| E premte, 17.11.2023, 08:55 PM |
Shënime historike mbi Mbretërinë e Israel-it 2000 vjet para Krishtit dhe rithemelimi i shtetit etnik israelit (1948-2024)
"Nëse dikush do të dërgonte raketa në shtëpinë
time, ku dy vajzat e mia flenë natën, unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për
t’a ndaluar këtë dhe do të presin që izraelitët të bëjnë të njëjtën gjë."
- Barack Hysen Obama, Presidenti i 44-të i SHBA-së, Korrik, 2008.
“Kamuflazhi i terroristëve është popullsia civile.
Prandaj, ne duhet t'i ndajmë ato. Pra, ata që duan të shpëtojnë jetën e tyre,
ju lutemi të shkojnë në jug. Ne do të shkatërrojmë infrastrukturat e Hamasit,
selitë e Hamasit, strukturat ushtarake të Hamasit, dhe do t'i heqim këto
fenomene nga Gaza dhe jashtë Tokës”. - Yoav Gallant, Ministri izraelit i
Mbrojtjes (13 tetor 2023, Thirrje drejtuar popullit të Gazës)
Nga Klajd Kapinova
Toka e Israel-it, sipas burimeve të shumta historike
arkeologjike, ka qenë e populluar nga populli hebre, që nga viti 2000 para
Krishtit.
Këtu është afati kohor, se Israel-i, është atdheu i tyre
historik etnik, siç është caktuar nga Zoti, Jezu Krishti.
Le t’i referohemi burimeve historike shkrimore të Lindjes
së Mesme, botuar nga disa akademi universitetesh, enciklopedi dhe libra të
tjerë të famshëm në të gjithë botën, të cilat sot jepen si njohuri historike në
leksionet e auditorëve të univeresitetëve më të famshme të botës.
Në vitin 1900 para Krishtit:
Abrahami u zgjodh nga Zoti si Ati i Kombit Hebre.
Në vitin 1900 para Krishtit: Isaku,
djali i Abrahamit, sundon asokohe mbi Mbretërinë e Izraelit.
Në vitin 1850 para Krishtit: Jakobi,
i biri i Issakut, sundon mbi Mbretërinë e Izraelit.
Në vitin 1400 para Krishtit: Moisiu
e çon popullin si eksod në drejtim të Egjiptit dhe kthehet në Mbretërinë e
Izraelit.
Në vitin 1010 para Krishtit: Mbreti
David bashkon 12 fiset në një komb të vetëm ebrej.
Në vitin 970 para Krishtit: Mbreti
Solomon, i biri i Davidit, ndërton strukturën e parë të Tempullit në Jerusalem
si kryqytetet i vendit (Mbretërisë). Bibla, pra Shkrimi i Shenjtë e përmend
Jerusalem-in 95 herë, si qendër e madhe urbane banimi e mbretërisë së
Israel-it.
Në vitin 930 para Krishtit:
Izraeli, ndahet (shpërbëhet) në dy mbretëri, Mbretëria e Izraelit dhe
Mbretëria e Judës.
Vitet 800 para Krishtit:
Gjatë kësaj periudhe historike, kemi ngritjen e profetëve,
të dërguarve të Zotit.
Në vitin 722 para Krishtit: Asokohe
Mbretëria e Izraelit pushtohet nga asirianët.
Në vitin 605 para Krishtit:
Mbretëria e Judës pushtohet nga babilonasit.
Në vitin 586 para Krishtit:
Tempulli i Solomonit, fatkeqsisht shkatërrohet nga babilonasit barbarë.
Në vitin 539 para Krishtit:
Persianët pushtojnë babilonasit dhe marrin kontrollin e Izraelit.
Në vitin 538 para Krishtit:
Judenjtë kthehen në Izrael nga mërgimi (eksodi i dikurshëm në drejtimtë
Egjiptit) në drejtim të tokave apo Atdheut të të parëve të tyre.
Në vitin 520 para Krishtit:
Tempulli rindërtohet.
Në vitin 450 para Krishtit: kemi
reformat e bëra nga Ezdra dhe Nehemia.
Në vitin 433 para Krishtit:
Malakia, është fundi i epokës profetike.
Në vitin 432 para Krishtit: Grupi i
fundit i hebrenjve kthehet nga eksodi - mërgimi në drejtim të tokave të tyre.
Në vitin 333 para Krishtit: Grekët
pushtojnë Perandorinë Persiane (Iranin e sotëm).
Në vitin 323 para Krishtit:
Perandoria Egjiptiane dhe Siriane pushtojnë Izraelin.
Në vitin 167 para Krishtit:
Ripushtimi i Izraelit nga Hasmonean, dhe hebrenjtë sundohen në mënyrë të
pavarur.
Në vitin 70 para Krishtit:
Perandoria dhe ushtria romake (italianët e sotëm) pushtojnë Izraelin.
Në vitin 20 para Krishtit: Mbreti
Herod ndërton Tempullin e Dytë.
Në vitin 6 para Krishtit: Jezu
Krishti lindi në Betlehem…
Në vitin 70 mbas Krishtit:
Perandoria dhe ushtria romake shkatërrojnë Tempullin.
Shënojmë, se pas
kësaj periudhe barbare, njerëzit asokohe ishin robër të pushtuesve mizorë:
romakëve, bizantinëve, arabëve dhe kryqtarëve.
Gjatë gjithë këtyre ngjarjeve, populli hebre vazhdoi të
jetonte në Izrael. Kishte pak a shumë të tillë, në varësi të shekujve, por nuk
ka pasur një kohë që hebrenjtë të mos jetonin në token e tyre amtare.
Ata qëndruan dhe ndërtuan gjatë gjithë kohës së historisë
komunitetet e tyre, ku ngritën familjet e tyre, praktikuan
besimin e tyre dhe vuajtën vazhdimisht nga duart e shumë sundimtarëve të
jashtëm, por mbi të jgitha stuhitë e kohës ata e ruajtën gjithmonë besimin dhe
truallin e shenjtë të tyre.
Është pikërisht ajo arsyeja kombëtare dhe fetare, që i
mban ata të lidhur ngushtë edhe tani në trojet e të parëve të tyre.
Rithemeli i shtetit ebrej të Israel-it
Në vitin 1948, OKB-ja themeloi shtetin e Izraelit, kombin
e hebrenjve të lashtë.
Kujtojmë, se nën mandatin apo administrimin e forcave
mbretnore britanike (1920–1948), i gjithë rajoni asokohe njihej si Palestinë,
duke mos permendur faktin se aty jetojnë edhe banorët autoktonë ebrejt.
Pas Pavarësisë në vitin 1948, vendi miratoi zyrtarisht
emrin Shteti i Israel-it, pas propozimeve të tjera historike dhe emrat
fetarë, duke përfshirë emërtime të tilla, si: Toka e Izraelit (Eretz
Israel), Ever (nga paraardhësi Eber), Sioni dhe Judea, u konsideruan por u refuzuan,
ndërsa emri Israel u sugjerua nga Ben-Gurion dhe u miratua me votim 6 me 3.
