Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Pse Poeti i Vlorës Hiqmet Meçaj hesht burrërisht dhembshur

| E merkure, 22.11.2023, 08:15 PM |


Hiqmet Meçaj dhe Albert Habazaj, e premte, 9 Mars 2012. Dita Zviceriane në Vlorë

Pse Poeti i Vlorës Hiqmet Meçaj hesht burrërisht dhembshur

Nga Albert Habazaj

Shkruesit e vargjeve shtohen pa rritur si shkurret

Poetët e paktë, si bredha të bukur, të lartë,

Lukunia e shkurreve qelqit digjital turret

S'ka më doganë të merret me shkrimin e artë.

Poeti ynë hesht burrërisht dhembshur

Për qytetin eshtragërryer në furtunë,

Për shtetin tonë liridashës çapaçul i shkulur

Për djalin e tij me universitet, poet e punë.

E... shpirti i tij pashfaqshëm çarë më dysh

Brenga mban sa mban barku i këtij dheu,

Ka të drejtë me pashë  të na thotë: “Hiqmuni sysh!”.

Tek qartësonte imazhin tonë mjerisht të zbehur.

Ç' qytetarë të përndritëruar jemi të qytetit,

mirë firmë e vulë, por nuk kemi as zë fare,

detashment me frymë drite për vendin e poetit

po s’u bëmë, na hëngrën krokodilët me kollare.

Mua më vjen turp të takoj Hiqmetin në Vlorë,

Dhe malin, dhe lumin sikur mbaj mbi supe,

Djali i tij pastron qytetin nga mbeturinat, kur ca të gjorë

Të paturpët hanë bukën e ditës me turpe…