| E enjte, 07.12.2023, 08:57 PM |
Me
Ilir Ikonomin në “Zërin e Amerikës” në Washington
KA
ARDHUR IMZOT FAN NOLI,
NA
E KA SJELLë ILIR IKONOMI TANI..
Nga
Visar Zhiti
Ka
disa ditë që ka ardhur, po takon shqiptarë, po shkon andej këndej si misionar,
magjepsës si ai, në universitete, biblioteka, tubime, etj, ja, erdhi dhe në
shtëpinë time, - thjeshtë si libër - dhe siç ndodh, kur vjen dikush që e do,
duhet t’i lësh të gjitha dhe duhet të merresh me të, me pritjen e tij, duhet ta
dëgjosh, i mençur, i rëndësishëm, “i pashoq” do të thoshte im atë, fanolist
atëhere dhe vërtet dhe te Noli ka diçka atërore, s’është fjala thjeshtë për
historinë a detyrën, as për moshën e shkuar, që e mendojmë gjithmonë të atillë,
por për diçka tjetër siperane, për porositë e vyera dhe përvojën e madhe, e
gjitha dije dhe vrull, ku ndërkaq ai duket i ri dhe i nevojshëm dhe shkëlqen…
S’ka
si të jetë ndryshe, e ka sjellë Ilir Ikonomi…
Ta
lëmë entuziazmin e librit për herë tjetër, në fakt ka ardhur Ilir Ikonomi,
ashtu siç di të vijë ai, rrallë dhe bukur dhe ardhjet e tij janë ngjarje. Këtë
radhë është shfaqur si Fan Noli, një risi marramendëse…
E
njohëm kur erdhi si Faik Konica, aristokrat dhe fin, mendjendritur dhe nopran
elegant, patriot dhe perëndimor, pastaj i armatisur si Esat Pashë Toptani,
konfliktual i hapur, që mjegulla e bën të duket herë si tigër e herë si
dhelpër, që shkund nga trupi akuza si shigjeta të hedhura mbi të, me plagët që
janë të kohës, të vendit… dhe tani hapi dyert si Fan Noli, sapo erdhi, me
bagazhet e apostullit, të rrëmben me ato që tregon, me aventurën që do ta
vazhdojë dhe me dy libra të tjerë.
Dua
të them se Ilir Ikonomi e do personazhin që zgjedh nga historia e popullit të
tij, kur të gjithë trashëgojmë diçka prej tyre, në mendësi e bëma, ndërsa Ilir
Ikonomi vishet me ta, bëhet ata, me besnikërinë ndaj faktit, të dokumentit në
dosjet e tyre, që i mbush plot, duke kërkuar me vullnet dhe inteligjencë dhe
dëshmisë, pasi i gjen interesanten dhe risinë, i jep frymë, i jep kohë.
Madhështia
e veprave të Ilir Ikonomit është se ai sjell kohë historike t? atdheut, realitet si
një kronikan skrupuloz, që aq sa e shkuar, ngjan dhe ?shtë vlerë e sotme dhe
në ndryshim nga historianët akademikë, ajo që zgjedh të shkruajë ai, vjen e
gjallë, e lë të jetojë vetë, duket se nuk ndërhyn, gjykojeni ju, duket sikur
thotë, unë solla histori.
Po
ai sjell më shumë se aq, bëmat të kthyer në vlerë, përvojën të shndërruar në
porosi, me akademi pa akademizëm, me saktësi shkencëtari, teksa mbart emocion
historie. Nuk bën autopsi realitesh, por i ngjall ato, gati si në roman, duke
mbetur historian i shkëlqyer, madje i gozhduar dhe në data…
Prandaj,
do të thosha se duket se janë personalitet e historisë që s’dihet me ç’zell
hyjnor, zgjedhin Ilir Ikonomin për monografinë e tyre… Pse, ai ka karakterin e
tyre? Ilir Ikonomi është vetvetja, hesht dhe di të dëgjojë, takimet me të janë
serioze dhe po aq t?
përzemërta, duhet të jenë të shumta në llojshmëri, që nga Shqipëria e tij e
Kina ku ka qenë student e në SHBA, ku jeton dhe punoi për vite të t?ra si gazetar i “Zërit
të Amerikës”, aty e kam takuar, në Washington, por edhe në Tiranë, ndërkaq ai m?soi shumë nga
historigrafia amerikane, punën me dukumentin, q? ?shtë dhe pasion dhe mjesht?ri, duket se i
interesojnë dijet e së vërtetës, kur e lexon, kupton se historia për atë nuk
është e kaluar e mbyllur, ajo vazhdon si një e tashme, paçka se e dikurshme, te
njerëzit me të cil?t
rri, zbulon histori dhe te historia gjen njerëz të veçantë, të arrirë, duket se
e tërheqin më kompleksët, në nj?
farë mënyre “të dështuarit gjenialë”, të ndërprerët m? saktë, ku tërheqja apo
dështimi i tyre është vepër madhore, është histori, Konica i tij është
shumëçka, një kryevepër, por ai s’deshi të bëhej shkrimtar i mirëfilltë dhe
është dhe i tillë, Esat Pashë Toptani është luftëtar ambicioz, i një diplomacie
vulgare, s’u bë dot lider, madje i damkosur si tradhtar, por e lëvizi historinë
e atdheut… Tani Fan Noli, që arriti të bëjë një revolucion, nuk e mbajti dot,
“prifti bolshevik” e kanë quajtur, autoqefalist, orator, Skënderbejan,
Shekspirolog, meshtar Bet’hovian, i zemëruar me regjimin e Hoxhës, etj, por të
presim historianin Ilir Ikonomi, zbulesën e tij. Sepse ai di të sjellë kohë të
atdheut.
Një
kafe në Tiranë…