| E shtune, 02.12.2023, 08:58 PM |
Masakra e komunistëve grek mbi shqiptarët e Kosovës më 9 Maj 1947 në Kretë të Greqisë
Nga
Nue Oroshi
Në
mesin e shumë Masakrave që kanë kryer serbët, malazezët dhe grekët që asnjëherë
nuk u ngopën me grabitjen e tokave shqiptare hyn edhe Masakra e komunistëve
grek më, 9 Maj të vitit 1947 në Kretë të Greqisë. Kjo Masakër është ndër
më të veçantat për llojin e masakrave të kryera. Është e veçantë për faktin se
këta shqiptarë atdhetarë që ishin antikomunistë të përbetuar kishin marr
strehim politikë në Greqi. Por greku nuk ka besë e proletarët komunistë
gjithëherë kanë bashkëpunuar në mes vete siç
ishte edhe ky bashkëpunim në mes të komunistëve grek, jugosllavë dhe shqiptarë
për vrasjen e nacionalistëve atdhetar nga Kosova. Jam i bindur se shumica nga
familjarët e të vrarëve nuk e kanë ditur dhe nuk mund ta dinë edhe sot se ku ju
janë vrarë familjarët e tyre, e mos të flasim për varret e tyre dhe vendin se
ku janë gjuajtur pas vrasjes se tyre,që ju ka humbur çdo shenjë.
Vlenë
të veçohët fakti i qëndresës dhe mosdorzimit të këtyrë atdhetarëve shqiptarë
nga Kosova të cilët edhe pse pa armë ata shfrytzuan çdo gjë që kishin të
qëndrojnë heroikisht ku shumica prej tyre u vranë në përpjekje për të mos u
dorëzuar asnjëherë.Tre prej tyre u dogjën mbrenda në shtepi dhe pjesa tjetër
shpëtuan me plagë në trup. Kjo masakër tregon qartë se komunistët pansllavistë
kryen masakra të çmendura kundër shqiptarëve si në Kosovë, Shqipëri,Mal të Zi,
Maqedoni dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare. Para lexuesve po e sjell
këtë shkrim ekskluziv dhe me fakte historike për këtë Masakër që ndodhi
më, 9 Maj 1947. Ky material është marr nga Arkivi i Kapidan Ndue Gjon Markut që
është edhe arkivi i Blokut Kombtar Independent ku këto materiale më janë afruar
nga e bija e kapidanit Bianca Gjomarkaj të botuara në "Albania Libre "që ishte organ i Blokut Kombtar Independent, e
ku po e japim në tersi:
"Më 9 Maj të vitit
1947,në ora 4 mbas mesit të Natës, në qendrën e Nënprefekturës Fera Petra në
Kretë, një batalion i komunistave grekë e rrethojnë shtëpinë,ku po flinin 28
shqiptarë nga Kosova,emigrant politik. Shqiptarët ishin vendosur në këtë vënd
prej auktoriteteve greke, dhe merreshin me punime bujqësie pranë familjeve
greke të vendit.
Në
këtë mënyrë ata siguronin shpenzimët e jetesës së tyre. Natyrisht nuk kishin me
vete asnjë lloj arme.Nuk kishin gjithashtu asnjë mbrojtje të posaqme nga ana e
auktoriteteve .Ata e kalonin gjithë ditën duke punuar dhe ndaj të ngrysur
mblidheshin së bashku në një shtepi që u kishin caktuar për fjetje e banim.
Natën e 9 Majit 1947 batalioni i komunistëve grek i përbërë prej më tëpër
se 300 vetash nis të rrethoj ndërtesën e nënprefekturës kazermen e
korofillakavet dhe mbasandej shtëpinë ku flinin.Mbas e plotsojnë rrethimin mirë
e mirë fillojnë sulmin.Patrullat komuniste i lëshojnë za shqiptarvet dhe
kërkojnë tu hapin portën e shtëpisë dhe tu dorzohën të gjallë.
Në
fillim shqiptarët të habitur nga kjo ngjarje e papritur dhe ashtu të përgjumuar
siç ishin nuk po kuptojnë se çpo ngjiste rreth fatit të tyre. Prandaj qëndrojnë
në heshtje. Mirpo nuk shkon shumë kohë dhe patrulla komuniste fillon të zbrasë
me armë kundër shtëpisë dhe përpiqen që të thyejë portën e të hyj
mbrenda.Njëkohësisht i gjithë batalioni fillon sulmin duke u afruar drejtë banesës
së shqiptarve me qëllim që ti zere të gjallë.Mirpo komunistët grekë i kishin
bërë hesapet keq sepse nuk e dinin që bijtë e shqipes nuk i dorzohen gjallë
armikut.