Në javët e para të Pavarësisë, Qeveria e vendit etnik
zgjodhi termin israelit, për të treguar një qytetar të Israelit, me
njoftimin zyrtar të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme Moshe Sharett.
Emrat Toka e Izraelit dhe Fëmijët e Izraelit, janë
përdorur historikisht, për t'iu referuar Mbretërisë biblike të Israel-it dhe të
gjithë popullit hebre respektivisht.
Kështu emri Israel,
shpesh interpretohet si 'Luftë me Perëndinë'. Në këto fraza i
referohet patriarkut Jakob, të cilit, sipas Biblës Hebraike, iu dha emri
pasi luftoi me sukses me engjëllin e Zotit.
Sipas historisë 12 djemtë e Jakobit, u bënë
para-ardhësit e izraelitëve, të njohur gjithashtu si Dymbëdhjetë Fiset e
Izraelit ose Fëmijët e Izraelit.
Nga historia mësojmë, se Jakobi dhe djemtë e tij kishin
jetuar në Kanaan, por u detyruan nga uria të shkonin si emigrant në Egjipt për
një periudhë kohore deri në katër breza, duke zgjatur qendirmi deri në 430 vjet,
derisa Moisiu, një stërnip i Jakobit, i udhëhoqi izraelitët përsëri në Kanaan
gjatë eksodit.
Gjithashtu mendohet, se artefakti më i hershëm i
njohur arkeologjik për të përmendur fjalën Israel, si një kolektiv është Stele
Merneptah e Egjiptit të lashtë (datuar në fund të shekullit XIII para
Krishtit).
Historia e ngjarjeve të shtetit dhe popullit të
Israel-it 1948-2024
Më 14 maj 1948, Babai i Kombit (Father
of the Nation) David Ben-Gurion (David Gruen 1886-1973), Kryeministër
i Izraelit (1948-1953, dhe 1955-1963), Ministër i Mbrojtjes (1948-1953
dhe 1955-1963) dhe kreu i Agjencisë Hebraike, shpalli krijimin e
Shtetit të Izraelit. Presidenti i 33-të SHBA-së Harry S. Truman
(1884-1972) njohu kombin e ri në të njëjtën ditë.
Ngritja e flamurit me ngjyrë më 10 mars 1949, shënon
fundin e luftës së vitit 1948.
Më 14 maj 1948, një
ditë para skadimit të mandatit britanik, David Ben-Gurion, kreu i Agjencisë
Hebraike, deklaroi “krijimin e një shteti hebre në Eretz-Izrael, të njohur si Shteti
i Israel-it”.
E vetmja referencë në tekstin e Deklaratës për kufijtë e
shtetit të ri, është përdorimi i termit Eretz-Israel, që në gjuhën
shqipe do të thotë: Toka e Israel-it.
Të nesërmen, ushtritë e katër vendeve arabe, si: Egjipti,
Siria, Transjordania dhe Iraku, hynë në pjesë të asaj që kishte qenë Palestina
e Detyrueshme Britanike, duke nisur Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1948.
Asokohe kontigjente islame ushtarake nga Jemeni, Maroku,
Arabia Saudite dhe Sudani iu bashkuan luftës kundër shtetit të ri të Israel-it.
Sikurse dihet asokohe, qëllimi i dukshëm i pushtimit të
shtetit Israel-it, ishte të parandalonte krijimin e shtetit hebre që në fillim,
dhe disa udhëheqës arabë folën për “përzjerjen (hedhjen) e hebrenjve në det”.
Sipas Benny Morris, hebrenjtë ishin të shqetësuar se
ushtritë pushtuese islame arabe kishin qëllimin për t'i vrarë dhe zhdukur ata
nga toka e tyre.
Nga ana e tjetër, Lidhja Islame Arabe, formalisht për
mediat botërore deklaroi fallcitetin, se pushtimi ishte për të “rivendosur
ligjin dhe rendin” dhe për të “parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme”.
Pas një viti luftimesh, u shpall një armëpushim dhe u
vendosën kufijtë e përkohshëm, të njohur si Vija e Gjelbër.
Jordania, forcërisht aneksoi atë që u bë e njohur si
Bregu Perëndimor, duke përfshirë Jerusalem-in Lindor, kurse Egjipti pushtoi
Rripin e Gazës.
Izraeli si shtet i pavarur, u pranua si anëtar i
OKB-së me shumicë votash më 11 maj 1949. Një
përpjekje izraelito-jordaneze për të negociuar një marrëveshje paqeje u prish
pasi qeveria britanike, e frikësuar nga reagimi egjiptian ndaj një traktati të
tillë, shprehu kundërshtimin e saj, ndaj qeverisë islame jordaneze.
Në vitet e para të shtetit ebrej, lëvizja sioniste
laburiste e udhëhequr nga kryeministri David Ben-Gurion e cila asokohe dominoi
politikën izraelite.
Imigrimi në Izrael, gjatë
fundit të viteve 1940-1950 u ndihmua nga Departamenti Izraelit i Emigracionit
dhe Mossad LeAliyah Bet i sponsorizuar nga organizata joqeveritare (Instituti
për Imigracionin), i cili organizoi asokohe imigracionin ilegal dhe
klandestin.
Të dy grupet lehtësuan logjistikën e rregullt të
imigracionit si organizimi apo rregullimi (disiplinimi) i transportit, por ky i
fundit u angazhua gjithashtu në operacione klandestine në vende, veçanërisht si
në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore, ku besohej se jeta e hebrenjve ishte në
rrezik dhe dalja nga ato vende ishte e vështirë. Mossad LeAliyah Bet u shpërbë
në vitin 1953.
Emigrimi, asokohe ishte në përputhje me Planin Një
Milion. Emigrantët erdhën për arsye të ndryshme: disa kishin besime
sioniste ose erdhën për premtimin e një jete më të mirë në Izrael, ndërsa të
tjerët u shpërngulën për t'i shpëtuar persekutimit ose u dëbuan.
Një fluks i të mbijetuarve të Holokaustit dhe hebrenjve
nga vendet arabe dhe myslimane në Izrael, gjatë tre viteve të para e rriti
numrin e hebrenjve nga 700,000 në 1,400,000.
Deri në vitin 1958, popullsia e Israel-it ishte
rritur në dy milionë. Ndërmjet viteve 1948 dhe 1970,
rreth 1,150,000 refugjatë hebrenj u zhvendosën në tokën e tyre Israel.
Disa emigrantë të rinj, mbërritën si refugjatë pa asnjë
prone (pasuri) dhe u vendosën në kampe të përkohshme të njohura si ma'abarot.
Asokohe deri në vitin 1952, mbi 200,000 njerëz jetonin në këto qytete çadrash të
përkohshme.
