| E diele, 10.12.2023, 08:23 PM |
SHERBIMI FRANCEZ ME AGJENTIN E SHANTAZHUAR THAÇI E STËRKEQI KOSOVËN
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Së
fundi, u legalizua Draft Statuti për Asociacionin, i hartuar nga BE-ja. Shumë
reklamë u bë, u konsiderua si risi dhe fort i "avancuar" në krahasim
me Draftet paraprake. Për çudë, edhe kryeministri Kurti ishte shumë entuziast!
Por, siç thotë urtësia: "Fshati që duket, nuk ka nevojë për kallauz",
guidë.
Asociacioni
ka organet, si Kuvendi, Presidenti dhe zv.presidenti, bordi, këshilli
këshillëdhënës, administrata, zyra e ankesave, qeveria që
miraton rregullore, vendime, deklarata, udhëzime e tjera, të gjitha me
kompetenca ekzekutive. Pastaj ministra, flamur, stemë, kufinj administrativ dhe
elemente të tjera, janë terma të frikshme, që derivojnë autonomi territoriale,
duke lënë hapur mundësinë për shkallëzime tjera. Fillimisht, e bënë Serbinë
hisedare në Kosovë dhe, në perspektivë, për pretendime tjera, të ngjashme me
"Republika Srpska" të Dodikut, në Bosnje e deri në shkëputjen e
veriut të Kosovës dhe bashkangjitjen Serbisë.
Komisioni
i Arbitrazhit është risi tjetër e këtij Draft-statuti, që zgjidhë kontestet në
mes të Qeverisë dhe Asociacionit, të përbërë nga një anëtar qeveria,
Asociacioni, kurse kryetari do të jetë nga BE-ja. Vendimet në bazë të shumicës,
pra, të dy të tretave, neni 42, i cili nuk i nënshtrohet Gjykatës Kushtetuese
të Kosovës. Edhe nene të tjera janë mbi kushtetuesen. Vendimet janë të
plotëfuqishme, duke anashkaluar Gjykatën Kushtetuese!
Qeveria
e Serbisë, përmes Asociacionit mund të ofrojë shërbime shëndetësore dhe
arsimore. Madje rrezikshmëri direkte janë ndërtimet e shtëpive, banesave për
serbët, të cilat, me kalimin e kohës, mund ta ndryshojë strukturën e popullsisë
në Kosovë, duke pasur parasysh liberalizimin e dhënies të shtetësisë të Serbisë
rusëve, kinezëve dhe botërorëve të tjerë. Asistenca direkte e Serbisë, pa
doganë e detyrime tjera ligjore. E gjithë kjo cenon sovranitetin e Kosovës.
Dhe, rrjedhimisht, "Zajednica" nuk ka brirë!
Tashmë,
gjithçka është qartësisht e lexueshme: Stërkeqjen politike të Kosovës, e bëri
Sherbimi sekret francez - DGSE, me agjentin e tyre rrast të shantazhuar, me
dosjen e begatë kriminale, Hashim Thaçin. Edhe Draft-statuti aktual për
Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i reklamuar si propozim i BE-së,
realisht, është prodhim i binomit serbo-freng.
Një
qasje profesionale ndaj Asociacionit ka pasur dhe ka Prof. Dr. Mazllum Baraliu,
ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai mendon se "ky Draft-statut nuk është
zgjidhje, përkundrazi është më shumë se sa Asociacion, më shumë se autonomi territoriale
e substanciale. Është shtet në shtet, strukturë morbide, kancerogjene, e cila
është paralelisht me Kushtetutën, jashtë kushtetutës dhe e cila e cenon
substancialisht edhe sovranitetin dhe perspektivën e tij". Çuditërisht,
edhe pse Profesor Baraliu është konsideruar si i afërt me Vetëvendosjen, nuk e
kemi parë të jetë konsultuar, thjeshtë është anashkaluar!
Ky
Draft-statut, tashmë, llogaritet të jetë zyrtar, i propozuar nga BE-ja, i cili,
qysh tani ndjellë dhe kundërmon gjakderdhje, në kohë të pritshme, të afërt ose,
në perspektivë, të largët. Brezat shqiptarë do t´i vuajnë pasojat. Dhe, i
gjithë burimi i kësaj stërkeqje të Kosovës, është nga Shërbimi sekret francez,
i cili ia imponoi popullit të Kosovës agjentin e tyre, Hashim Thaçin, për të parë,
Zot të Kosovës, njeriun e shantazhuar me dosjet faktike të krimeve numerike.
