| E enjte, 14.12.2023, 08:55 PM |
Parodi mbi dashurinë time: ngjarje reale, më 08 dhjetor 2023
Nga
Kimete Berisha
1.
Majë ndërtesës ngjitur Rilindjes, dy punëtorë e ngrehnin një litar.
Kur
më panë mua, njëri prej tyre filloi të bërtiste: 'Do të bie'.
Zëri
i qeshte, e ndjeja se po luante me mua dhe me 'vdekjen' e tij, veç për ta
tërhequr vëmendjen time, por megjithatë thashë, po e çon dreqi po përpjeket
prej meje, larg qoftë, më mirë po ndërhyjë, le t'më qëllon krye shpirti një
reagim....
E
çova kokën, i bërtita:
-
'Mos gabo me kriju probleme.
Rri
mirë, sillu mirë....'.
-
U gëzua shumë që ia arriti qëllimit dhe
ma dërgoi një puthje me litar në duar.
2.
Nuk kalova as 200 metra, u zateta në një burrë me kapuç të zi dhe me mjekër po
ashtu të zezë. Më tha me zë të ashpër:
-
'Mos gabo m'u ndal, Kim'.
-
Jo, jo, i thashë.
Gratë
që e shoqëronin e përkrahën në kërkesën
e tij që unë të mos ndalem kurrë.
-
Më me qejf do të shtiresha kinse nuk i dëgjova, më me qejf do të shtrihesha
tani përmbys e të pushoja, e kurrë më të mos....
3.
Pas gjysmë ore shkova në një servis të veturave.
Djali
që punonte aty, kur më pa, iu tha kolegëve të tij: shpejt kryjani punën.
Ata
nuk lëviznin.
Unë
i thashë: nuk po të dëgjojnë.
Ai
buzëqeshi.
-
A e di pse nuk po të dëgjojnë, e pyeta! Tha: jo.
-
Sepse po jep urdhëra i buzëqeshur.
Qeshi.
Pastaj,
ai ma tregoi emrin e tij, pa e pyetur dhe më tha: shyqyr që së paku në shtëpi
kur shkon nuk ka grua që i bërtet.
Unë
qesha.
-
E ai shtoi: ftohtë e kam, por...!
4.
Ndjehesha sikur burrat janë çuar në
këmbë
dhe po e ndjekin autoren.
U
ndala për të blerë veshje të brendshme, me theks të veçantë - të kuqe.
Kur
dola, në veturë polici ma kish lënë një njoftim.
Fryente
era, binte pak borë, dhe njoftimi policor fluturoi.
Duke
e ndjekur njoftimin, rrezikova të
flijohem,
por e zura.
E
lexova.
Nuk
e kuptova përmbajtjen veç stacionin policor ku obligohesha të paraqitem.
Nuk
e dija ku është, kur e gjeta ishte një hotel....
-
Nuk është kthyer polici ende, më thanë.
-
A kthehet, e pyeta.
Dhe
e përbeva në Zot, që ta telefononte policin në fjalë e ti tregonte se unë jam
qytetare e përgjegjshme dhe jam lajmëruar menjëherë për ta marrë dënimin e
merituar.
-
Nga pesha e përgjegjësisë, kisha pas harruar ta vesh pallton, kur kam hyrë në
hotelin policor me mëngë të shkurtëra.
5.
U nisa ta pijë një kafe në shtëpi e të qetësohem sa nuk i mbeta ndokujt në
dorë.
Kur
e hapa derën, terr, ftohtë, një paralajmërim në derë - jeni shkyçur për pesë
pare.
-
Ama unë jam qyterare e ndershme.
E
kam zanat nuk e çoj zemërimin në zemër, prandaj nuk e çova mendjen tek serbët
në Veri të cilët kurrë nuk paguajnë rrymë dhe gjithmonë kanë rrymë, nga frika
mos po më dalin mendtë.
I
thirra shkyçësit.
Biseda
që incizohet për përdorim të brendshëm ishte kjo:
-
Pashë Zotin, mos më merrni në qafë.
Jam
vetëm, nuk kam njeri në këtë botë që mund ta kryej një punë për mua.
Është
ftohtë dhe siç ju thashë unë jam femër.