Hebrenjtë me prejardhje evropiane, shpesh
trajtoheshin në mënyrë disnjitoze, pra më të favorshme se hebrenjtë nga vendet
e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore, njësitë e banimit të rezervuara për
këto të fundit shpesh ricaktoheshin për të parët, me rezultat që hebrenjtë e
sapoardhur nga tokat arabe në përgjithësi përfunduan duke qëndruar në tranzit.
Gjatë kësaj periudhe, ushqimi, rrobat dhe mobiljet duhej
të racionalizoheshin në atë që u quajt periudha e kursimeve. Nevoja për të
zgjidhur krizën e shtyu Ben-Gurion të nënshkruajë një marrëveshje reparacionesh
me Gjermaninë Perëndimore, që shkaktoi protesta masive nga hebrenjtë, të
zemëruar me idenë se Izraeli mund të pranonte kompensim monetar për
Holokaustin.
Demografia dhe piramida e popullsisë
Që nga 31 dhjetori 2022, popullsia e Izraelit ishte
në shifrat rreth 9,656,000. Në vitin 2022, qeveria civile
regjistroi 73.6% të popullsisë si hebrenj, 21.1% të popullsisë si arabë dhe
5.3% si të tjerë (të krishterë joarabë dhe njerëz që nuk kanë fe të përcaktuar
ose laikë).
Gjatë dekadës së fundit, një numër i madh punëtorësh
migrantë nga Rumania, Tajlanda, Kina, Afrika dhe Amerika e Jugut, janë vendosur
në Izrael. Sipas ekspertëve vendas deri tani shifrat e sakta nuk dihen, pasi
shumë prej tyre jetojnë në vend ilegalisht, por përllogaritjet shkojnë nga
166,000 në 203,000 banorë. Deri në qershor të vitit 2012, rreth 60,000 migrantë
afrikanë kishin hyrë në Israel. Shpërnadarja gjeografike e popullisë është se rreth
93% e izraelitëve jetojnë në zona urbane dhe vetëm 7% në zonat urbane, që
gjithsesi kanë një diastancë kilometrike (milje) të vogël larg qytetit.
Mbi 90% e izraelitëve palestinezë banojnë në 139 qytete
dhe fshatra me popullsi të dendur të përqendruar në rajonet e Galilesë,
Trekëndëshit dhe Negevit, me 10% të mbetur në qytete dhe lagje të përziera.
Të dhënat e publikuara nga OECD në vitin 2016, vlerësuan jetëgjatësinë
mesatare të izraelitëve në 82.5 vjet, duke e bërë atë të 6-tin më të lartë në
botë.
Jetëgjatësia arabe izraelite, mbetet
mbrapa me 3 deri në 4 vjet, akoma më e lartë se pothuajse çdo vend me shumicë
arab ose myslimane në botë.
Precipitimi i ngjarjeve në vitet 1948–2024
Shteti i Israel-it, u
krijua si një Atdhe për popullin hebre dhe shpesh përmendet si një shtet hebre.
Ligji i Kthimit në Atdhe, u jep të gjithë hebrenjve dhe atyre me
prejardhje hebreje të drejtën e nënshtetësisë izraelite. Mbajtja e popullsisë
së Izraelit që nga viti 1948 është pothuajse ose më e madhe, kur krahasohet me
vendet e tjera me emigracion masiv.
Emigrimi hebre nga Israel-i (i
quajtur yerida në hebraisht), kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada,
përshkruhet nga demografët si modest, por shpesh përmendet nga ministritë e
qeverisë izraelite si një gjë kryesore. Mendohet, se në SHBA jetojnë mbi 7
milion izraelito-amerikanë.
Hebrejtë sot
Sipas regjistrimit të lindshmërisë në vend, është
përcaktuar se përafërsisht 80% e hebrenjve izraelitë janë të lindur në Israel,
14% janë emigrantë nga Evropa dhe Amerika, dhe 6% janë emigrantë nga
kontinentet Azia dhe Afrika.
Hebrenjtë nga Evropa dhe
ish-Bashkimi Sovjetik (B.R.S.S.) dhe pasardhësit e tyre të lindur në Izrael,
duke përfshirë hebrenjtë Ashkenazi, përbëjnë afërsisht 50% të izraelitëve
hebrenj.
Nga ana e tjetër, mësohet se hebrenjtë që u larguan nga
vendet arabe dhe muslimane dhe pasardhësit e tyre, duke përfshirë hebrenjtë
Mizrahi dhe Sefardi, përbëjnë shumicën e pjesës tjetër të popullsisë
hebreje.
Normat e ndërmartesave midis hebrejëve shkojnë në mbi 35%
dhe studimet e fundit sugjerojnë se përqindja e izraelitëve që rrjedhin nga
hebrenjtë Sefardi dhe Ashkenazi rritet me 0.5 për qind çdo vit, me mbi 25% të
fëmijëve të shkollës tani me origjinë nga të dy komunitetet.
Rreth 4% e izraelitëve (300,000), të përcaktuar etnikisht
si të tjerë, janë pasardhës rusë me origjinë ose familje hebreje, që nuk
janë hebrenj sipas ligjit rabinik, por kishin të drejtë për
nënshtetësinë izraelite, sipas Ligjit të Kthimit në Atdhe.
Numri i përgjithshëm i kolonëve izraelitë përtej
Vijës së Gjelbër është mbi 600,000 (afërsisht 10% e popullsisë hebreje
izraelite).
Në vitin 2016, 399.300 izraelitë jetonin në vendbanimet e
Bregut Perëndimor, duke përfshirë ato që paraprinë themelimin e Shtetit të
Izraelit dhe që u rivendosën pas Luftës Gjashtë Ditore, në qytete të
tilla si Hebroni dhe blloku Gush Etzion. Përveç vendbanimeve të Bregut
Perëndimor, kishte më shumë se 200,000 hebrenj që jetonin në Jerusalem-in
Lindor, dhe 22,000 në Lartësitë Golan.
Mësohet, gjithashtu se përafërsisht 7,800 izraelitë
jetuan në vendbanime në Rripin e Gazës, të njohur si Gush Katif, derisa ata u
evakuuan nga qeveria si pjesë e planit të saj të shkëputjes në vitin 2005.
Arabët izraelitë (duke
përfshirë popullsinë arabe të Jerusalem-it Lindor dhe Lartësitë e Golanit) përbëjnë
21,1% të popullsisë ose 1,995,000 njerëz.
Në një sondazh telefonik të vitit 2017, 40% e
qytetarëve arabë të Israel-it u identifikuan si arab në Israel ose qytetar arab
i Israel-it", 15% të identifikuar si palestinez, 8.9% si palestinez në
Israel ose qytetar palestinez i Israel-it dhe 8.7% si arabe; 60% e arabëve
izraelitë kanë një pikëpamje pozitive për shtetin.
