| E hene, 04.12.2023, 09:04 PM |
...
Në Gjenevë të Zvicrës shqiptarët festojnë:
GËZUAR
111 VJETORIN E PAVARËSISË!
Nga
Nexhmije Mehmetaj
Dita
e shumëpritur për të festuar 111 vjetorin e Pavarësisë erdhi me plot ngjyra
gëzimi për mërgimtarët shqiptarë të Gjenevës. Të festosh 28 Nëntorin, festën e
përbashkët të të gjithë shqiptarëve do të thotë është nder, respekt por edhe
detyrë për gjithë luftëtarët e lirisë e pavarësisë të kombit tonë që derdhen
gjak lumenj për të u çliruar nga pushtuesit shekullor të perandorisë otomane
turke.
Më
2 nëntor Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” së bashku me shoqatat tjera
atdhetare të mërgimtarëve shqiptarë që
veprojnë në Gjenevë : “Ansambli Gëzuar” ,
“Rinia Kontakt”, “ Grupi Hareja” , “Komuniteti Shqiptar në Gjenevë”,
“Zhegra” , “Studenti” kremtuan së bashku festën kombëtare 28 Nëntorin, në
qytetin e bukur Les Avanchets.
Qindra
shqiptarë u mblodhën së bashku me një entuziazëm të pa përshkruar për të
kremtuar 111 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Fëmijët të shoqëruar nga
prindërit, bashkatdhetarë të gjithë brezave, përfaqësues të ndryshëm, media
vinin grupe - grupe dhe uronin njeri tjetrin: Gëzuar 111 Vjetori i Pavarësisë!
Të
ftuarit që na nderojnë gjithnjë me praninë dhe mbështetjen e tyre ishin
përfaqësues nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Gjenevë, Teuta Agai
ambasadorja e Maqedonisë V në OKB, kryetari i komunës Grand Saconnex, e të
tjerë.
Programin
e filloi kori i nxënësve me interpretimin e Himnit kombëtar, këngën solemne që
i kushtohet atdheut, simbolit të kombit dhe Shqipërisë tonë.
Më
pas takimin e hapi avokati Liburn Mehmetaj, kryetar i LAPSH si dhe përfaqësues
i Këshillit organizativ të këtij manifestimi. Duke i përshëndetur dhe falënderuar të pranishmit
shtoi.- Flamuri shqiptar vezulloi më 28 nëntor 1443 në Krujën e Skënderbeut dhe
më 28 Nëntor 1912 në Vlorën legjendare.
Të rrallë janë popujt që kanë një histori shumë të lashtë të simbolit
kombëtar. Dhe ne shqiptarët jemi ata që e mbajmë këtë simbol në zemër dhe në
shpirt. 28 Nëntori nuk ishte thjesht një akt i rëndësishëm, një datë historike.
Kjo datë shënoi krijimin e shtetit shqiptar, një rrugëtimi të gjatë në të cilin
është duke ecur dhe sot. Një ditë e
madhe si kjo evokon vlera. Ajo është vulosja e të arriturave si komb, është
krenari kombëtare... Ai vazhdoi, foli edhe për rëndësinë e mësimit të gjuhës
shqipe tek fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër. LAPSH ka krijuar një
fole të ngrohtë për komunitetin, këtu në Gjenevë çdo ditë e më shumë po shtohet
numri i nxënësve, por presim që ky numër të rritet në vazhdimësi. Një mbështetje e tillë gëzon dhe do ta gëzojë
vlerësimin e komunitetit tonë -tha ai nder të tjera.
Më
pas fjalën e mori znj Teuta Agai ambasadore nga Maqedonia V pranë OKB në
Gjenevë, një personalitet i femrës shqiptare që foli më shumë se kurrë për
atdhetarizëm dhe dashuri njerëzore. Kumbimi i fjalëve të saj drejtuar të
pranishmëve mori një ngjyrim mjaft të fuqishëm. Rrugëtimi i saj në promovimin e
vlerave kombëtare ishte tepër e vështirë si bijë e një familje të persekutuar.
Ndër të tjera i porositi fëmijët shqiptarë që asnjë mos të mungojë nga shkolla
shqipe. Shkolla është vatër e promovimit të vlerave tona kombëtare që nga
historia e lashtë e deri në ditët e sotme...
E
shtuna ishte një ditë e veçantë... aq më tepër në fytyrat e nxënësve të
shkollës shqipe të Gjenevës, shihej gëzimi sidomos tek ata që ishin në
programin festiv shkollor. Në poezitë që recituan dhe këngët që kënduan kishte
shumë çiltërsi dhe dashuri për gjuhën e të parëve. Kostumet popullore të fëmijëve, serioziteti
me të cilën ata u paraqitën në skenë ishte një sukses i plotë.
Emocione
të papërshkrueshme e kanë pushtuar sallën kur në skenë u ngjitën artistët e
këngës shqipe bashkëshortët Shpejtim dhe Afërdita Krasniqi të shoqëruar nga
djali i tyre Elioni, një familje e mrekullueshme, model nga Prizreni i Kosovës
që me zemër ruan e kultivon muzikën shqiptare.
Aktivitete
të larmishme dhe të arrira zhvilluan të gjitha grupet artistike e kulturore që
ishin të pranishme.
Është
e pamundur që t’i fiksosh të gjithë, por një gjë është e sigurt:
I
gjithë aktiviteti u shoqërua me këngë patriotike, nën sfondin kuq e zi, sollën
kulturën burimore para shikuesve të shumtë, që u shoqëruan gjatë me duar
trokitje.
Në
ketë mes që i pranishëm edhe këngëtari i mirënjohur Nimon Mushkolaj.
Z.
Nasuf Nuhiu kryetari i shoqatës Komunitetit Shqiptar të Gjenevës, pati një
fjalë rasti, vlerësoi suksesin e studentëve shqiptar dhe shpërndau nga një
Mirënjohje.
Në
ketë eveniment plotë emocione vallëzuan dhe kënduan e na treguan sa mirë është
kur bashkohesh nën tingujt e gjuhës shqipe.
Në
fund pjesëmarrësit e shumtë bënin foto me njeri tjetrin, takoheshin me emocion
dhe dashuri duke u larguar me mbresa nga më të mirat për këtë veprimtari të shkëlqyer
e të përkushtuar në nderim të 28 Nëntorit – Dita e Pavarësisë së
Shqipërisë.
Nexhmije Mehmetaj
Gjenevë, 04. 12. 2023