Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Iliria, bashkimi ynë

| E marte, 21.11.2023, 08:33 PM |


Atdhe Geci

ILIRIA, BASHKIMI YNË

Të gjithë po pyesin kur do të jetë ajo ditë

ai çast i ëndërruar i  rilindësve të kombit

cili do të jetë  i ardhshmi ynë në kthimin

e emrit Iliri, cili i nderuar  do jetë prijësi !...

Koha e tashme  dhe e shkuar  po  pyesin

kur do ia kthejmë emrin Atdheut në Iliri

të gjithë po pyesin kur do të jetë ajo ditë

kthimi në emrin Iliri  na i bashkon trojet

Kjo nismë e rëndësishme  e  shqiptarëve

i gëzon katër Mollat e gjakut të Atdheut

Atdheu ynë nuk mburret aq nga fuqia tij

por nga vendimi i fortë për çështjen Iliri!...

Të gjithë po pyesin kur do të jetë ajo ditë

ai çast i ëndërruar i rilindësve    kombit

kthimi i emrit të  Atdheut    emrin  Iliri

do të jetë Himni i flamurit, Himn në Iliri!...

Kjo nismë për kthim të  emrit    Iliri, e

nderon Naimin, Gjergj Fishtën, Asdrenin

Pirron, Gjergj Kastriotin, Adem Jasharin

dhe katër Mollat e kuqe të Atdheut  tonë!...

Atdhe Geci - 20 Nëntor, 2023