Sipas Sammy Smooha, "Identiteti i 83.0% e arabëve
në 2019 (nga 75.5% në 2017) ka një komponent izraelit dhe 61.9% (i pandryshuar
nga 60.3%) ka një komponent palestinez. Megjithatë, kur u prezantuan këta dy
komponentë si konkurrentë, 69.0% e arabëve në 2019 zgjodhën identitetin
ekskluziv ose primar palestinez, krahasuar me 29.8% që zgjodhën identitetin
ekskluziv ose primar izraelit arab."
Në Gaza ndodhet: Lëvizja e Rezistencës Islame ?arakat al-Muq?wamah al-?Isl?miyyah
Lëvizja e Rezistencës Islame ?arakat al-Muq?wamah al-?Isl?miyyah,
është një organizatë politike dhe ushtarake radikale islamike palestineze
sunite, që qeveris Rripin e Gazës të territoreve palestineze, brenda shtetit të
Israel-it.
Sipas etimologjisë, mësojmë se fjala Hamas, është
një përshtatje e frazës arabe ose ?arakah
al-Muq?wamah al-?Isl?miyyah,
që do të thotë Lëvizja e Rezistencës Islame. Ky emërtim, HMS, u
përshkrua më vonë në Besëlidhjen e Hamasit nga fjala arabe ?am?s, që në
vetvete do të thotë: zell, forcë ose trim.
Ajo ndodhet me seli në qytetin e Gazës, dhe ka
gjithashtu një prani edhe në Bregun Perëndimor (më i madhi nga dy territoret
palestineze), në të cilin rivali i saj laik Fatah ushtron kontrollin e West
Bank.
Në vitin 1987, pas shpërthimit të Intifadës së Parë
kundër Izraelit, u themelua Hamasi nga imami dhe aktivisti palestinez
Ahmed Yassin.
Asokohe ajo doli nga Mujama al-Islamiya (Qendra Islame) e
tij, e cila ishte themeluar në Gaza në vitin 1973 si një organizatë bamirëse
islame e përfshirë me Vëllazërinë Myslimane me bazë në Egjipt.
Hamasi, u përfshi gjithnjë e
më shumë në konfliktin izraelito-palestinez nga fundi i viteve 1990; ku ai kundërshtoi
Letrat e Njohjes Reciproke Izrael-PLO si dhe Marrëveshjet e Oslos, të cilat
panë që Fatah të hiqte dorë nga "përdorimi i terrorizmit dhe akteve të
tjera të dhunës" dhe njohin Izraelin në ndjekje të një zgjidhjeje me
dy shtete.
Gjithashtu Hamasi, vazhdoi të mbrojë rezistencën e
armatosur palestineze. Ajo u përfshi direct ne politikë, ku fitoi zgjedhjet
legjislative palestineze të vitit 2006, duke fituar shumicën në Këshillin
Legjislativ Palestinez dhe mori kontrollin e Rripit të Gazës nga Fatah, pas një
lufte civile për dominim dhe pushtet në vitin 2007. Qysh atëherë, ajo e ka
drejtuar Gazën si një shtet de fakto autokratik paraushtarak radikal islamik
dhe njëpartiak, duke mos lejuar demokracinë për popullin e vet të varfër
dhe analfabet palestinez.
Ndërsa historikisht kërkonte një shtet palestinez islamik
mbi territorin e kombinuar të Izraelit, Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës, Hamasi
filloi të pranonte kufijtë e vitit 1967, në Marrëveshjet që nënshkroi me
Fatahun në vitet 2005, 2006 dhe 2007.
Në vitin 2017, Hamasi
lëshoi një kartë të re që mbështeti një shtet palestinez brenda kufijve të
vitit 1967, pa e njohur asnjëherë shtetin autokton të Izraelit.
Ofertat e përsëritura të Hamasit për një armëpushim (për
një periudhë 10 deri 100-vjeçare) bazuar në kufijtë e vitit 1967 shihen nga
shumë njerëz si në përputhje me një zgjidhje me dy shtete, ndërsa të tjerët
thonë se Hamasi ruan objektivin afatgjatë të krijimit të një shteti në
Palestinën e mëparshme të Detyrueshme.
Sipas parimeve ideologjike të islamizmit radikal, Hamasi
promovon nacionalizmin palestinez, në një kontekst të ashpër islamik; ajo ka
ndjekur një politikë të xhihadit (luftës së armatosur), kundër Izraelit.
Ajo ka një krah të shërbimit social, Dawah, dhe një krah
ushtarak, Brigadat Izz ad-Din al-Kassam. Që nga mesi i vitit 1990, Hamasi ka
fituar një popullaritet të gjerë brenda shoqërisë palestineze, për qëndrimin e
tij radikal anti-izraelit.
Sulmet e grupit, duke
përfshirë bomba vetëvrasëse kundër objektivave civile dhe sulmet pa dallim me
raketa, janë përshkruar nga akademikët si akte terrorizmi dhe kanë bërë që shumë
vende ta përcaktojnë Hamasin një organizatë e mirëfilltë terroriste. Ata
hedhin raketa nga qendrat e tyre me monicione ushtarake dhe tunelet e shumta të
nëndheshme (deri në 5 mije milje gjatësi) që fatkeqsisht ndodhen pranë qendrave
të banimit, poshtë ose në tunelet nën pallatet apo shtëpitë private, spitaleve,
qendrave shëndetësore, shkollave, kopshteve dhe objekteve të tjera fetare
islame si xhamitë dhe qendrat humanitare.
Një përpjekje e vitit 2018, për të dënuar Hamasin
për akte terrori në Organizata Burokratike Komuniste e Kombeve të Bashkuara
dështoi.
Rripi i Gazës,
aktualisht është nën bllokadë, të vendosur me të drejtë nga Izraeli dhe
Egjipti. Izraeli dhe Hamasi, kanë zhvilluar një sërë luftërash atje, duke
përfshirë ato në vitet 2008-2009 dhe në vitet 2012 dhe 2014.
1400 izraelit të vdekur nga Masakra terroriste e
Hamasit dhe 250 pengjet e rrëmbyer më 7 tetorit 2023
Duke filluar luftën e vitit 2023, Hamasi nisi
"Operacionin Al-Aksa Flood" dhe luftëtarët e tij depërtuan
barrierën e Gazës, sulmuan bazat ushtarake izraelite, masakruan 1400 civilët
dhe morën 250 pengje civilë dhe ushtarë në Gaza.
Sulmi terrorist i Hamasit më 7 tetor 2023, është
përshkruar si pengesa më e madhe ushtarake për Izraelin, që nga Lufta
Arabo-Izraelite e vitit 1973.
Si përgjigje të rrufeshme, Izraeli me të drejtë
intensifikoi bllokadën ekzistuese të Gazës dhe filloi një fushatë bombardimi
ajror në shkallë të gjerë mbi territorin dhe filloi sulmin tokësor, pasi kishte
shpallur synimin e tij për të shkatërruar organizatën terroriste Hamasin.
