| E diele, 10.12.2023, 10:41 AM |
Viron KONA
Zanate
Epigram
Pronari
(italian, grek, francez, gjerman...) pyet të riun që ka shkuar refugjat
ekonomik:
-Di
të bësh mur?
-Jo!
-Di
zanatin hidraulik?
-Jo!
-Di
të shtrosh pllaka?
-Jo!
-Di
të bësh instalime elektrike?
-Jo!
-Di
të lyesh me bojë?
-Jo!
-Di
të vësh tjegulla në çati?
-Jo!
-Di
ndonjë nga zanatet: marangoz, rrobaqepës, këpucar, kuzhinier? Di të rregullosh
televizorë, frigoriferë, celularë, kompjutera, kondicionerë...
-Jo,
jo, jo...!
-Atëherë,
merr këtë lopatë e këtë kazmë,
dhe
gërmo kanale, gërmo, gërmo, gërmo!