| E hene, 11.12.2023, 08:57 PM |
Albert
Habazaj duke folur për Enciklopedinë e Vlorës, BSHUV, 24.11.2023
ENCIKLOPEDIA
E VLORËS - NJË PËRMENDORE SHKRIMORE
“Vlora
- Fjalor Enciklopedik”, një kontribut shkencor dhe historiografik
TAKIM
KULTUROR DHE PËRURIM I LIBRIT “VLORA - FJALOR ENCIKLOPEDIK” I PROF.DR. BARDHOSH
GAÇE
Nga
Msc. Albert HABAZAJ, përgjegjës i
Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”,
Vlorë
Siç shprehen
dhe profesorët e shquar Akad. Shaban Demiraj, prof. Muin Çami, Ismet Elezaj e
Farudin Krutaj, “Fjalori Enciklopedik i Vlorës” hartuar nga prof. dr.
Bardhosh Gaçe, vjen si një vepër madhore për Vlorën, pas një pune të gjatë e të
përkushtuar, duke gjurmuar në arkivat e vendit dhe ato të huaj, në shtypin e
kohës dhe mjaft botime dokumentare, në kërkimet në terren dhe muze e
dorëshkrime, përbën një vepër komlekse e të gjerë, duke pasqyruar jetën
politike, ekonomike, kulturore, traditat dhe zakonet, si dhe përpjekjet e banorëve
nëpërshekuj në luftrat për liri e çlirim kombëtar. Në
faqet e këtij libri enciklopedik, zënë vend, materiale historike, kulturore nga
e gjithë harta e Vlorës, qysh nga kohët e lashta e deri më sot, të ruajtura
madje dhe pasuruara, në muzetë historike dhe muzetë e gjalla! Gjithashtu
edhe figura të njohura, kontrubuese të shoqërisë, të gdhendura dhe të
pasqyruara në faqet e tij, kanë zënë vendin e nderit! Gjuha e thjeshtë e
përdorur, në pasqyrimin e ngjarjeve dhe të figurave është mbajtur parasasysh
nga autori i respektuar, duke e bërë librin edhe më të thjeshtë, sa dhe me aq
vlera të shumfishta për lexuesin!
Në nderim të
festave të Nëntorit, na bëri bashkë një libër i shumëpritur: “Vlora - Fjalor
Enciklopedik”, një libër, që siç thotë akad. Shaban Demiraj, - i
mundimshëm, që nxjerr në sytë tanë pamjet e Vlorës, të dukshmet dhe të
padukshmet.
Në një vepër me
1146 faqe, me më shumë se 2200 zëra, mbi 1600 fotografi e grafika, 32 faqe
album ilustrues, për herë të parë, na ringjallet Vlora me gjurmët e saj historike
dhe kulturore, peizazhi natyror dhe njerëzor, duke kapërcyer shekujt për të
ardhur në ditët tona.
Brenda këtij libri
shkencor dhe enciklopedik gjëmon Vlora ilirike me qytetërimet e saj në Amantie,
Orik, Treport, Aulon, Olimpia, Mesaplik, Himarë, Kaninë e gjetkë; gjëmon Vlora
e kohëve bizantine, e kështjellave dhe kalave, e qëndresës mesjetare kundër
pushtimit të gjatë otoman, ku nxjerrin krye prijësit vlonjatë Komita Muzaka,
Rugjina Balsha, Gjergj Arianiti, dhe më pas kryengritjet antiosmane të viteve
1834,1847, 1911 dhe Shpallja e Pavarësisë Kombëtare, që Vlorën e bëri Emblemë
të Kombit.
Siç shkruhet në
Fjalorin Enciklopedik të Vlorës, dy epopetë e mëdha, ajo e vitit 1920 dhe Lufta
Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) dëshmuan qartë shpirtin liridashës të
Vlorës dhe trevave të saj.
