| E merkure, 08.11.2023, 09:21 PM |
PASARDHËSIT
E DINASTISË DUKAGJINI
NË
SHËRBIM TË PERANDORISË OSMANE DHE NË ITALI
(PJESA
IV)
Nga
Lutfi ALIA, Siena – Itali
Leka III Dukagjini
u martua me Teodorën, motra e vogël e Gjon Muzakës të Beratit. Nga kjo martesë
nuk patën fëmijë. Pasardhësit e familjes Dukagjini in Itali dhe ato që u vunë
në shërbim te Perandorisë Osmane, janë fëmijët e adaptuar
nga Leka III, ishin fëmijë jetima pas vdekjes të prindërve në luftimet kundër
pushtuesve turqë dhe pas masakrave të turqëve në banorët e principatës. [Karl
Hopf, Croniques gréco-romanes. Inedite ou peu connues; avec notes et tables
généalogiques. Berlin. Librairie de Weidmann, 1873, pp. 270 – 353].
Dinastia Dukagjini
ka luajtur rol me rëndësi në historinë e Arbërisë. Krahas kontributit në trojet
arbërore, Duakgjinët janë shquar dhe në vende të tjera si në Turqi, në Raguza
dhe sidomos në Mbretërinë e Napolit, ku emigruan disa nga pjestarët e kësaj
familje fisnike.
Largimi i Dukagjinëve nga trojet arbërore kishte filluar
në vitet e fundshekullit XIV. Duka Progoni II Dukagjini në vitin 1393 u martua
me Vojsava Topia dhe nga kjo martesë lindën pesë djemë: Dhimitri, Gjoni,
Bartolomeo, Pali dhe Nikolla. Në vitin 1394, duke ndjerë rrezikun e dyndjeve
osmane, Progoni II ia dorëzoi Lezhën Venedikut, por ruajti të drejtat të merrte
një të tretën e të ardhurave vjetore të prodhimeve bujqësore, artizanale dhe
tregetare, ashtu si iu kërkoi mbrojtjen dhe strehimin e pjestarëve të familjes
së tij në Venecia. Tre djemtë Palin, Nikollën dhe Gjonin, Progoni II i dërgoi
në Venecia, ku vazhduan linjën e Dukagjinëve në këtë qytet. Palin e vranë në
vitin 1402, kur po kthehej nga Venecia. Në vitin 1506, në regjistrat e banorëve
të Venecias rezulton Duka Luk Dukagjini, por nuk specifikohet i biri i cilit
ishte.
Nikolla I (1409 – 1454) dhe bashkëshortja Kirana Arianiti
kishin dy djemë, Drago Dukagjini, të cilin e dërguan në Venecia, ku vdiq në
vitin 1462 dhe Pali IV, i cili pas pushtimit të Arbërisë nga Perandoria Osmane,
u konvertua në fenë islame dhe turqit e shpërblyen duke i akorduar titullin e Pashait
në Rumani.
