| E merkure, 06.12.2023, 08:41 PM |
Mirushin
ma ka prezantuar miku im, i ndjeri Fatos Baxhaku, diku rreth vitit 2010.
Mirushi interesohej për vendvarrimin e dajës së tij Skënder Çela, i vrarë pa
gjyq nga regjimi komunist në Pogradec në vitin 1946. Vite më parë Mirushi kish
gjetur në Arkivin e PPSH-së një dokument që hidhte dritë mbi autorët e këtij
krimi. Për ironinë më të madhe, sipas tij, nipat e njërit nga vrasësve, figurë
publike, këtë dokument e kishin përdorur për të fituar strehim politik jashtë
vendit me argumentin se u kërcënohej jeta nga një gjakmarrje e njerëzve të të
vrarit. Pas disa muajsh kërkimi munda ta identifikoj si rast. U gëzua tej mase
Mirushi. Në mungesë të një mundësie për të bërë një kërkim të plotë, organizoi
një ceremoni në Qafë Plloçë për nderimin e dajës së tij, i cili ishte vrarë pa
lindur ende ai. Pushofsh në paqe artist dhe njeri i madh!