Shqiptaret
kur e panë se po rrezikoheshin seriozisht filluan të luftojnë kundra komunistëvet.
Mirpo më së leftonin vallë?
Ata
nuk kishin armë të tjera përveç trimerisë personale,përveç zëmrës dhe idealit
të tyre. Por kishin edhe veglat e punës kishin shata,lopata,kazma,sëpata kishin
fronat ku uleshin per tu qlodhur kur ktheheshin nga puna dhe ndonjë copë tullë
që munt ta nxirrnin me duar e me thonj prej murevet të shtëpisë.Me këto arme
pra e fillojnë luftën e tyre këta trima shqiptarë e kështu leftojnë për gjashtë
orë rresht. Ndërkaq filluan të bien dëshmoret e parë. Jonuz Emini kryetar i
grupit,Idriz Sallova,Latif Kuqi,Riza Matoshi,Zejnel Mehmmeti,Qerim Hajdari e
Halil Idrizi.
Por
edhe nga ana e komunistëve mbetën pesë të vrarë e disa të plagosur,që tërhiqen
e largohën. Duke parë se Shqiptarët po qëndronin si burrat dhe nuk kishin
ndërmend të dorëzoheshin të gjallë. Komunistët i venë zjarrin shtepisë duke
ndezur disa fuqi me benzinë që ndodheshin në katin e poshtmë të
shtëpisë.Mënjeherë e gjithë shtëpia u rrethua prej flakvet. Rreziku u bë aq i
madhë dhe vdekja po afrohej aq shpejtë sa që për luftëtarët shqiptarë nuk mbeti
tjetër rrugë veqëse të kalonin përmes zjarrit e flakës. Osman Sinani sulmon i
pari duke dal jashtë shtëpisë e për mrekulli mund të ja marr armën një
komunisti që i doli përpara të cilin edhe e vrau.Por pas pak edhe Osman Sinani
bie për tokë i vrarë, duke thirrur Rrnoftë Shqipnia dhe Rrnoftë
Kosova!Poshtë Komunizmi!
Mbas
Osmanit sulmon vëllai i tij Bajram Sinani e fill mbas këtij Isak Ahmeti, Haxhi
Halili,Banush Berisha,Bajram Berisha,Kadri Berisha,Mustafa Bajraktari,Ahmet
Uka,Fiqri Sejda dhe Hidajet Arifi. Këta për qudi munt të shpëtojnë nga flakët e
nga plumbat e armiqvet.U plagosën rand Qerim Ibrahimi, Bajram Gorani,Hysen
Rama, Nazif Vata, Nazif Varoshi,Azis Murati dhe Istref Selmani. Prej këtyre të
plagosurve tre të parët Qerim Ibrahimi, Bajram Gorani,Hysen Rama vdiqën pak ma
vonë.Mirpo kishin mbetur mbrenda në shtëpi në mes te zjarrit dhe flakevet
Xhemal Matoshi,Rexhep Gashi dhe Ymer Sakoli.Këta duke mos mundur të kalojnë
përmes flakevet qëndruan dhe e pritën vdekjën si burrat e hershëm,duke e
kënduar Hymnin e flamurit e duke thirrur Rroftë Flamuri kombtar!Bajram Sinani
njëri nder ata që shpëtuan prej t´rrezikut të zjarrit shkon e futet në shtëpinë
e priftit por për fat te keq edhe këtu e rrethojnë armiqtë.
