Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Epirotët

| E shtune, 02.12.2023, 02:57 PM |


E P I R O T Ë T

Ky diell i zënë Çamërie, do

të shndërrohet në zemërim

në dritë lirie të çlirimtarëve

dhe në vetëtima vargmalesh.

Ky diell i zënë mbi Çamëri

është plagë e të gjithë neve

zemërim  i  të ardhshmëve,

kushtrim për diellin e zënë!...

Nëpër stuhi kohësh lëvizim

lirinë e kem shok udhe, por

hafije të armiku na ndjekin,

që çështja  çame të heshtet!

Atdhe i Kadmit  dhe i Ilirit

koha është të kryengritemi:

si në kohën  e  Pirro Burrit,

dhe Princ, Gjergj Kastriotit.

O e shtrenjta jonë, Çamëri

o toka jonë e stërgjyshërve

për ty e kemi armë gjakun,

bashkimin me Shqipërinë!...

Atdhe Geci - Vlorë, 2017