| E enjte, 14.12.2023, 07:08 PM |
E PABESUESHME 45 MIJË LETRA KUNDRA
KADARESË
QË TË MOS MARRË NOBEL
NGA
KALOSH ÇELIKU
Aspak,
është e besueshme, që shkrimtari shqiptar Ismail Kadare nuk e meriton ta marrë ?mimin Nobel. Edhe pse, sipas veprave letrare e meriton si
shkrimtar shqiptar. Aqmëpak, si shkrimtar me famë botërore nuk ka, edhe nevojë
për ?mimin Nobel. Ismail Kadare është shkrimtar
shqiptar, dhe e ka vendin e vet në Letërsinë Shqiptare.
Vetëmse,
Ismail Kadare nuk ka qenë shkrimtar disident. Shkaku kryesor, që edhe nuk e
merr ?mimin Nobel. Sistemi, komunist i Enver Hoxhës e
nxorri përmes Francës në sipërfaqe si shkrimtar botëror me romanin “Gjenerali i
ushtrisë së vdekur”. Edhe, pse: ky nuk është romani më i mirë i Kadaresë. Larg,
është vlerave artistike të romaneve: “Viti i mbrapshtë”, “Prilli i thyar”. Ose,
“Kronikë në gurë”.
Përsëgjalli,
e ka pasur me vete sistemin komunist. Edhe, shtetin shqiptar. Edhe, pse iku nga
Shqipëria, përpara se në Shqipëri të vendosej pluralizmi politik, pas
protestave të studentëve në dhjetor 1990, zoti Kadare udhëtoi me avion drejt
Francës, ku kërkoi azil politik, “pas letrave me Ramiz Alinë” (1990). Askush
nuk do ta burgoste, ose vriste Ismail Kadarenë në Shqipëri. Nuk e ka pasur
fatin e shkrimtarëve shqiptar jashtë Atdheut, siç thotë populli: me tre shtete
(baballarë), e pa kësulë në kokë.
Shqipëria
ka pasur, dhe ka me dhjetëra shkrimtarë shqiptar disidentë, kandidatë për ?mimin Nobel. Edhe Kosova, Mali i Zi, dhe Maqedonia e
Veriut. Edhe, Diaspora. Ndoshta, edhe:
deri më sot dikushi do ta kishte marrë atë ?mim Nobel, po t’i dilte
zot Atdheu. Ose, Mëmëdheu i Patriotit të Vonuar.
Fatkeqësia
është, se: Shqipëria, ka mbetur gjithë jetën me propozimin, këmbënguljen e një
shkrimtari të vetëm nga ish sistemi komunist shqiptar. Kur dihet, se: disa
shkrimtarë botëror e kanë refuzuar ?mimin Nobel.
Edhe,
nuk e di: pse Kadare, ende turret pas ?mimit Nobel?!...