Në
Luftë e Dytë fillon për Bajram Sinanin i cili lufton duke e përdorur në vend të
armës shkopin e priftit e ndonjë send tjetër që i bije në dorë.Vret një
komuniste e më në fund shpëton duke u hedhur prej dritares e duke u mshehur në
një vend të sigurt.Asnjë shqiptarë nuk u dorzua i gjallë,në duarë e egërsirave
komuniste të tërbuara. Mbas kësaj ngjarje të shëmtuar autoritetet greke mënduan
ti sigurojnë shqiptarët emigranta duke i mbledhur të gjithë ata të Kretës 400
vetë në një qendër të Athinës. Lajmi i hidhur i vrasjes tragjike të vëllëzërve
tonë shqiptar nga Kosova shkaktoi ndër të gjithë të mërguarit shqiptarë
një dëshprim të patreguarshëm. Egërsia dhe barbarizma e armiqve tanë në vend që
të paksohet kërkon të shtohet gjithnjë e më tepër. Enver Hoxha i pangopur nga
gjaku që derdhi e që po derdhë mbrenda kufijve të Shqipërisë deshti ta shtrijë
egërsinë e vet edhe përtej këtyre kufive.Ai u muerr vesht me kriminelat e
kategorisë se tij që mjerisht ndodhën edhë në Greqi dhe kërkoi që këta
kriminela të lyenin duert e tyre edhe me gjakun e refugjatvet shqiptar që
punonin të qetë në Ishullin e Kretës. Duke qëlluar mbi refugjatet shqiptar nga
Kosova, Enver Hoxha ishte i sigurt se bënte një shërbim të math besnikërie
kundrejt ustait të tij marshalit Tito i cili ka shkaktuar sa e sa mjerime
në at vënt thjesht shqiptar që është Kosova.Mirpo veglat e vërberta të
Barbarismes së kuqe nuk i kishin bërë hesapet mirë.Ata pandehnin se refugjatet
shqiptar të Kretës do tu bin në dorë si pa gjë të keq. Ndonëse s´kishin arme me
vehte trimat shqiptarë dijtne të leftojnë si luan dhe ta shesin shumë shtrenjt
gjakun e tyre e tu japin te kuptuar armiqvet të kuq se atëhere kur smunt të
shpetojnë dot pranojnë te vdesin në mes të flakevetë e të zjarrit pse të gjallë
nuk dorëzohen kurrë. Ne mes të këtij hidhërimi të math burrerija që kanë
treguar këta vëllezër përpara një armiku shumë më të fortë përbën një
ngushllime të vërtetë për zemra tona të helmuara. Gazeta jonë përgezon ata që
shpetuan nga ky rrezik e u shpreh ngushllimet më të sinqerta farë e fisit të
dëshmorevet duke u treguar heroizmin e këtyreve si shembull për gjithë
Shqiptaret e tjerë e përfundon shkrimin "Albanie Libre".
Si
përfundim në këtë Masakër që e kryen komunistët grek më,9 Maj 1947 në Kretë ranë
heroikisht 14 atdhetar shqiptarë: 1.Jonuz Emini kryetar i grupit,2.Idriz
Sallova,3.Latif Kuqi,4.Riza Matoshi,5.Zejnel Mehmmeti,6.Qerim Hajdari ,7.Halil
Idrizi, 8.Osman Sinani,9.Qerim Ibrahimi, 10.Bajram Gorani,11.Hysen Rama,
12.Xhemal Matoshi,13.Rexhep Gashi,14.Ymer Sakoli,kurse u plagosën rëndë:
15.Nazif Vata,16.Nazif Varoshi,17.Azis Murati dhe 18.Istref Selmani.
Nuk
kemi të dhëna më shumë se si përfunduan me pas këta katër atdhetar që u
plagosën rëndë. Kurse të palenduar ose me plagë më të lehta shpëtuan: 19.Bajram
Sinani,20. Isak Ahmeti,21.Haxhi Halili, 22.Banush Berisha,23.Bajram
Berisha,24.Kadri Berisha,25.Mustafa Bajraktari,26.Ahmet Uka,27.Fiqri Sejda dhe
28.Hidajet Arifi.
Kjo
ishte tragjedia e 28 shqiptarëve të Kosovës ku 14 prej tyre u vranë, u
dogjën dhe u masakruan nga komunisitët grek.
Të
tjerët që shpëtuan nuk dihet për fatin e tyre të metutjeshëm dhe nëse ndonjë
familjar mund të ketë ndonjë dëshmi më të gjanë nga këta 14 të mbijetuar është
mirë të afroj shënimet rreth kësaj Masakre të kryer nga 300 komunistë grekë
kundër 28 shqiptarëve atdhetarë nga Kosova, të cilët nuk u dorëzuan dhe e nuk
shkuan gjakëhumbur por e paguan vetën shumëfish.
Këtu
pra, shihet qartë se ripushtimi i Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare është paguar
shumë shtrenjët më gjakun e 47314 atdhetarve shqiptarë.