Në këtë
enciklopedi zenë vend fshatra e qytete me etnokulturën e tyre, Himara dhe
Labëria, Kudhës - Grehoti dhe Myzeqeja me tërë potencialet e tyre njerëzore,
ekonomike, kulturore, zakonore, arkitekturën dhe veshjen, si dhe zhvillimet
bujqësore, blegtorale dhe industriale.
Siç shprehet akad.
Gjovalin Shkurtaj në artikullin e tij: “Mbi këtë lëndë të pasur e të qëmtuar me
kujdes, mund të bëhen studime të tjera, pasi ajo është kthyer në një minierë me
galeri të shumta”.
Jeta politike,
shoqërore, kulturore, letrare, artistike dhe arkitekturore e Vlorës dhe trevave
të saj me intelektualët, bujarët dhe luftëtarët e betejave të mëdha, i japin
një dritësim të ri Vlorës, duke e parë atë si një meteor të Çështjes
Kombëtare.
Është kënaqësi për
mua të çel këtë përurim e takim kulturor dhe të theksoj se një vepër e tillë
enciklopedike i kishte munguar prej kohësh Vlorës, por autori skrupuloz pas 34
vjet pune kërkim në terren dhe studimi në arkiva, biblioteka e muzeume, brenda
dhe jashtë vendit, e bëri të mundur realizimin e këtij monumenti shkencor dhe
kulturor.
Mbas një pune kaq
yë gjatë kërkimore - shkencore vërtet titanike të prof. Bardhosh Gaçes, më në
fund, edhe Vlora ka Enciklopedinë e saj, këtë vepër madhore të merituar.
Organizatorë
të veprimtarisë ishin Universittei “Ismail Qemali” Vlorë, Biblioteka Shkencore
“Nermin Vlora Falaschi”, Fakulteti i Shkencave Humane dhe të Drejtësisë, Qendra
e Studimeve Albanologjike, në bashkërendim me Shoqatën Atdhetare - Kulturore
“Labëria” dhe Bashkia Vlorë.
U
zhvillua kështu një veprimtari e nivelit të lartë akademik dhe atdhetar në
Universitet, pikërisht në Bibliotekë, në strehëzën e ngrohtë të diturisë dhe
kulturës dhe la mbresa të jashtëzakonshme krenarie për Vlorën dhe mirënjohjeje
për autorin. Në këtë aktivitet
morën pjesë pedagogë, studentë, shkrimtarë dhe artistë të qytetit intelektualë,
studiues, personalitete të kulturës dhe historisë lokale dhe kombëtare,
pushtetarë dhe deputetë të Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë.
Moderator: Albert
Habazaj;
Në panel: Albert
HABAZAJ, përgjegjës i Bibliotekës Shkencore, Universiteti “Ismail Qemali”;
Frosina Londo
QYRDETI, zëvendës rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë;
Ermal DREDHA, kryetar
i Bashkisë së Vlorës;
Vullnet SINA, deputet
i Kuvendit të Shqipërisë;
Bujar LESKAJ, deputet
i Kuvendit të Shqipërisë;
Flamur MAMAJ, prefekti
i Qarkut Vlorë;
Ermal MOÇKA, kryetar
i Këshillit të Qarkut Vlorë.
Takimi kulturor
dhe përurimi i librit “VLORA - FJALOR ENCIKLOPEDIK i prof.dr. Bardhosh GAÇE
sipas këtij programi me kumtesa, diskutime, përshëndetje, si dhe dy poezi.