N? dhjetor të
vitit 1463, princi Leka III Dukagjini, dërgoi Fratin Eugenio Summa OFM, Nunci
dhe Ministri Provincial i Françeskanëve në Arbëri, p?r t’iu prezantuar Dozhës
të Venedikut kërkes?n e Lekës III dhe nënshkrimin e marrëveshjes p?r strehimin
n? Venecia t? familjes t? Dukagjin?ve, n? rast se rrezikohej jeta e tyre prej
sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë turke. Kjo marrëveshje favorizoi disa nga
pasardhësit e dinastisë Dukagjini të ikin dhe të strehohen në Venecia. [Alessandro Serra. Relazione del Castriota con il Papato
nella lotta contro i Turchi (1444 – 1468). Archivio storico italiano, vol. 115,
No. 1 (413) (1957), pp. 33 – 63, Pubblicato: Casa Editrice Leo S. Olschki s.r.l]
Gjatë vitit 1466,
një degë e familjes Dukagjini u vendos në Kapodistria Veneciana, ku në vitet e
më pasme rezultojnë me mbiemërin Docaini (Dokaini). Ky ndyshim i mbiemërit
ishte dukuri e shpeshtë me arbërorët që shkonin në Venedik dhe në Mbretërinë e Napolit,
ku administratorët dhe në kishat i regjistronin emërat dhe mbiemërat si i
shqiptonin arbërorët dhe shpesh me gabime orthografike. Fisnikët Dokaini ishin
integruar në jetën e re, madje bënin pjesë në shtresën sociale të patricëve dhe
disa breza fisnikësh Dukagjini (Dokaini) ishin guvernatorë të Kapodistria deri
në fillim të shekullit XVII, kur u shua linja mashkullore, ndërsa mbetën linja
femërore, që mori mbiemërat e martesës me fisnikët e Kapodistria dhe të
Venecias. [Aldo Cherini, I greci a Capodistria,
in “La Sveglia”, nr. 136, 1999, pp. 5 – 9]
N? janar të vitit
1471, Progoni IV Dukagjini dhe i vëllai Gjergji IV Dukagjini s? bashku me 200
mal?sor? u bashkuan me turqit dhe u kthyen n? fen? islame. Ky veprim e revoltoi
Lekën III, i cili ngarkoi Fra Eugenio Summa, të shkoi dhe t’i bindi t?
ktheheshin në familjen e tyre dhe në fenë katolike. Fra Eugenio e kreu me
sukses këtë mision, të gjithë u kthyen në vendin e tyre. Misioni i Fra Eugenio
u vlerësua nga Papa Pali II, i cili e përgëzoi me një letër të gjatë. [Ignatius Parrino, Acta Albaniae Vaticana Res Albaniae
Saeculorum XIV et XV Atque Cruciatam Spectantia. Tomus I Acta Ex Libris Brevium
Excerpta Colligens Citta Deu Vaticano Biblioteca Apostolica Vaticana 1971,
dokumenti 541, faqe 138]
Një nga pinjollët e tjerë të Lekës III ishte Stefan Dukagjini, i martuar me Anxhela Spani, e bija e Aleks Pjetër Spanit. Pas pushtimit turk të Danjës, Stefani dhe Anxhela emigruan në Ankona. Nga martesa e tyre lindën pesë fëmijë, djemtë Leka IV, Pali IV, Nikolla III, Gjergji V , të cilët krijuan degën e Dukagjinëve në Ankona) dhe vajza Veza. Leka IV u martua me Pentiselea, e bija e Kostantin Arianitit (Markezi i Monteferrato). Për djemtë e tjerë nuk ka të dhëna, ndërsa vajza Veza e martua me Gjergj Kukën dhe mbetën në Arbëri. Pas pushtimit të trojeve arbërore nga Perandoria Osmane, dy djemtë e tyre u konvertuan në fenë islame dhe morën emëra turq Muhametbeg dhe Hajdarbeg.
Në shekullin XVI ndër pjestarët e dinastisë Dukagjini
shquhet Jahja Bej Dukagjini (1488 – 1582). Emëri i tij ishte Gjon, por kur u
islamizua mori emrin Jahja. Fillimisht shërbeu në rradhët e Jeniçerëve si
oficer me gradën yayabash e më pas bylykbash. Mori pjesë në disa beteja dhe
sidomos në pushtimin e Egjyptit. Krahas impenjimeve ushtarake, u shqua si
shkrimtar dhe poet i Divanit të Sulltan Selimi I. Pasi shkruajti poemën “Shehasade
Mustafa”, që ishte një elegji e famëshme e kohës, me të cilën atakoi sulltanin
dhe Rustem Pashën, Jahja Beun e internuam. Vdiq në vitin 1582. Djemtë e tij
Ahmet Pashë Dukagjini ishte Vezir i Madh, ndërsa Mehmet Pashë Dukagjini ishte guvernator
i Eyalet në Egjypt, ku e vranë në vitin 1546. [Idris G?ven Kaya. Dukaginzade
Taslicali Yahya Bej in Eserleridine Mevlana Celaledin. Turkish Studies, Vol. 4.
