| E diele, 19.11.2023, 07:52 PM |
Sa herë që vjen dita e Flamurit
Nga
Nue Oroshi
Sa
herë që vjen dita e flamurit 28 Nëntori është një entuziazëm i madh tek ne
shqiptarët. Është një entuziazëm për faktin se e kujtojmë me krenari dhe mallë
atë ditë kur Shqipëria pas shumë shekujsh të robërisë otomane u ba shtet edhe
pse i cunguar. Cungimin përveç luftërave politike dhe atyre diplomatike në të
shumtën e rasteve ia bëm edhe vetvetes. Ja bëmë vetvetes se një pjesë e
shqiptarëve nuk donin pavarësin por e donin babën, jo baballarët e tyre natyral
por baba sulltanin. Nuk e donin shkabën por e dëshironin vazhdimin e robërisë
otomane. Përkundër faktit që Shqipëria u ba pjesërishtë e Dardania po ashtu pas
plot një shekulli. E sot ku jemi ne shqiptarët!? Quditërisht ende vazhdojmë me
këngën e vjetër. Gjithmonë e vazhdonë një pjesë e shqiptarëve drejtimin të
kthyer me këmbë mbrapsht. Derisa koha na sjellë që të shkojmë me perëndimin.
Shqiptarët e shkretë shkojnë kah lindja. Derisa dielli na rrezon ne vazhdojmë
të ngrihemi në dritën e hanës. Derisa na bëhet vend nëpër kancelarit e Evropës
dhe Amerikës,një pjesë e shqiptarëve brohorasin dhe i përkrahin miqtë e
kriminelit Millosheviq. Ku jeni more të mjerë që ju ka marrë koka erë. A do të
bëhet zgjimi kombëtar do të shohim në të ardhmën. Ka 25 vite që me shkrimet dhe
studimet që i bëj ju them vëllëzërve të mij shqiptarëv.Kthjellohuni!Mos
heshtni!Të heshtësh është aprovim i së keqës.Për të mos e mbytur e keqja të
mirën, gënjeshtra të vërtetën, duhet një reagim gjithëshqiptarë ku i thuhët
bukës- bukë e ujit- ujë. Ky reagim nuk guxon asesi të privatizohet dhe të
rrokulliset pa një ide dhe pa një koncept të pastër kombëtar. E derisa mendoj
për rrezët e diellit frytin e tokës dhe djemtë e nënlokës asesi nuk mundem të
mos e përmend qëndresën, shpresën dhe mbijetesën.Të qëndrosh është burrërore
dhe heroike, të shpresosh nuk është utopi por vetëm urë lidhëse për të arritur
deri të mbijetesa. E të mbijetosh si komb duhet përveq trimerisë, menqurisë dhe
qëndrushmërisë, duhet bërë edhe lëvizje të fortë për të vendosur konceptët
kombëtare në vendin e duhur.E këtyre çështjeve i shtojmë edhe bashkëpunimin
kombëtar në mes të veprimtareve dhe intelektualeve për te gjetur rrugën e
dritës e cila shpeshherë është vonuar por çdo herë ka triumfuar.