1. Fjala e hapjes: Msc.
Albert Habazaj, përgjegjës i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora
Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë: ““Vlora - Fjalor
Enciklopedik”, një kontribut shkencor dhe historiografik”;
2. Prof.as.dr. Frosina Londo Qyrdeti, zëvendës Rektore e Universitetit
“Ismail Qemali”, Vlorë përshëndet në emër të Rektorit të Universittetit prof.dr
Roland Zisi, i cili ishte ideator i veprimtarisë, por për arsye pune nuk u
ndodh në Vlorë;
3. Prof.as.dr Monika Hasani, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe
Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë, UV;
4. Dr. Ermir Xhindi, pedagog i Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë,
FSHHD;
5. Deputeti Vullnet Sina, (Përshëndetje);
6. Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha, (Përshëndetje);
7. Dr. Edlira Çerkezi, pedagoge e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe
Letërsisë, FSHHD;
8. Dr. Bujar Leskaj, deputet, (përshëndetje);
9. Dr. Llukë Gjidede, përshëndetje në emër të Bregdetit;
10. Ahmet Demaj, kryetar i Shoqatës Labëria për degën e Vlorës;
11. Eqerem Canaj, shkrimtar; sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe
Artistëve “Petro Marko”, Vlorë;
12. Dr. Asime Feraj, specialiste e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe
Ballkanistike, FSHHD;
13. Doc. Odise Çaçi, historian, ish - pedagog në Universitetin “Ismail
Qemali”, Vlorë;
14. Dr. Alta Azizi Haluci, pedagoge e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe
Letërsisë, FSHHD;
15. Enver Memisha, studiues;
16. Dr. Pranvera Resulaj, deputete, pedagoge në Universitetin “Ismail Qemali”,
Vlorë;
17. Albana Hodo, mësuese, poete;
18. Drita Agaj, akovate, veprimtare;
19. Agim Ruka, mësues, poet, publicist;
20. Remzi Gjika, mësues, shkrimtar;
21. Apostol Basho, fotoreporter, poet popullor;
22. Prof. dr. Bardhosh Gaçe, autori i Enciklopedisë së Vlorës falënderon
organizatorët dhe disktutantët dhe shprehet që do të vijojë punë për plotësimin
e zërave dhe botimin e vëllimit të dytë të enciklopedisë së Vlorës..
Deputeti Vulnet Sina
mbështetës i veprimtarive kulturore të Vlorës u shpreh se "Vlora, fjalor enciklopedik" është përmendore e
vërtetë e Vlorës historike.
Me
kënaqësi të veçantë mora pjesë sot në promovimin e librit të profesor Bardhosh
Gaçes me titull "Fjalori enciklopedik i Vlorës", mbajtur në ambientet
e bibliotekës së universitetit "Ismail Qemali".
Në
afro 1200 faqet e kësaj vepre kolosale, lexuesi gjen të gjjtha pjesët e hartës
së Vlorës, që nga Novosela, Qeparoi, Kuçi, Mesapliku, Selenica, Sevasteri që
nga lashtësia e deri në ditët e sotme.
Në
këtë vepër enciklopedike, zënë vend pasuritë historike, kulturore dhe
artistike, të mbledhura ndër shekuj, të ruajtura madje dhe pasuruara, në muzetë
historike dhe muzetë e gjallë, në qendrën e themelimit të shtetit shqiptar.
Koha
është e çmuar për të gjithë, por fakti që profesor Gaçe nuk ka zgjedhur
rehatinë, por sfidën e jashtëzakonshme të dijes e hulumtimit, më shtyu ta
pyesja me kërshëri se si e organizonte kohën e tij duke ruajtur një
produktivitet kaq të lartë intelektual.
Në
fakt unë e di se e gjithë vepra e profesorit, do të ishte e pamundur pa
vokacionin e tij patriotik, genin dhe nervin intelektual dhe dëshirën për t'i
lënë trashëgimi brezave, vepra të cilët janë udhërrëfyes të vërtetë për Vlorën
dhe gjithë Shqipërinë
Edhe
deputeti tjetër i Kuvendit të Shqipërisë Bujar Leskaj, mbështetësi kryesor dhe
i vijueshëm veprimtarive
historiko - kulturore të Vlorës e quajti këtë
enciklopedi vepërn e jetës së prfesor Gaçes, që për ne është një bibliotekë në
lëvizje.
Prof. Dr. Bradhosh Gaçe dhe Enciklopedia e Vlorës