| E hene, 04.12.2023, 08:39 PM |
‘Draft-Statuti’ i ndarjes së sovranitetit në dysh!
Shkruan:
Florim Zeqa
Sipas
përmbajtjes preliminare të ‘Draft-Statutit të Asociacionit, fillimisht do të
kemi të bëjmë me dy sisteme parale të arsimit dhe shëndetësisë, të cilat më pas
do t’na çojnë në ndarje juridike të dy etniteteve në Kosovë.
Draft me dykuptimësi dhe
interpretime të dyfishta
‘Draft-statuti
i Asociacionit’ i mbajtur i fshehur për javë të tëra, më në fund u bë publik,
iu dorëzua Qeverisë dhe Opozitës nga Bashkimi Europian, draft i cili është
publikuar edhe në mediat e shkruara dhe elektronike.
Shkrimi
në hyrje të ‘Draftit’, ku thuhet: “Në respektim të pavarësisë, autonomisë dhe
integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, lenë për të nënkuptuar
sovranitetin e dyfisht të shtetit të Kosovës, të ndarë mes serbëve dhe
shqiptarëve.
Që
në fillim të ‘Draftit’ vërehet objektivi primar, i dhënjes së kompetencave të
posaçme komunitetit serb në Kosovë!
Në
shumicën e Neneve dhe paragrafeve të këtij ‘Draft-Statuti’ për Asociacionin
ndeshemi me paqartësi dhe dykuptimësi, të cilat më pas do t’iu përshtaten
rrethanave kohore.
Filluar
nga Neni 12, i bashkëpunimit me Serbinë, e deri tek Neni i fundit kemi
dykuptimësi dhe hapësira për interpretime të dyfishta. Madje në Nenet 13 dhe 14
vërehen qartë kompetencat specifike dhe ekzekutive, ku Asociacioni ka të drejtë
të nxjerr rregullore dhe të merr vendime të pavarura nga institucionet
qendrore.
Nenet
e sipërpermendura e përcaktonë qartë funksionimin paralel të sistemit
shëndetësorë dhe arsimor të Serbisë në Kosovë. Pra, do t’i i kemi dy rrjete
paralele arsimore dhe shëndetësore: Rrjetin Arsimor të Kosovës dhe Rrjetin
Arsimor Serb të Kosovës, do ta kemi Rrjetin Shëndetësor të Kosovës dhe Rrjetin
Shëndetësor Serb të Kosovës.
Kësisoji,
Rrjeti Arsimor dhe Rrjeti Shëndetësor Serb i Kosovës fillimisht do të
funksionojnë si “ofrues privat” me Serbinë si kontributdhënëse financiare me
zyrat e saj të vendosura në Kosovë.
Paradoksalisht,
këta “ofrues privat” të sistemit arsimor dhe shëndetësorë do të marrin edhe
liçencë operimi në përputhje me ligin në fuqi! Kjo është ajo dykuptimësia apo
më mirë të themi, ndarja e sovranitetit të Kosovës në dysh, mes Kosovës serbe
dhe asaj shqiptare!
Në
momentin e themelimit të Asociacionit, “ofuesit privat” të arsimit dhe
shëndetësisë serbe që vijnë nga Serbia në Kosovë do të lirohen nga të gjitha
obligimet doganore me rastin e sjelljes së teksteve shkollore, barnave dhe
pajisjeve tjera shëndetësore!
Se
vërtetë kemi të bëjmë me sovranitet të dyfisht dhe sistem paralel të rasimit
dhe shëndetësisë në Kosovë, e thotë paragrafi në vijim: “Funksionimi i këtyre
rrjeteve në asnjë mënyrë nuk do të kufizojë apo pengojë sistemin ekzistues të
shkollave publike në Kosovë dhe të sistemit të kujdesit publik shëndetësorë në
Kosovë”!
Meqë
‘Draft-Statut’ është me afat të përkohshëm-dy vjeçar dhe pa kompetenca
eksplicite ekzekutive, do të jetë në monitorim ndërkombëtar. Mirëpo, askund nuk
parashihet se çfarë do të ndodhë pas dy viteve me të drejtat dhe aspektet
ligjore të këtij Asociacioni!