| E marte, 05.12.2023, 08:54 PM |
Legjenda
e Liqenit të Zi
Nga
Shyqyri Fejzo
Mali
i Komjanit Liqeni i Zi dhe mali i Lenies gërshetohen në mënyrë të pa
zgjidhëshme në një legjendë. Të tre këto objekte të mëdha së pari në legjendë,
del prejardhja e emrave të tyre. Gojëdhënat dhe rrëfenjat e popullit kanë lënë
dhe vazhdojnë të lënë gjurmë në jetën e shoqërisë njerzore të këtyre trevave.
Është në cilësinë e traditën për legjendat që personazhet dhe ngjarje të
prezantohen si fuqi mbi natyrore. Nga ana tjetër, pjesë e legjendës është dhe ndonjë objekt
konkret, a personazh dhe emra te
vërtetë. Ndalim konkretisht për “Legjendën e Liqenit të Zi”.
Në
fshat jetonte dhe punonte një djalë i ri me emrin Komjan, që e kishte shumë për zemër blegtorinë. Tufat
e tij me dele dhe dhi ishin me nam në tërë fshatin e më tej. Në vjeshtë ai
tufat i sillte në fshat dhe banesën me kashtë (stanet) dhe vathat i ngrinte në
rrëzë të një mali gjigand që me majën e tij,
dukej sikur prekte retë. Sa kalonte festa pagane e Shëngjergjit, kur bari e lulet zaptonin dhenë, ai tufat i ngjitëte në një mal të lartë, ku kullotat dhe uji ishin shumë të mira. Vec
zileve e këmborëve të tufëve që zhurmonin këndëshëm, njerëzia dëgjonin me shumë dëshirë dhe
meloditë e fyellit të bariut të ri. Njerëzia thoshin se si ai në nahije dhe në fshat nuk e arrinte në
rënien e fyellit.Si Pani i Lashtë me gunë,
ai i binte 17 avazeve që njiheshin deri atëhere për veglën magjike të
fyellit.
Legjenda
thotë se atë behar ai gjithë qejf, me
tufët përpara, me mushkën ngarkuar, me qenin fyellin e krrabën në dorë, nisen në mal,
drejt Liqenit të Zi ku kishte menduar të ngrejë stanin. Si i sitemoi të
gjitha nxori bagëtinë nga vatha e i shpërndau me ballë në kullotë. Bari ishte
në gju dhe bagëtitë krijonin vazhdë
(rrugë) në bar kur shkonin .Bariu i ri u ul në një rrungajë druri pranë liqenit, la
cantën e lëkurtë dhe krrabën në një anë. Hodhi një vështrim nga tufët që ishin
shtruar në kullotë, lagu me ujë të
liqenit duart, ja shkoi fyellit dhe kurdisi një melodi nga azaet që dinte ai. Në ato male, buzë liqenit të Zi, ku ai shërbente si pasqyrë e maleve për
rreth, melodia e fyellit dëgjohej
magjishëm. Pa pritur në liqen krijohen valë të fuqishme dallgët e të cilave po
lëpinin dhe rrungajën ku qëndronte bariu. Pa pritur mes dallgëve shfaqet fytyra
e një vajze bukuroshe e buzëqeshur si vetë natyra për rreth, të cilën Komjani e quajti Zanë.Si hëna që
ndrit në ujrat e liqenit
Si
hëna që ndrit në ujrat e liqenit
Me
një vështrim tryelë plot magji
I
ndrinin bebzat ngjyrën e argjendit
Si
flutur që dridhet qerpiku mbi ta rri.
“Cila
je ti? Djall apo hije?”
Pyet
zë dridhur i gjori bari
“Jam
bija e liqenit, quhem Lenie
Kato
gjëra të gjitha ti nuk i di.
Lenia
i tregoi Komjanit se ishte rritur jetime në liqen.Prindët ndërruan jetë nga një tërmet .
“Kaq
bukur i binte fyellit im atë që moti”
Buzëqeshja
i endej në fytyrën e saj
Në
sytë margaritar i shkëlqente loti
“Më
jep dorën të dal” i foli pastaj.