2019]
Për pasardhësit e dinastisë Dukagjini në Itali, ka pak
pak dokumenta dhe ato që ekzistojnë janë të pjesëshme. Krahas vendosjes në
Venecia, në Kapodistria, në Ankona, në Pulja, ka dokumenta që dëshmojnë praninë
e tyre në Napoli dhe në Roma. Në fakt, pasardhësit e dinastisë Dukagjini janë shpërndarë
në shumë qytete të Italisë, aktualisht shumica e tyre janë asimiluar, ose
mbiemëri Dukagjini humbi me shuarjen e linjës mashkullore.
Një nga degët e Dukagjinëve në Itali është me origjinë
nga Dhërmiu i Provincës së Himarës, por ka mbetur në heshtje dhe e pa studiuar.
Në pemën gjeanologjike të Dukagjinëve të prezantuar nga Karl Hopf, rezulton se Progoni
I, i biri i Gjini I Dukagjini, në vitin 1368 ishte vojvoda i Kaninës dhe i Himarës,
i emëruar nga car Stefan Uroshi I. [Charl Hopf. Croniques gréco-romanes. Inedite ou peu connues; avec
notes et tables généalogiques. Berlin. Librairie de Weidmann, 1873, f. 270 – 353].
Progoni I, kishte
dy djemë, Leka I Dukagjini, Pali I Dukagjini dhe vajza Irena. Mendohet se Leka
I qëndroi deri në vitin 1398 në trevat e bregdetit dhe sipas gojëdhënave,
familjet me mbiemërin Leka në këto troje, ishin pasardhës të Lekës I Dukagjini.
Në traditën arbërore njihet fakti se fëmijët merrnin si mbiemër emërin e
babait, andaj të mos çuditemi pse djemtë e Leka I morën mbiemërin Leka, si ata
që qëndruan në Dhërmi dhe ata që u kthyen ne trojet e Principatës të
Dukagjinëve. Ka pak të dhëna rreth pasardhësve të Dukagjinëve në Dhërmi, por
nga të dhëna dokumentare të kohëve të më pasme rezultojnë të dhëna me interesa
historike.
Në vitin 1581, në
letrën e himarjotëve dërguar Papës Gregori XIII, ndër tre të deleguarit që i
dorëzuan letrën ishte dhe përfaqësuesi i Dhërmiut Gjon Leka. Në shekullin XVII,
shumë banorë të Provincës së Himarës, ndër ato dhe nga Dhërmiu, shkuan në
rradhët e Regjimentit Iliro – Maqedon të mbretërisë së Napolit, ku 320 ishin
ofcera dhe ndër ata kishte me mbiemërin Leka. [Alia. L. Dixit 2, Regjimenti
Iliro -Maqedon në mbretërinë e Napolit. Tiranë 2022, faqe 212 - 230]
Më 7 - 16 korrik 1647, në Napoli shpërtheu revolta
popullore, e njohur si komploti i Masaniello kundër presionit fiskal të
qeverisë të zv-mbretit Don Rodrigo Pana de Leon. Populli i revoltuar hyri në
pallatin mbretëror duke shkatërruar dhe plaçkitur. Zv-mbreti për t’i shpëtuar
ndëshkimit nga turma e zemëruar u strehua në kuvendin e Shën Luigjit.
Historiani A. Leh tregon: “Zv-mbretin do ta kishte masakruar turma e ndërsyer,
po të mos ishte trimëria e kapitenit albanez Gjin Leka, i cili me shpatë në
dorë dhe i vetëm në krye të shkallëve të kuvendit, e detyroi turmën të zbrapsej”.
[Leh A.