Parlamenti Evropian dhe SHBA kanë bërë gjithashtu
thirrje për eliminimin e Hamasit.
Viti 2023 dhe Lufta e re Israel-Hamas
Më 7 tetor 2023, Hamasi
filloi një pushtim nga deti, toka dhe ajri, duke thyer barrierën Gaza-Izrael.
Për muaj të tërë para sulmit, Hamasi kishte udhëhequr testuar inteligjencën
izraelite, për të besuar se ata (Hamasi) nuk po kërkonin konflikt.
Luftëtarët e Hamasit, para 42 ditëve masakruan qindra
civilë në një Festival Tradicional Muzikor dhe në kibuc Be'eri dhe morën
pengje në Izraelin jugor në Rripin e Gazës. Në total, më shumë se 1,400
njerëz u vranë në Israel, duke e bërë këtë sulmin më vdekjeprurës nga
militantët palestinezë, që nga themelimi i Izraelit në vitin 1948.
Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, personeli
mjekësor dhe gazetarët, kanë kronizuar me video të ndryshme sulmin e
militantëve, duke detajuar vrasjet, përfshirë prerjen e kokës së fëmijëve,
djegien gjallë të grave, fëmijëve dhe të moshuarve, së bashku me të rinjtë dhe
ushtarët.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken
deklaroi, se “Është thjesht shthurje në mënyrën më të keqe që mund të
imagjinohet”.
Zyrtari i lartë i Hamasit Khaled Mashal tha se grupi
ishte plotësisht i vetëdijshëm për pasojat e sulmit ndaj Izraelit, duke
deklaruar se çlirimi palestinez vjen me sakrifica.
Më 13 tetor 2023,
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant u bëri thirrje palestinezëve që të
evakuonin Gazën veriore, duke përfshirë qytetin e Gazës, duke thënë: “Kamuflazhi
i terroristëve është popullsia civile. Prandaj, ne duhet t'i ndajmë ato. Pra,
ata që duan të shpëtojnë jetën e tyre, ju lutemi të shkojnë në jug. Ne do të
shkatërrojmë infrastrukturat e Hamasit, selitë e Hamasit, strukturat ushtarake
të Hamasit, dhe do t'i heqim këto fenomene nga Gaza dhe jashtë Tokës”.
Ecuria e sulmeve terroriste non stop ndaj civilëve
israelit
Pas shpërthimeve të autobusëve në Jaffa Road në 1996, në
të cilat u vranë 26 njerëz, Hamasi ka sulmuar vazhdimisht non stop civilët
izraelitë. Sulmi më vdekjeprurës vetëvrasës i Hamasit ishte një sulm në një
hotel Netanya më 27 mars 2002, në të cilin 30 njerëz u vranë dhe 140 u
plagosën. Sulmi, është përmendur gjithashtu si Masakra e Pashkës, që kur
ndodhi në natën e parë të festës hebreje të Pashkës në një Seder.
Hamasi, ka mbrojtur sulmet vetëvrasëse si një aspekt
legjitim të luftës së tij asimetrike kundër Izraelit.
Në vitin 2003, sipas Stephen Atkins, Hamasi rifilloi
sulmet vetëvrasëse në Israel si një masë hakmarrëse pas dështimit të bisedimeve
të paqes dhe një fushate izraelite, që synonte anëtarët e nivelit të lartë të
udhëheqjes së Hamasit, por ato konsiderohen si krime kundër njerëzimit, sipas
ligjit ndërkombëtar.
Në një raport të vitit 2002, Human Rights Watch
deklaroi se udhëheqësit e Hamasit "duhet të mbahen përgjegjës për
krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit" të kryera nga Brigadat
al-Qassam.”
Në maj 2006, Izraeli
arrestoi një zyrtar të lartë të Hamasit, Ibrahim Hamed, për të cilin zyrtarët
izraelitë të sigurisë pretenduan se ishte përgjegjës për dhjetëra bomba
vetëvrasëse dhe sulme të tjera ndaj izraelitëve.
Në vitin 2008,
inxhinieri i eksplozivëve të Hamasit, Shihab al-Natsheh, organizoi një sulm
vetëvrasës vdekjeprurës në Dimona.
Që nga viti 2002,
ushtarët paraushtarakë të Brigadave al-Qassam dhe grupeve të tjera kanë
përdorur raketa të bëra vetë, Qassam për të goditur qytetet izraelite në Negev,
si Sderot.
Brigadat Al-Qassam u vlerësuan në vitin 2007 të
kishin nisur 22% të sulmeve me raketa dhe mortaja, të cilat vranë 15 njerëz
midis viteve 2000 dhe 2009. Futja e raketës Qassam-2 në vitin 2008, u
mundësoi grupeve paraushtarake terroriste islamike palestineze të arrinin, nga
Gaza, qytete të tilla izraelite si Ashkeloni.
Në vitin 2008,
udhëheqësi i Hamasit, Khaled Mashal, ofroi se Hamasi do të sulmonte vetëm
objektiva ushtarake, nëse IDF do të ndalonte së shkaktuari vdekjen e civilëve
palestinezë.
Pas një armëpushimi të 19 qershorit 2008, Brigadat
al-Qassam përfunduan sulmet me raketa dhe arrestuan militantët e Fatahut në
Gaza, të cilët kishin vazhduar sulmet sporadike me raketa dhe mortaja kundër
Izraelit. Brigadat al-Qassam, rifilluan sulmet pas inkursionit izraelit të 4
nëntorit në Gaza.
Më 15 qershor 2014,
kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi Hamasin për përfshirje në
rrëmbimin e tre adoleshentëve izraelitë (duke përfshirë një që kishte
nënshtetësi amerikane), duke thënë se "Kjo ka pasoja të rënda."
Më 20 korrik 2014, gati dy
javë pas Operacionit Protective Edge, Kryeministri i Izraelit Netanyahu, në një
intervistë me CNN e përshkroi Hamasin si terroristë gjenocidal.
Më 5 gusht 2014, Izraeli
njoftoi se forcat izraelite të sigurisë arrestuan Hussam Kawasme, në Shuafat,
në lidhje me vrasjet e adoleshentëve.
Gjatë marrjes në pyetje, Kawasme pranoi se ishte
organizatori i sulmit, përveç sigurimit të financimit nga Hamasi. Zyrtarët kanë
deklaruar se persona të tjerë të arrestuar në lidhje me vrasjet janë ende duke
u mbajtur, por emra nuk janë bërë të ditur.
Më 20 gusht 2014, Saleh
al-Arouri, një udhëheqës i Hamasit në atë kohë në mërgim në Turqi, mori
përgjegjësinë për rrëmbimin e tre adoleshentëve izraelitë. Ai mbajti një
fjalim në emër të Khaled Mashal në konferencën e Bashkimit Ndërkombëtar të
Dijetarëve Myslimanë në Stamboll (Turqi), një veprim që mund të
pasqyrojë një dëshirë të Hamasit për të fituar ndikim.
