Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vahit Nasufi: Lamtumirë Zef Deda

| E diele, 03.12.2023, 08:55 PM |


Vahit Nasufi

LAMTUMIRË ZEF DEDA

Mori Shkodër pse po qan,

Sytë prej lotëve nuk t`u thanë,

Unë pse qajë, mos më pyet,

Një nga një, po m`shuhen yjet!

N`vitin 2023, më 24 nëntor,

U shua edhe një meteor,

U nda nga jeta një artist,

Zef Deda - humorist!

Më 27 korrik 1950 -të,

Zef Deda erdh në jetë,

Lindi n`Shkodër ky aktor,

E fali Zoti t`bëjë humor!

Ishte njeri i devotshëm,

Një puntor i pa lodhshëm,

Si koleg, shok dhe mik,

Ndaj secilit ishte besnik.

Aktroi vetë dhe me shokë,

La pas tij, një epokë,

Ka lënë vepra një thesar,

Skeçe komike, një hambar…

Ishte aktor i komedisë,

I teatrit, kinematografisë,

Gjigant i skenës, televizorit,

Ishte mjeshtër i humorit!

Shumë bukur emitonte,

Këtë dhunti e shfrytëzonte,

Që e pat prej Perëndisë,

Çarli Çapli i Shqipërisë.

Na shkojnë lotët nëpër faqe,

Ylli humorit, prehu në paqe,

Ishe njeri dhe artist i mirë,

Zef Deda, lamtumirë.

Kërçovë, dhjetor 2023