Cenno storico dei servizi militari prestati nel Regno delle due Sicilie dai
greci, epiroti, albanesi e macedoni in epoche diverse. Corfu 1843. p 45 – 60]
Në vitin 1735, në rradhët e Regjimentit Mbretëror
Iliro-Maqedon, ndërmjet komandantëve të njësive rezulton kapiten Leka, por për
fat të keq nuk jipet emëri i tij dhe as i komandantëve të tjerë. Në betejën e
Velletri më 1744, një komandant kompanie rezulton me mbiemërin Leka, por historiani
A. Leh nuk jep emërin. [Leh A. Cenno storico dei servizi militari prestati nel
Regno delle due Sicilie dai greci, epiroti, albanesi e macedoni in epoche
diverse. Corfu 1843. Pp. 18 -22]
Në vitin 1794 në
rradhët e regjimentit Iliro-Maqedon të mbretërisë së Napolit rezulton togeri
Polimer Leka, i cili pasi përfundoi shërbimin ushtarak, qëndroi në Napoli, por
nuk dihet kush ishin pasardhësit e tij. [Archiv Stato di Napoli. Min. Est. Filza 4253] [Harold
Acton, I
Borboni di Napoli (1734-1825).Firenze,
Giunti, 1997]
Në fillimet e shekullit XIX në rradhët e oficerave të
Regjimentit Iliro-Maqedon të Mbretërisë së Napolit shquhet Dhimitër Leka nga
Dhërmiu. Dhimitër Leka ishte lindur më 24 prill
1779 në Dhërmi dhe vdiq në Napoli më 21 prill 1862. Dhimitër Leka iku në Napoli, ku bëri një karrierë të
shkëlqyer ushtarake duke arritur gradën e gjeneral brigade në Regjimentin Real
Iliro-Maqedon të Mbretit të Napolit Ferdinandi IV Borbon, ndërsa në vitin 1860 ishte
inspektor i përgjithshëm i Fanterisë Linea, të mbretit të Napolit Karli III. Dhimtër
Leka ishte betuar besnik i oborrit të Borbonëve, andaj dha dorëheqien kur
Garibaldi hyri në Napoli. Poeti arbëresh Jeronim De Rada, veprën
“Milosao” botuar në vitin 1836, ia përkushtoi Dhimitër Lekës, gjeneralit të
shquar arbëror. [Francesco Altimari, I canti di Milosao di Girolamo De Rada,
storia e la struttura della poema.
Lingua e letteratura d’oriente e
d’occidente, Nr. 6 (2017), pp. 79 - 98]
Gjenerali arbëror Dhimitër Leka vdiq në vitin 1862 dhe e varrosën në Kishën ortodokse Shen Pjetri dhe Shen Pali të Napolit, kisha e ritit ortodoks e Regjimentit Mbretëror Iliro - Maqedon. Në një nga kapellat e kësaj kishe, gjendet varri monumental me sarkofagun, me bustin e gdhendur në basoreliev dhe lapiden me dedikim nga i biri i tij Akile Leka.
DHIMITËR LEKËS EPIROT, TENENT GJENERAL I
USHTRISË NAPOLITANE, I URDHËRIT SHEN GJERGJI I PAJTIMIT, I SHEN SALVATORE I
GREQISË, I SHEN ANA I RUSISË, I SHEN MIKELIT TË BAVARISË DHE KALORËS I KRYQIT
TË MADH,
LINDUR NË DRIMADHES MË 28 PRILL 1779 VDEKUR
NË NAPOLI MË 21 PRILL 1862.
DJALI (PINJOLLI) AKILE LEKA, I A DEDIKON NË KUJTIM ATIT KRESHNIK.