Në të ai tha, se “Qëllimi ynë ishte të ndeznim një
intifadë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, si dhe brenda kufijve të vitit
1948... Vëllezërit tuaj në Brigadat Al-Qassam e kryen këtë operacion për të
mbështetur vëllezërit e tyre të burgosur, të cilët ishin në grevë urie…”
Muxhahidët i kapën këta kolonë në mënyrë që të kishin një marrëveshje
shkëmbimi.
Udhëheqësi politik i Hamasit, Khaled Mashal pranoi se
anëtarët e Hamasit ishin përgjegjës, duke deklaruar se ai nuk dinte asgjë për
këtë paraprakisht dhe se ajo që dinte udhëheqja për detajet erdhi nga leximi i
raporteve izraelite.
Meshaal, i cili kishte drejtuar krahun politik të mërguar
të Hamasit që nga viti 2004, ka mohuar të jetë i përfshirë në
"detajet" e "çështjeve ushtarake" të Hamasit, por
"i justifikoi vrasjet si një veprim legjitim kundër izraelitëve në
tokat e 'pushtuara'".
Gjatë luftës Izrael-Hamas 2023, Hamasi
depërtoi në shtëpi, qëlloi civilë masivisht dhe mori shumë civilë dhe ushtarë
izraelitë si pengje në Gaza. Sipas Human Rights Watch,
shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve, sulmet pa dallim dhe marrja e civilëve si
peng, janë krime lufte sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.
Gjatë ofensivës së tij të tetorit 2023 kundër
Izraelit, Hamasi masakroi mbi 260 njerëz në një festival muzikor, ndërsa
rrëmbeu të tjerët. Gjatë së njëjtës ofensivë, u raportua gjithashtu
se Hamasi kishte masakruar popullsinë e kibucit Kfar Aza.
Rreth 10 për qind e banorëve të kibucit Be'eri u
vranë. Pamjet video tregojnë fëmijët duke u vrarë qëllimisht
gjatë sulmeve të kibucit, si dhe atë që duket të jetë një përpjekje për të
prerë kokën e një personi të gjallë duke përdorur një shat kopshti.
Sulmet me raketa në Izrael
Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze kanë
lëshuar mijëra raketa në Izrael, që nga viti 2001, duke vrarë 15 civilë, duke
plagosur shumë të tjerë dhe duke paraqitur një kërcënim të vazhdueshëm për
rreth 800,000 civilë izraelitë, që jetojnë dhe punojnë në rrezen e armëve.
Zyrtarët e Hamasit, kanë thënë se raketat kishin për
qëllim vetëm objektiva ushtarake, duke thënë se viktimat civile ishin “rezultat
i rastësishëm" i cilësisë së dobët të armëve.
Sipas Human Rights Watch, deklaratat e liderëve
të Hamasit sugjerojnë se qëllimi i sulmeve me raketa ishte me të vërtetë
goditja e civilëve dhe objekteve civile.
Nga janari 2009, pas
operacionit Cast Lead, Hamasi kryesisht ndaloi sulmet me raketa ndaj Izraelit
dhe në të paktën dy raste ka arrestuar anëtarë të grupeve të tjera që kanë
lëshuar raketa, "duke treguar se ka aftësinë të imponojë ligjin kur të
dojë".
Në shkurt 2010, Hamasi
lëshoi një deklaratë, ku shpreh keqardhje për çdo dëm, që mund t'i ketë ndodhur
civilëve izraelitë si rezultat i sulmeve me raketa palestineze gjatë luftës së
Gazës. Ajo pohoi se sulmet e saj me raketa kishin synuar objektivat ushtarake
izraelite, por nuk kishin saktësi dhe kështu ndonjëherë goditnin zonat civile. Izraeli
u përgjigj se Hamasi ishte mburrur vazhdimisht për shënjestrimin dhe vrasjen e
civilëve në media.
Sipas një raporti, duke komentuar konfliktin e vitit
2014, "pothuajse të gjitha 2,500–3,000 raketa dhe mortaja që Hamasi ka
gjuajtur në Izrael, që nga fillimi i luftës duket se kanë pasur për qëllim
qytetet", duke përfshirë një sulm në "një fermë kolektive
kibuci, afër kufirit të Gazës”, në të cilin u vra një fëmijë
izraelit.
Ish-nënkoloneli izraelit Jonathan D. Halevi deklaroi, se
"Hamasi, ka shprehur krenarinë për synimin e raketave me rreze të gjatë
në objektiva strategjikë në Izrael, duke përfshirë reaktorin bërthamor në
Dimona, uzinat kimike në Haifa dhe aeroportin Ben-Gurion të cilat mund të
kishte shkaktuar mijëra viktima izraelite, nëse kishte sukses".
Në korrik 2008, Barack
Hysen Obama, atëherë kandidati democrat (komunist) për president, tha: "Nëse
dikush do të dërgonte raketa në shtëpinë time, ku dy vajzat e mia flenë natën,
unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për ta ndaluar këtë dhe do të presin që
izraelitët të bëjnë të njëjtën gjë."
Më 28 dhjetor 2008, Sekretarja e Shtetit republikanja
Condoleezza Rice deklaroi, se: "Shtetet e Bashkuara dënojnë me
forcë sulmet e përsëritura me raketa dhe mortaja kundër Izraelit".
Më 7 tetor 2023, Hamasi,
mori përgjegjësinë për një breshëri sulmesh me raketa me origjinë nga Rripi i
Gazës.
Epilog
Sot, fatkeqsisht propaganda dhe izraelofobia është rritur
shumë e stimuluar edhe nga mediat ultra të majta botërore anti Israel, që
stimulojnë aksiomën shpief shpift se diçka do të mbij…
Mos blej gënjeshtrat apo përrallat e hoxhallarëve të
komuniteteve shqiptarë, në studiot e trushpërlarjes sistematike televizive dhe
deklaratat e ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë apo Maqedoninë e Veriut dhe Mal të
Zi, dhe lëvizjeve komuniste globaliste fashiste të majta, si: grupeve dhe
partive marksiste, organizatave të miëfillta anarkiste dhe marksiste të
dhunshme, që qarkullojnë në SHBA, Europë dhe botë si: Antifa dhe BLM
etj., të cilët së bashku me palestinezo-amerikanët këtu, djegin në mes të
shtetëve të SHBA-së flamurin amerikan në protestat e “paqësore” se
palestinezëve, u takon toka e ebrejve.
Thjesht, kjo nuk është e vërtetë dhe gënjeshtër apo
përrallë e vazhdueshme, që bie ndesh me realitetin e burimeve historike
ebraike, qysh nga antikiteti dhe deri në ditët tona.