Mos
e lini një femër shqiptare në terr...
6.
Erdh rryma. Unë dola nga shtëpia.
Çka
isha dehur.
E
kisha pirë një kadë verë.
Ndoshta
s'isha kthyer më në shtëpi....
Por,
ndoshta ky nuk është fundi.
7.
Shkova për ta paguar dënimin për parkim në kthesë të hamamit.
-
Kur nuk të njohin - ke qejf të të njohin krejt.
-
Kur të njohin krejt - ke qejf të gjendet dikush që s'të njeh.
U
afrova ta paguaj qejfin, por s'më linte njëri.
M'u
tekë.
Fliste
më zë shumë të lartë.
-
Po të ftoj në kafe - tha.
Ti
shkruan bukur por 'të kam thënë' jo me emra, jo me emra....- bërtiste.
-
Mua më pëlqen të jem e urtë, prandaj, në
përpjekje
për ta paguar dënimin e heshtur e kokëulur, arkëtarja duke e parë situatën,
nxitoi shpejt...
dhe
ky burri i moshuar nuk ndalej, vazhdonte
me zë të lartë...
'Mos
shkruaj me emra'.
-
Dera u hap, e unë duke dalë shpejt, seç m'u duk ai zë sikur i dalë nga varret.
8.
Hyra në veturë.
U
shikova në pasqyrë.
M'u
duk vetja e qetë, e butë, e ëmbël.
I
thashë vetes: as s'je e qetë, as e butë, as e ëmbël.
-
Pse ti vetja ime më mashtron edhe mua!
9.
Besoja se rreziku kaloi.
Dhe
u nisa në shtëpi.
Në
radio KFOR Leonard Cohhen i këndonte 'Pelës së munguar', me sa vijon:
'Lutu
për kaubojin,
Atij
i ka ikur Pela,
Dhe
ai s'do të ndalet kurrë më duke e kërkuar, derisa ta gjejë,
Të
dashurën e tij, endacaken e tij.
Por
lumi është përmbysur,
Dhe
rrugët janë çarë,
Dhe
urat janë rrënuar,
Nga
frika e humbjes së saj'.
-
I lakmova Pelës. Shumë.
O
Zot, a është e mundur!
Edhe
Pela i ka punët në dashuri më mirë se unë.
-
Se më erdh inat t'ju tregoj në fillim
të
tregimit, se një ditë më parë, ai djali me sytë e zi (për të cilin ju kam
treguar se u dashurova në të) më tha që nuk ka mundësi të dashurohet në mua.
-
'Të kuptoj' - ia ktheva unë, anipse nuk e kuptoja.
10.
Kur hyra në shtëpi, e hoqa fustanin e zi nga trupi, i mora gërshërët, e shqyeva
fustanin dhe e hodha.
Dikund
duhej të shfryhesha.
Ishte
hera e dytë që e kisha veshur.
Nuk
m'u dhimbt' asnjë trohë, më duket se ju kam treguar se mua më pëlqen shumë të
hudh gjëra...
...dhe
sidomos të thyej gota...
ajo
krisma e xhamtë, si protestë që thyhet, tingëllon si dhimbje e ftohtë që
përplaset në gur.
Bam.
11.
Nuk u mërzita që përvoja ime ishte e mundimshme, por u mërzita që rrëfimet e
mia të dashurisë ishin qesharake.
P.S.
ZHAK
PREVER:
Ah,
Barbara!
Të
kujtohet? Atë ditë binte shi litar mbi fytyrën tënde!
-
BARBARA:
Ah,
po, Zhak. Dhe, shiu ma prishi frizurën dhe buzëkuqi u shpërnda në
fytyrën
time, si gjak!
-
ZHAK PREVER:
Shi
binte edhe mbi anije, Barbara!
-
BARBARA:
Po,
po, mbi gjithçka binte shi, veç
mbi
ty nuk binte shi atë natë në
Brest,
derisa ti me çadër në dorë e analizoje shiun që na lante pa pra.
(Shi
binte edhe mbi përkthimin tim.
Shiu
e lante shiun, përveç poetin.
Prandaj,
mbas kaq shumë vitesh shiu e lau nga dashuria edhe këtë poezi, e lau aq shumë,
derisa e bëri parodi)