Në Arkivin
Historik të Araldikës Italiane, Dhimitër Leka rezulton në listën e fisnikëve
napolitan, së bashku më të birin Akile Lek Dukagjini, me nipin Xhiulio Lek
Dukagjini dhe stërnipat Akile II Lek Dukagjini dhe Vittorio Lek Dukagjini. [Ricardo
Magdaleno Redondo, Adela Gonzàlez Vega (cura di), Titulos privilegios de
Nàpoles: onomastico. Archivio Generale de Simancaes, Valladolid, 1980. P. 287]
Dhimitër Leka
kishte një djalë Akile Leka, i lindur në Napoli më 7 shkurt 1832, vdekur më 9
shkurt 1900 po në Napoli. Akile Leka ishte oficer me gradën kapiten i dytë, në
repartet e ushtrisë të mbretërisë të Dy Siçilive dhe ashtu si i ati, Akili nuk
pranoi të shërbejë në ushtrinë sabaude. Akili ishte i martuar me Marien, por
nuk dihet origjina e familjes së saj. [Erasmo Ricca, La nobiltà del Regno
delle Due Sicilie, Napoli, 1839]
Është interesant fakti se në dokumentat e arkivit të
Napolit rezulton i shkruar Akile Leka dhe Akile Lek Dukagjini, madje dhe i biri
i tij rezulton i regjistruar Kavalieri Giulio Maria Lecca Dukagini (i
lindur në Napoli më 6 maj 1859 dhe i vdekur po në Napoli më 9 mars 1927).
Pasi i vdiq i ati,
Xhiulio Maria Leka Dukagjini u adpatua nga Prospero Guevara Suardo, patric napoletan, duka i Bovino dhe
Castell’Airola, kont i Savignano, i biri i dukës Giambattista Kavalier i
Urdhërit mbretëror Shen Xhenaro. Pas adaptimit, Xhiulio Maria Lek Dukagjini shtoi
mbiemërin Guevara Suardo. Në vitin 1899 u martua në Pozzuoli me dukeshën Maria Guevara Suardo, motra e Prospero, Dukesha e Bovino, e cila kishte mbetur e vè pas vdekjes të
burrit Giuseppe di Sangro, patric napoletan, konti i Buccino. Me martesën me
Maria Guevara Suardo, kavalieri Xhiulio Maria Lek Dukagjini, me dekretin e
mbretit të Italisë, mori titullin Duka i Bovino [Con Regio Decreto del
2.VIII.1914], i regjistruar në Librin e Artë
të Fisnikëve Italianë dhe në listën zyrtare të fisnikërisë Italiane ku rezulton i regjistruar Familia Leka
Dukagjini Guevara Suardo. [Libro d’oro nobilità italiana, Edizione 2015
– 2019. Edite. Collegio Araldico Roma. Ducagini
di Guevara Suardo. Duca. Vol. XX, Lecce Sicilia. pp,131] [Archivio di Stato di Napoli, Libro
d'Oro Napoletano, Lecca
Ducagini Guevara Suardo. La storia dietro gli scudi, vol. VI, Napoli 2007, pp.2].
Pas martesës Xhulio Maria
Dukagjini dhe Maria Guevara Suardo shkuan me banim në Romë, në kuartierin
Piazza di Navona, ku kishin në
pronësi pallatin Pamphili (Pamfili). Në fasadën ballore të pallatit, në
segmentin
ndërmjet dy dritareve në katin e
dytë, ndodhet stema heraldike e Dukagjinëve, me mburojën me në qendër
kështjellën me tre kulla, mbi kullën qendrore është shqiponja e zezë dy
krenëshe me kurorat, me krah të hapur anash. Pra, Xhiulio ruajti dhe përdori
stemën heraldike të Leka III Dukagjinit në Arbëri.
Në regjistrin e heraldikës
italiane, prezantohet stema e familjes të Xhulio Maria Dukagjini, me mburojën
me sfond të argjendët, në qendër kështjella me tre kulla, mbi kullën qendrore
me shqiponjën e zezë dykrenëshe me kurorat, me krah të hapur anash.