Perëndia, do dhe
në ardhmen, do të sigurojë gjithashtu një mënyrë për popullin e tij të
zgjedhur, për të jetuar në Izrael, siç ka bërë për mijëra vjet.
Jeruzalemi, vendbanimi i lashtë i Qytetit
të Paqes
Qyteti i lashtë i Jeruzalemi, ka qëndruar në
qendër të jetës kombëtare dhe shpirtërore të popullit hebre, që kur mbreti
David e bëri atë kryeqytet të mbretërisë së tij në 1003 para Krishtit.
Qyteti mbeti kryeqyteti i dinastisë Davidike për 400 vjet, derisa
mbretëria u pushtua nga Babilonasit.
Gjatë historisë së tij të gjatë, Jeruzalemi
është sulmuar 52 herë, kapur dhe rimarrë 44 herë, rrethuar 23 herë dhe
shkatërruar dy herë. Pjesa më e vjetër e qytetit u
vendos në mijëvjeçarin e 4 para Krishtit, duke e bërë Jeruzalemin një nga
qytetet më të vjetra në botë.
Përafërsisht 850,000 njerëz jetojnë në kryeqytetin e
shtetit ebrej Jeruzalem: 37% janë arabë dhe 61% janë hebrenj, sipas institutit
të pavarur të mendimit Jerusalem.
Mbreti Solomon, sipas Biblës, ndërtoi tempullin e parë të
hebrenjve në këtë majë mali rreth vitit 1000 para Krishtit, vetëm për ta
shkatërruar atë 400 vjet më vonë nga trupat e komanduara nga mbreti babilonas
Nebukadnetsari, i cili, dërgoi shumë hebrenj në internim.
Rrethimi i Jeruzalemit, bllokada ushtarake romake e
qytetit ndodhi gjatë Revoltës së Parë Çifute. Rënia e qytetit
shënoi përfundimin efektiv të një fushate 4-vjeçare, kundër kryengritjes
hebraike në Judaea. Romakët shkatërruan pjesën më të madhe të qytetit,
përfshirë Tempullin e Dytë.
Gjatë periudhës romake, në vitin 70 pas Krishtit,
Tempulli i Dytë u shkatërrua, së bashku me Jeruzalemin, nga
ushtria e Titit. Kjo ishte gjithashtu periudha kur Jezu Krishti ishte në
Jeruzalem... Ai u kryqëzua rreth 40 vjet para shkatërrimit të qytetit.
Njohja e Jeruzalemit nga Presidenti i 45-të amerikan Donald
J. Trump, ka marrë disa mbështetje të fuqishme europiane nga politikanët
patriotë.
Vendbanimi i lashtë i Qytetit të Paqes. Nga
burimet e lashta historike emri Jeruzalem etimologjizohet në
mënyrë të ndryshme, për të nënkuptuar, gjetur apo vendosur një gur themeli të Perëndisë
Shalem.
Asokohe në pellgun e Lindjes së Mesme, Perëndia
Shalem, ishte perëndia origjinale e tutelës, që i perket periudhës historike
të bronzit, me të cilën matet lashtësia e hershme e qytetit të Paqes.
Shalim ose Shalem, ishte emri i Zotit të Muzgut në
fenë kananite, emri i të cilit bazohet në të njëjtën rrënjë S-L-M nga e cila
rrjedh fjala hebraike Paqe (Salam ose Shalom, në
arabishten moderne dhe hebraishten).
Sipas burimeve historike, ndër shekuj emri në
fjalë u ofrua kështu etimologjizimeve të tilla, si: "Qyteti i
Paqes", "Vendbanimi i Paqes", "Banesa e Paqes" apo
alternuar si "Vizioni i Paqes" nga disa autorë antikë të
krishterë.
Kështu emri Yerushalayim, i referohet
faktit që qyteti fillimisht ishte vendosur si qendër banimi antik mbi dy
kodra. Për këtë historisë së Qytetit të Paqes, i vjen në
ndihmë shpiegimi permes Biblës Hebraike dhe burimeve të
pasura historike hebraike.
Kësisoj del se forma Yerushalem ose
Yerushalayim, për herë të parë shfaqet në Bibël, në Librin e Joshua-s.
Nga nëna histori, mësojmë, se emri është një kombinim i dy emrave të bashkuar
nga Zoti, Yireh ("vendi i qëndrimit", emri i dhënë
nga Abrahami, në vendin ku ai planifikoi të sakrifikonte djalin e tij) dhe
Shalem ("Vendi i Paqes", emri i dhënë nga kryeprifti Shem).
Duke pasur parasysh pozicionin qendror të qytetit si në
nacionalizmin hebre (sionizmin) ashtu edhe në nacionalizmin palestinez,
selektiviteti i kërkuar për të përmbledhur rreth 5,000 vjet histori të banuar,
shpesh ndikohet nga paragjykimi ideologjik ose prejardhja.
Në këtë rast, nacionalistët izraelitë ose hebrenj,
mbështetin të drejtën për qytetin bazuar në indigjenitetin hebre në tokë,
veçanërisht origjinën e tyre dhe prejardhjen nga izraelitët, për të cilët
Jeruzalemi është kryeqyteti mitik i tyre, dhe etjen e tyre për kthim në
origjinën fillestare.
Në të kundërt, nacionalistët palestinezë pretendojnë të
drejtën për qytetin bazuar në praninë dhe prejardhjen prej kohësh të
palestinezëve modernë nga shumë popuj të ndryshëm, që janë vendosur ose jetuar
në rajon gjatë shekujve.
Duke iu rikthyer periudhës parahistorike, shohim
se Kodra Jug-Lindore, e njohur gjithashtu si Qyteti i Davidit,
është bërthama fillestare e Jeruzalemit historik. Atje, Burimi Gihon tërhoqi
barinj të cilët fushuan pranë ujit midis 6000 dhe 7000 vjetëve më parë, duke
lënë pas gjurmë me qeramika antike dhe objekte të tjera
të lashta prej guri, gjatë periudhës kalkolitike ose bakrit (rreth
4500–3500 para Krishtit).
Kjo periudhë historike tregohet, kur Kanaani formoi pjesë
të perandorisë egjiptiane (dinasti), në tregimet biblike, gjë e
cila korrespondon me pushtimin e Joshua-s, ku pothuajse të gjithë
studiuesit pajtohen se Libri i Joshua-s ka pak vlerë historike
për Izraelin e hershëm.
Në Bibël, Jeruzalemi përcaktohet si i shtrirë
brenda territorit të caktuar për fisin e Beniaminit edhe pse ai ishte i
pushtuar nga Jebusitët. Davidi, thuhet se i kishte pushtuar këta në rrethimin e
Jebus dhe e transferoi kryeqytetin e tij nga Hebroni në Jeruzalem, i cili, më
pas u bë kryeqyteti i një Mbretërie të bashkuar të Izraelit dhe një nga disa
qendrat e famshme të saj fetare.
