e përjetshëm”), Elmira
(“Tartufi”), Nerina (“Dredhitë e Shaptukut”), Kejti (“Magjistarja”), Padrona
(“Ambrozio shfaros kohën”), Haska (“Hanka”), Shifra (“Kurora”), Zëri i gruas së
Dylit (“Fosilet”), Shërbëtorja Razia (“Tri ditët e Kiametit”), Shoqja e Skercos
(“Miu në xhep”), Ajo (“Bashkudhëtarët”), Tima (“Hakmarrja”), Zëri i gruas
(“Sinkopa”) dhe Nëna (“Legjenda mbi vdekjen e heroit”). Luajti edhe në
radiodramat e Radio Prishtinës një mori rolesh, si Vakën (në romanin e
dramatizuar për radiodramë të Ramiz Kelmendit ”Kur kositen livadhet”), Sofian
(në radiodramën “Zonjushat në re”) e shumë të tjera (Qemajl Sokoli “Historia e Teatrit
Popullor Krahinor në Prishtinë, tezë e doktoratës).”
4.
Ndryshe,
libri i Arian Krasniqit strukturohet edhe si tekst i mëvetësishëm sintetik, siç
e përkufizon autori “Skicë për portret në katër akte me rastin e 40-vjetorit të
vdekjes së aktores Katarina Josipi-Kati”. Teksti biografemave të këtij lubri
përkufizohet si akt, ku ka një prolog dhe një epilog, po ashtu dy paratekste
mjaft domethënëse. Prologu evokon fuqinë e ndikimit të lojës së aktrimit të
Katit te shikuesit, kurse epilogu mbyll
perden e jetës së Katit, me evokimin e ndarjes së saj nga këta, duke e
përmbyllur me fjalët për “dy busta-portrete - ai i Katarina Josipit dhe ai i
Meribane Shalës. Edhe sot e kësaj ditë këto dy portrete qëndrojnë te porta e
Teatrit, dhe si dy zonja të mëdha bëjnë “roje nderi” për secilin prej nesh që
shkel pragun e këtij tempulli.” Në mes janë katër aktet e jetës së saj, një si
rishkrim jetësor i Katarina Josipit. Kështu, teksti i parë “Akti i parë (ose:
Zonja e Hasit.)”, përmes reminishencave jetëshkrimore, vdeçohet fëmijnpria,
shkollimi e peripecitë familajre e ejtësore të saj, te “Akti i dytë (ose:
shpirti rebelues.)”, ve[on fillet e yhrjes së katit në jeëtn tatrore në
Ferizaj, si dhe një kapitull jete që është i rëndësishëm edhe për lëvizjet
nacionale; “Kështu, në shkurtin e vitit 1947, Kati arrestohet bashkë me vëllanë
e saj, Lazrin, me akuzën e armikes së popullit dhe me pretekstin se ishte
anëtare e Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare (NDSH). Ajo qe e vetmja
femër në mesin e 37 të arrestuarve të tjerë meshkuj. Pas disa muaj hetimesh,
maltretimesh e presionesh, Kati lirohet nga paraburgimi ndërsa në procesin e
gjykimit të këtij grupi, Hamdi Berisha u dënua me vdekje, ndërsa 31 të tjerë u
dënuan me gjithsej 327 vjet burg, ndërsa gjashtë të tjerë, bashkë me Katin u
liruan nga aktakuza.”
Te
“Akti i tretë: (ose Galeria me shumëllojshmëri rolesh.)”, përveç galerisë së
personazheve e të shfaqjeve që u përmendën më lart, vlerëson edhe lojën e saj
teatrore: “Ajo, me vete kishte sjellë jo vetëm energjinë e pashtershme dhe
përkushtimin e vazhdueshëm për të interpretuar, por edhe një përvojë prej
aktoreje amatore që e bënte ë sigurt në skenë... Para nesh është një galeri e rrallë dhe e
shumëllojtë e roleve dhe e karaktereve që interpretoi Kati në 20 vjet karriere
profesionale... . Kishte ëndërruar të bëhej aktore filmi, por ja që u bë aktore
e madhe teatri, më e madhja që pati Kosova, andaj me të drejtë u quajt edhe
kampione e teatrit ndër ne.”
Kur
në këtë libër defilojnë nj varg emrash të aktorëve, regjisorëve, kritikëve të
teatrit, dramaturgëve, shfaqjeve etj. ai na e sjell në mbamendje prezencën
emblematike të këtyre emrave, shfaqjeve e teksteve dramaturgjike, është dëshmia
se me çfarë përkushtimi e kanë themeluar kulturën e re kombëtare, moderne n
këtë fushë, se me çfarë angazhimi e kanë përvetësuar publikun, dhe kujtesa në
këso rastesh, na vjen edhe bë formën e ndjesive. Te e fundit, pa ndjesi nuk ka
shfaqje teatrale, shfaqje ë kanë mishëruar të vërtetën e kohëve, e vërtetë që e kishte burimin e saj te zemra
e aktores dhe aktorëve tjerë dhe te zemra e publikut. Ëshrl e natyershme që m,e
ndjesi të tilla ta përmbyllë librin e tij, me tekstin “Akti i katërt: (ose Post
Mortum.)”, e cila me figurën e saj ka depërtuar në kujtesën e brezave. Atë e
kanë vlerësuar të thjeshtë në jetë, zonjë në skenë.
Këtë
kujtesë, së bashku, na e sjellin këta dy libra, mbasi me këtë emër e rreth
këtij emri ndërlidhet historia jonë martire, historia jonë e kulturës dhe
teatrit, me emrat e saj të përveçëm që lanë gjurmë, që e vunë kombin shqiptar
të Kosovës në radhët e kombeve moderne evropiane.
Zym, 15 dhjetor 2023