| E merkure, 13.12.2023, 08:56 PM |
Errësira e brendshme e shqiptarëve “të gjithëdijshëm” është zanafilla e vuajtjeve të pasardhësve të tyre
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
“Ndërmjetësit” pro-serb
dhe “politikanët” lakej shqipfolës, kanë shpërndarë pluhurin e tregimit për
asociacionin “demokratik” të pushtuesve terroristë
serbo-çetnik në midis të Kosovës, dhe e lënë të lulëzojë në gojën e të gjithë
“analistëve” si buqeta të gënjeshtrës më të bukur.
***
I “gjithëdijshmi” autorial i cili me sa duket ka
një pasqyrë të plotë të botës së tregimit, e di se çfarë po mendojnë njerëzit e
tjerë (sidomos armiqtë), ai (ajo) lëviz lirshëm midis së shkuarës dhe së
tashmes dhe komenton atë që ndodh. Prandaj, sa më shumë dritë e brendshme t'u
vijë atyre, aq më shumë errësirë do të largohet.
Kam përshtypjen se edhe gabimet e shqiptarëve janë të gabuara.
Projekti i shkrirjes së
shtetësisë së Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi vazhdon, sepse
shqiptari sheh vetëm atë që i tregojnë të huajt me keqdashje; të ndihmuar
nga lakej shqipfolës që lejojnë veten të shfrytëzohen në mënyrën më
poshtëruese.
I
gjithë ky aparat banditësh, e gjithë përbërja aktuale politike në shtetet
vasale Shqipëri dhe Kosovë, (përfshirë trojet nën pushtim) duhet të zhduket
përgjithmonë. Askush nuk do të na japë liri, kështu që ne vetë duhet fituar
atë, mbrojtur dhe ruajtur.
***
Është natyra jonë të përsërisim veten. Po, të
përsërisim veten. Është pjesë e repertorit tonë, përsëritja është violina e
parë në orkestrën tonë personale.
Nuk jam aspak i
gjithëdijshëm, por ajo që do të përsëris më poshtë është një fakt i
padiskutueshëm. Në pronësi të profesionit dhe përvojës sime personale.
Nëse duhet t’i përmbahemi
terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të
rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë
kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion
të ri.
Të gjitha llojet e
asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni
pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i
njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces
gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la...
***
Ndonjëherë pyes veten se
kush ka të drejtë. Ndoshta të gjithë kanë të drejtë. Të gjithë kanë saktësisht
të njëjtin numër fjalësh të këndshme për t'u fshehur pas. Të gjithë janë po aq
të sigurt për kauzën e tyre. Unë thjesht tund me kokë në të gjitha drejtimet.
Kam mësuar t'u besoj
këmbëve të mia. Zakonisht më çojnë atje ku duhet të shkoj. Është vetëm një
çështje për t'i lënë ata të punojnë në paqe.
Ne jemi shumë më të fortë kur qëndrojmë së bashku.
Universi e do shpejtësinë. Mos prit. Mos mendo më.
Pa asnjë dyshim. Kur ekziston mundësia, kur ekziston impulsi, kur shtytja
intuite (aftësia për të kuptuar e për të
njohur realitetin) nga brenda është atje, atëherë
veproni. Kjo është detyra juaj. Dhe kjo është gjithçka që duhet të bëni.
***
PS: Nga ajo që shkruaj vitet e fundit, mendoj se
për disa bashkëkombës (sidomos pronarë portalesh që e quajnë veten shqiptarë) është
e vështirë të kuptojnë, apo nuk duan të kuptojnë sepse nuk u konvenon?! Është
diçka që të bën ta përjetosh jetën si sfiduese dhe të çuditshme. Nuk
e di saktësisht se çfarë nuk shkon me kombin, gjenealogjinë e të cilit e barti
brez pas brezi edhe unë. Vetëm e di që asgjë nuk është në rregull, më duket
sikur po bie në një vrimë dhe nuk mund ta nxjerr veten. Shumicën e rasteve e
mendoj këtë, më duket sikur po gënjej, sikur nuk po them të vërtetën për atë që
di dhe shkruaj. Pse është kështu? Pse kemi xhelozi të sëmurë ndaj
njëri-tjetrit, në vend që të bashkëpunojmë për mbijetesën e kombit dhe vendit? Pse
e urrejmë dhe vrasim njëri tjetrin? Pse na urrejnë të tjerët? Faleminderit nëse
e dini pse.