Zgjedhja u diktua ndoshta nga fakti që Jeruzalemi nuk
ishte pjesë e sistemit fisnor të Izraelit dhe kështu ishte i përshtatshëm për
të shërbyer si qendra e konfederatës së tij. Opinioni është i ndarë nëse e
ashtuquajtura Struktura e Gurit të Madh dhe Struktura e Shkallëzuar e Shkallës
afër mund të identifikohen me pallatin e Mbretit David, ose daton në një
periudhë të mëvonshme.
Rindërtimi i
Tempullit të Solomonit, bazuar në tekstin biblik. Sipas Biblës, mbreti David
mbretëroi për 40 vjet dhe u pasua nga i biri, Salomoni, i cili ndërtoi
tempullin e shenjtë në malin Moriah. Tempulli i Solomonit (i njohur më vonë
si Tempulli i Parë), vazhdoi të luante një rol kryesor në fenë
hebraike si depo e Arkës së Besëlidhjes.
Me vdekjen e
Solomonit, dhjetë nga Fiset Veriore të Izraelit u shkëputën nga Monarkia e
Bashkuar, për të formuar kombin e tyre, me mbretërit, profetët, priftërinjtë,
traditat në lidhje me fenë, kryeqytetet dhe tempujt në Izraelin verior. Fiset e
jugut, së bashku me priftërinë Aaronide, mbetën në Jeruzalem, me qytetin që u
bë kryeqyteti i Mbretërisë së Judës.
Kur Asirët pushtuan
Mbretërinë e Izraelit në vitin 722 para Krishtit, Jeruzalemi u forcua nga një
fluks i madh refugjatësh nga mbretëria veriore.
Më 5 dhjetor
1949, Babai i
Kombit ebrej Kryeministri i parë i Izraelit, David Ben-Gurion, shpalli
Jeruzalemin si kryeqytetin e përjetshëm dhe të shenjtë të Izraelit, dhe
tetë ditë më vonë specifikoi se vetëm lufta e kishte detyruar udhëheqjen
izraelite "të vendoste selinë e Qeveria në Tel Aviv", ndërsa
për “shtetin e Izraelit gjithmonë ka pasur dhe do të ketë vetëm një
kryeqytet Jeruzalemi i Përjetshëm", dhe se pas luftës, përpjekjet
kishin qenë në vazhdim për krijimin e kushteve për "Knesset… duke u
kthyer në Jeruzalem".
Kjo ndodhi me të
vërtetë. Qysh nga fillimi i vitit 1950, të gjitha degët e qeverisë izraelite
legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive, vazhdimisht kanë banuar atje, përveç
Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ndodhet në HaKirya në Tel Aviv.
Në kohën e
shpalljeve të kryeministrit Ben Gurionit dhe votimit pasues të Knesset të 24
janarit 1950, Jeruzalemi u nda midis Izraelit dhe Jordanisë, dhe kështu
shpallja zbatohej vetëm për Jeruzalemin Perëndimor.
Gjatë muajit korrik
të vitit 1980, Izraeli miratoi Ligjin e Jeruzalemit si Ligjin Themelor. Kështu
ligji e shpalli Jeruzalemin kryeqytetin "e plotë dhe të bashkuar"
të Izraelit. Ligji i Jeruzalemit, u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, e cila
nuk e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Në mënyrë absurde dhe të
njëanshme Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 478 në
20 gusht 1980, e cila deklaroi se Ligji i Jeruzalemit është "një
shkelje e ligjit ndërkombëtar", është "i pavlefshëm dhe duhet
të shfuqizohet menjëherë".
Kombet e Bashkuara
të tejpolitizuar kaluan në ekstrem. Për më keq, vendet anëtare u thirrën të
tërheqin përfaqësimin e tyre diplomatik nga Jeruzalemi. Pas rezolutës, 22 nga
24 vende që kishin më parë ambasadën e tyre në Jeruzalem (Perëndimi) i
zhvendosën ata në Tel Aviv, ku shumë ambasada tashmë banonin përpara Rezolutës
478. Kosta Rika dhe El Salvador ndoqën atë veprim në vitin 2006.
Në vitin 1995,
Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi Aktin e Ambasadës së
Jeruzalemit, i cili kërkonte, me kusht, që ambasada e saj të zhvendosej nga
Tel Aviv në Jeruzalem.
Duke marrë këtë
shkak historik më 6 dhjetor 2017 Presidenti i SHBA-së Donald John Trump
zyrtarisht njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe njoftoi synimin
e tij për të zhvendosur Ambasadën Amerikane në Jeruzalem, duke përmbysur
politikën e premtimeve boshe të dekadave të ish presidentëve të mëparshëm të
Shteteve të Bashkuara Amerikës mbi këtë çështje.
Më 14 maj 2018,
Shtetet e Bashkuara zyrtarisht zhvendosën vendndodhjen e ambasadës së tyre në
Jeruzalem, duke transformuar Tel Aviv në një konsullatë formale.
Kosova dhe
Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike
“Ky është një hap
drejt konsolidimit të mëtutjeshëm të Kosovës në fushën ndërkombëtare. Ky
nënshkrim tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e katër
shtatorit e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Krahas vendosje së marrëdhënieve
diplomatike, sot janë nënshkruar edhe disa marrëveshje të tjera që e fuziqojnë
bashkëpunimin ekonomik dhe politik ndërmjet vendeve tona, pres me padurim miqtë
tanë izraelit në Prishtinë” – Abdullah Hoti, Kryeministri
i Kosovës
Më 4 shtator në
Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan dakordimin për normalizimin
ekonomik ndërmjet tyre në praninë e ish presidentit amerikan Donald J. Trump.
Pjesë e dakordimit ishte edhe pajtim i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe
vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Dokumenti që u
nënshkrua ndarazi parasheh që Kosova të hap ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa
Serbia të lëvizë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem. Në marrëveshjen e
sotme thuhet se aspektet teknike të këtij vendimi, përfshirë edhe akreditimin e
ambasadorëve “do të jenë objekt i diskutimeve të mëtejme përmes kanaleve
normale diplomatike”.
Kosova ka emëruar
zonjën Ines Demiri të ngarkuar me punë ndërsa emërimi i ambasadorit do të bëhet
më vonë.
“Vendosja e
marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është një hap i
rëndësishëm, historik dhe emocionues. Sot në mëngjes morra një kërkesë zyrtarë
për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe padyshim e miratova, dhe
mezi pres ta shoh të hapet, shpresoj shumë shpejt. Në këtë rast dua të falënderoj
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përpjekjet e tyre që të promovojnë paqen
kudo në botë dhe për të përparuar marrëdhëniet e Izraelit me vende me të cilat
nuk kishte marrëdhënie diplomatike më parë”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit,
Gabriel Ashkenazi.
Shënim: Për më shumë për këtë
çeshtje mund të mësoni duke lexuar librin tim: “Presidenti Trump dhe keneta
globaliste” New York, 2021.