Komjani
e merr në gji, e përqafon dhe të dy
nisen tek stani. Aty bariu bën një pritje të rrallë.
Në
sofër mishi, djathi e kupa me dhallë
Lenia
e ndrojtur si erë pranverore
“Fyellit
bjeri, fyellit, për atë kam ardhë”
Foli
si jehonë në sofrën baritore.
Komjani
atë cast i provoi të gjitha avazet që dinte në rënien e fyellit. Buzë mbrëmje
del nga stani të futë në vathë
dhentë, të lidhë qentë. Po kur u kthye
Zanën e bukur Lenie nuk e gjeti aty. U shqetësua, thirri me emër sa mundi, por nuk mori as një përgjigje.Doli nga stani
kërkoi për rreth, përsëri nuk gjeti
gjë.Të nesërmen heret, merr krrabën dhe
fyellin dhe niset tek liqeni. ”Lenie, Lenie, ku je? Thirri sa i hante zëri.Në
vend të përgjigjes erdhën dhjetra zëra të tjerë që përqeshnin
Komjanin:”Lenie, Lenie, ku je?” E
përsëriti dy tri herë thirrjen po zërat vazhdonin ta përqeshin. Atëhere Komjani kap fyellin dhe fillon ti
bjerë melodisë “Tanë moj Tanë”, të ciln
ai vetë dhe zana e kishin pëlqyer shumë.
Për cudi dhjetra fyej të tjerë, me tinguj sikur delnin nga liqeni, përqeshnin Komjanin me të njëjtën melodi.
Ju
fola njëherë, e kini kot
Bëni
sat ë doni zhurmë
Lenia
tani e ka një zot
Të
gjithë ta dini, e dua shumë.
Fyellin
dhe krrabën fort shtërngoi
U
kredh në liqen pa nxjerrë zë
Për
të gjetur Zanën guxoi
Dallgët
e përfshinë, e futën në të
Duke
kërkuar në zgafellat e liqenit, ai e
gjen zanën Lenie. Gëzojnë të dy dhe pas ca ditësh bënë dhe dasmën. Muarën pjesë në dasëm gjallesat që jetonin
për rreth, krojet, pemët,
zogjtë. Melodia e fyellit të Komjanit gëzonte dasmorët. Më pas ka
ngjarje të tjera ku cifti shpërndan mirësi:
Burimin
e ftohtë njerzve u dhurojnë
E
vendosën një ditë ata të dy
Sëmundjet
me ujin e tij të shërojnë
Në
botë nuk ka një tjetër si ky.
Shkrimtari
e publicisti Shyqyri Fejzo, autori i tekstit të kësaj legjende provon ujin e
Liqenit të zi.
Nuk
dimë c’u bë me ciftin e rrallë
Ata
punuan dhe dhuruan me zemër
Për
ta këndohet legjendë e përrallë
Maleve
dhe vendit i dhanë emër.
Kështu
mbyllet kjo legjendë. Sot e gjithë ditët Mali Komjan qëndron madhështor, dhe Mali Lenie I gjelbër i bukur gjithnjë,
qëndron përballë. Liqeni i Zi, me
burimin e ftohtë të Liqenit të Zi që dhuroi cifti i ri, vazhdon të mjekojë njerëzinë nga sëmundjet.Me
mijra njerez nga vendi dhe shtetet fqinje vinë aty në banjot baleare me uje të
ftohtë mineral filluar nga 15 Gushti e vazhdojnë një muaj cdo vit.
Këtë
legjendë autori ka preferuar ta shkruajë në vargje. Recitimin e bëri zoti Demir
Gjergji me zërin e tij brilant, i cili
fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Filmi dokumentar u montua në studion “Leniafilm”
nen kujdesin e zotit Kushtrim Bici.Ky monument i rrallë natyre vec vlerave
kurative dhe turistike, me këtë legjendë shton vlerat e veta.
Shyqyri Fejzo
Hamburg, Gjermani.