Vlen të theksohet se stema me shqiponjë dykrenëshe është tipike vetëm e fisnikëve arbëror që emigruan në Itali, si stema e Gjonit II Kastriotit, e Muzakëve, e Gjon Granai Kastriotit, e Kostanttin Arianitit dhe e fëmijëve të tij, e Engjëllorëve, si dhe e familjes Albani, madje Papa Klementi XI (Françesko Albani) kishte stemën me shqiponjën dykrenëshe me kurorat.
Stema heraldike e familjes Dukagjini në fasadën e pallatit Pamfili në pronësi të Lecca Ducagini Guevara Suardo në kuartierin Piazza di Navona në Romë
Maria bashkëshortja e Xhiulio
Dukagjinit ishte ndër gratë e njohura të Mbretërisë së Italisë, si e shohim në
gazetën “Tiro a segno”, numëri i 25 majit 1907, ku rezulton se Kontesha Maria
Lek Dukagjini është anëtare e komiteti organizativ të sportit të qitjes në
tabelë. Interesant është fakti se prezantohet Maria Lek Dukagjini, pa shtesat e
mbiemërave të saj Guevara Suardo.
Nga martesa e Xhiulio Lek
Dukagjini me Maria Guevara Suardo, në shtator 1900 lindi një djalë, që i dha emrin
e të atit Achille II Lecca Ducagini Guevara Suardo, i
cili trashëgoi dhe titullin Duka i Bovino. Akile II Lek Dukagjini rezulton regjistruar
me titullin Duka në Librin e Artë të Fisnikëve Italianë dhe në listën zyrtare
të fisnikërisë Italiane. [Archivio di Stato di Napoli, Libro d'Oro Napoletano, Lecca Ducagini Guevara Suardo. La
storia dietro gli scudi, vol. VI, Napoli 2007, pp.2].
Vlen të theksohet se dinastia
Guevara u shua me vdekjen e dy vëllezërve Don Karlo dhe Don Prospero, që nuk lanë
trashëgimtarë. Pronat e dinastisë Guevara u trashëguan nga Duka Akile II Leka
Dukagjini Guevara Suardo, i cili vdiq në vitin 1990. Akili II Dukagjini nuk
kishte fëmijë, andaj adaptoi një djalë Vittorio Achille Lecca Ducagini, i
cili kishte pesë fëmijë, që vazhduan dhe ruajtën mbiemërin e dinastisë
Dukagjini. [Vincenzo
Belli, Allegati Ricerche sui Guevara, New media & Historical Heritage, 2008]
Pasardhës të
dinastisë Dukagjini rezultojnë dhe në gjysmën e parë të shekullit XX, ndër ata
një nga djemtë e Vittorio Leka Dukagjini, quhej Xhiulio II Lek Dukagjini, pra kishte
emërin e gjyshit. Në Gazetën Zyrtare të Mbretërisë së Italisë të vitit 1910, me
dekret mbretëror rezulton se “Fondi Giardinetto në kadastrën e komunës
Castellaccio dei Sauri (Kastellaçio), që ishte në pronësi të Akile Lek
Dukagjinit, i kalohet në pronësi Xhiulio Lek Dukagjinit. [Gazzetta Ufficiale
del Regno d’Italia. Foglio delle inserzioni Nr. 265. Roma 3. IX. 1910]
Edhe në vitet në
vazhdim pasardhës të dinastisë Dukagjini përmenden në dokumenta zyrtare të
Republikës Italiane. Në suplimentin nr. 2 të Gazzetta Ufficiale, nr. 15, i 20
janarit 1953, në shtesën 1, prezantohet urdhëri i Fanfanit, ministri i Bujqësisë
dhe i Pyjeve i Republikës Italiane, i cili miraton listën e terreneve në
pronësi të Xhiulio II Leka Dukagjini në komunën Bovino (Provinca e Foxhia), i
biri Vittorio Akile Leka Dukagjinit.