Ngutia
dhe përvoja e hidhur e ratifikimit të Demarkacionit me Malin i Zi, është dëshmi
mjaftuese që Qeveria e Kosovës të bëjë kujdes dhe vendosmëri, për të mos rënë
përsëri në batakun e tradhtisë. Për një post të kryeministrit, u harruan të
gjitha premtimet e betimet, se "Demarkacioni humbës të tej 1.800 hektarëve
territor të Kosovës, nuk kalon!" Ishte skajmërisht e turpshme se
ish-krerët pushtetarë të atëhershëm, të aprovonin, madje lehtësisht, këmbimin e
një pjese të territorit, me fitimin e liberalizimit të vizave! Mendësi e
poshtër, idioteske, krimiale dhe tërësisht kundra-kombëtare. Edhe tani rrezikon
të përsëritet ajo marrëzi historike.
Pavarësisht
sanksioneve të padrejta, cinike dhe hapur diskriminuese e raciste, masave tjera
dhe kërkesave, tërësisht, alogjike të ekipit ndërmjetësues ndërkombëtar,
Draft-statutit, në formën dhe përmbajtjen, të propozuar nga BE-ja, përmes
Lajçakut, duhet thënë një - jo- e prerë. Realisht, populli i Kosovës është në
një pozicion të sikletshëm, por jo edhe me "bythë në prush", sa për
të pranuar një gjëmë të radhës, shtesë fatale edhe për brezat e sotëm dhe të
nesërm shqiptarë. Mjaft më me tkurrjen territoriale të Kosovës. Kujtoni datimet
historike të shekullit 19-të, 20-të, 21-të, të cilat prekin dhe trishtojnë
zemrat e shqiptarëve të përbotshëm.
Takimi
i fundit Lajçak-Vuçiq, i bërë në një atmosferë gazmore, ishte domëthënës.
"Draft Statuti i Asociacionit aktual, i ka elementet ekzekutive të
Marrëveshjes të vitit 2013 dhe 2015", - i tha Lajçak bashkëbiseduesit
Vuçiq, pa zënë në gojë asnjë nga Draftet tjera. Dhe, Vuçiq ishte shumë i
disponuar, pa manifestuar asnjë kundërshti. Në 14 faqet e Draft-Statutit, të
BE-së, tashmë, të botuar nga eksponenti i AAK-së, gjenë elemente të bollshme të
vetëqeverisjes, vetëmenaxhimit dhe të autonomisë territoriale, që tejkalon
Marrëveshjen e 2013 dhe të korrigjimeve të vitit 2015.
Ndërkombëtarët,
dhunshëm" e shpallën Kosovën "shtet multi-etnik", edhe pse 94 %
e popullatës janë shqiptarë, që nënkupton se është shtet mono-etnik. Por, kur
vendosen të japin të drejta enorme minoriteteve, krejt të veçanta në botë,
vendosen të bëjnë -Asociacion një-etnik serb-, në kundërshtim me Kushtetutën e
Kosovës, e cila nuk parashikon diçka të tillë! Për këtë populli ka një
shprehje: "Me çfarë kuti matë Dauti!"
Kryeministri Albin Kurti bëri propozimin praktik, një
Asociacion të tipit kroat, për komunitetin serb në Kroaci, të pranuar edhe nga
Serbia. Por, ky propozim, si një zgjidhje funksionale, u harrua dhe nuk po i
referohet askush këtij varianti. Pse ndodhë kjo, pse heshtet dhe nuk ngulmohet
edhe mëtej në modelin kroat?!
Dhe,
nëse kjo nuk pranohet, atëherë, duhet referuar teorisë juridike:
"Klausula
Sic Stantibus Rebus"
Arsyetimi
i ndërkombëtarëve se është nënshkruar një marrëveshje dhe duhet zbatuar,
pavarësisht kohës dhe rrethanave, në të cilat është bërë ajo marrëveshje fatale,
e devalvon një teori juridike, e njohur me emërtesën: "Klausula
Sic Stantibus Rebus", si normë juridike ndërkombëtare, për prishjen një
kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuar
rrënjësisht dhe dëmi që sjellë zbatimi i një marrëveshje të tillë, është fatal
për vendin, shtetin, siç është Asociacioni njëetnik për Kosovën! Qëllimet janë
të errëta, me prapavijë bërjen hisedare të Serbisë në Kosovë, duke krijuar një
"Republika Srpska", e cila paralizon funksionimin normal të shtetit
të Kosovës, deri në shkëputjen e një pjese të saj.
Rrethanat e ndryshuara, madje rrënjësisht, nga koha e
nënshkrimit të Marrëveshjës të Asociacionit, fatale për Kosovën, janë evidente,
të dukshme dhe bindshëm të arsyetushme:
1) Dialoguesit dhe nënshkruesit e Marrëveshjes për
Asociacionin, në vitin 2013, në Bruksel, janë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. I
pari ishte dhe mbetet i shantazhuar, tashmë, edhe i penalizuar me dosjen e
krimeve, nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, për vrasjet faktike
të kundërshtarëve politikë shqiptarë. Ndërsa i dyti, ishte i shantazhuar nga
SHIK-u i Hashimi Thaçit dhe Kadri Veselit.
Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje, më vonë, edhe ratifikim në
Kuvend, u bë në këmbim të lirisë të Hashim Thaçit, me bashkëpunëtorët, për
krimet e luftës dhe të pas luftës, kryesisht, vrasjen e oficërëve luftëbërës të
FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarëve të LDK-së; gazetarëve me integritet të
luftës. Por, edhe ekzekutimet brenda llojit, kuadrot të hershëm të LPK-së, për
ta eliminuar, paraprakisht, konkurrencën brenda partiake, në të ardhmen.
2) Ndërkombëtarët, BE dhe SHBA, bënë mëkatin e madh, kur
aprovuan kërkesën e Serbisë, për themelimin e -Asociacionit-, duke filluar edhe
presionin e vrazhdët dhe kërcënues ndaj Qeverisë së Kosovës. Kësaj ideje iu
bashkua kryeministri shqiptar Edvin Rama, i cili, në marrëveshje me Vuçiqin,
nismoi kërkesën për zhbërjen e Gjykatës Speciale, lirimin dhe kthimin e Thaçit
në pushtet, për ta realizuar "Zajednicën" dhe ndarjen e Kosovës.
Ndërkohë, opozita destruktive u premtoi ndërkombëtarëve se "vetëm hiqna
qafe Albin Kurtin, se ne e bëjmë -Asociacionin-, pa Albinin dhe qeverinë e
tij!" Intrigimet e opozitës, i denoncoi ndërmjetësuesi amerikan!
3) Sihariqin për bërjen e Asociacionit, e festuan serbët e
Kosovës; Beogradi zyrtar; "Dodiku me Republikën e tij dhe Moska! Kjo
trimëroi Serbinë dhe në koordinim me Moskën, me qëllimin perspektiv, për
krijimin e "botës serbe", nën shembullin e "botës ruse", që
dëshmon me agresionin e saj, për ta bashkuar Ukrainën dhe disa nga
ish-Republikat Sovjetike. Dhe, njëkohshëm, afishuan slloganin në veriun e
Kosovës, në Serbi, në Mal të Zi (nga serbët vendorë), në "Republika
Srpska" në Bosnje e deri në Moskën ruse: "Kur ushtria serbe do të
kthehet në Kosovë"?!
4) Tashmë, konfirmimi edhe nga shefi i Sigurimit shtetëror të
Francës, Pierre Seramy, në TV "CANAL +" se "Hashimi Thaçi është
agjent i ynë, agjent i Francës", rrjedhimisht, edhe agjent i Serbisë, i
shantazhuar, njëherësh, nga Serbia dhe ndërkombëtarët, me dosje faktike të
krimeve, gjatë dhe pasluftës, kryesisht, shantazhimin, kërcënimin, arrestimin,
burgosjen, maltretimin dhe vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë,
dëshmon, madje, bindshëm, se nënshkrimi i "Zajednicës" në vitin 2013,
është bërë nën shantazhimin e tmerrshëm ndaj Hashim Thaçit.
Për të shpëtuar nga një dënim i merituar, i gjatë, ndoshta,
edhe të përjetshëm, Hashim Thaçi bëri nënshkrimin e Marrëveshjes për
-Asociacionin- ("Zajednicës"), e komunave me shumicë serbe, fatale
për Kosovën! Dhe, ky fakt e zhvlerëson, madje në plotni, Marrëveshjen e vitit
2013, ai bëri krimin ndaj Kosovës, në vetëmbrojtje për dënimin e rëndë të
pritshëm, respektivisht, në këmbim të lirisë personale!
Nga 4 (katër) faktet e cituara më lartë, është e mjaftueshme
për shqiptarët dhe ndërkombëtarët, për të kuptuar qëllimet errëtake të
Beogradit, se nëpërmjet Asociacionit, në perspektivë, ta realizojë ndarjen e
veriut të Kosovës dhe bashkangjitjen Serbisë. Për këtë pnunoi shumë dhe me
përkushtim të çuditshëm Hashim Thaçi, me PAN-in e tij, si një -Ndërmarrje e
Përbashkët Kriminale-!
Andaj, heqja nga agjenda e dialogut ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë, të - Asociacionit -, i konsideruar si "kancer i Kosovës",
nga vet nënshkruesi i tij, Hashim Thaçi, madje harrimi i tij, si një ëndërr e
keqe, e trishtë, është domosdo e kohës, për të vazhduar në normalitet
funksionimi i shtetit të ri dhe të brishtë të Kosovës.
Prandaj, ngulmimi i mëtejmë i ndërkombëtarëve, për krijimin e
çfarëdo niveli të Asociacionit, është provokim i rëndë dhe lëndim shpirtëror i
shqiptarëve të përbotshëm, pas përgjakjes tej një shekullore, që përjetuan
brezat shqiptarë, nga hordhitë pushtuese serbo-sllave.