Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Naser Aliu: Koncerti shqiptar

| E shtune, 10.01.2009, 12:41 AM |


Naser Aliu

 

Koncerti shqiptar

 

Unë njoh një shqiptar, që donë ta ndryshojë alfabetin

Njoh një shqiptar, që donë ta ndryshojë gjuhën

Edhe një, që donë ta ndryshojë flamurin

Një tjetër, që donë ta ndryshojë himnin

Dhe një, që donë ta ndryshojë historinë

 

Unë njoh një shqiptar, që donë ta ndryshojë emrin

Unë njoh një, që donë ta ndryshojë mbiemrin

Njoh një shqiptar, që donë të ndryshoje edhe emrin, edhe mbiemrin

Një tjetër, që donë ta ndryshojë origjinën

 

Unë njoh një shqiptar, që donë ta ndryshojë kombin

Dhe ta ndërtojë një komb për vete

Sipas dëshirës:

 

Komb privat

Histori private

Hero privat

Gjuhë private

Alfabet privat

Për ditë të liga, për ditë të mira

Dhe,

Unë njoh këtë shqiptar trazovaç

Që do të ndryshonte çdo gjë, edhe Tokën

Por, kurrë, veten!

 

E njoh unë atë! Edhe ti...

Dhe e dua, ashtu si është, trazovaç...

kërcënues, mburracak, kokëfortë, plëngprishës

E dua se po bërtet nga dëshpërimi

Bota rreth tij po ndryshon

E ai mbeti