Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Koha e së vërtetës

| E diele, 10.12.2023, 08:30 PM |


Atdhe Geci

KOHA E SË VËRTETËS

Shumë shekuj  ka  pritur Kosova dardane

që Adem Jashari, fatin e atdheut të  tij  ta

ta vështroj përmes thëllimeve të pushkës

në kauzë dhe nevojë do të jemi së bashku

por, përpara s´e të jetë fundi i këtij vendi

secili nga ne do ta japë  gjakun për atdhe,

që hiri i kohrave të ketë prushin e gjakut!

Koha e së vërtetës për  shqiptarë jemi ne,

u thoshte trimave të tij  në malet e Ilirisë.

që Kosova të jetë vetë zot i fatit të vendit.

Ky vend ynë i copëtuar  nga  fqinjët tanë

në katër molla të gjakut: gegë  dhe toskë,

lab ( llap ) dhe çamë  janë  kauzë e lirisë!

Ai që do t´ia kthej  emrin atdheut në Iliri

do ta nderon  Pirron  e  Gjergj Kastriotin

do ta nderon Naimin dhe Ismail Kadaren

do ta nderon  Fishtën  e,  Adem  Jasharin

do ta nderon gjuhën shqipe  dhe arsimin,

si dhe katër Mollat  e  gjakut  të Atdheut...

I  lindur    ditën  e  flamurit Kombëtar

i tërë kombi ynë tani feston dy ditëlindje:

Ditën e Flamurit  dhe    Adem Jasharit!

Atdhe Geci - Poezi nga libri në botim, "Iliada shqiptare"