| E diele, 05.11.2023, 08:56 PM |
HISTORI DHE ART NË MILANO
Nga
Petrit Aliaj
Ideja
për të realizuar një ekspozitë të fotografit Griseld Hoxha nga Durrësi me
punimet e tij në bardh e zi , përkoi me një propozim të z. Hasan Aliaj, drejtori
i gazetës së përmuajshme “Rrënjët” në Romë për të promovuar edhe studjuesen zj.
Fatbardha N. Demi me paraqitjen e dy krijimeve të saj “Mrekullia e Mbijetesës”
dhe “Selenizmi Besimi që Sundon Botën”. Këto krijime lidhen me origjinën e
kombit tonë , emrat e fiseve, besimit të të parëve, simboleve dhe figurave të
shquara në periudha të ndryshme historike si fakte shkencore.
Znj.
Fatbardha Demi nëpërmjet fotove trajtoi historikun e studimeve mbi lashtësinë e
gjuhës shqipe dhe të kombit Shqiptar nga shkencëtarët e huaj të shek. 19-20 dhe
kontributin e etërve arbëresh të shek. 17-20 .
Autorja
e dy librave (“Sellenizmi, besimi që sundon botën” dhe "Mrekullija e
mbijetesës, nga Atllantido- Pellazgët
tek Shqipëtaro-Arbërit e sotëm") shpjegoi natyrën besimtare të të gjitha
emrave që nder shekuj dhe në ditët e sotme ka mbajtur Kombi shqiptar: Bij të
Zotit.
Me
interes u ndoq zbulimi i origjinës së emrit Alban të mbretit më të lashtë
(Alpan ose Panit) të Thesprotisë në Epir.
Pjesëmarrësit
u njohën me kuptimin e simbolit të shqiponjës
në teollogjinë e parë të njeriut parahistorik dhe me adhurimin e një
Zoti (Hënës). Faktet e panjohura mbi këtë periudhe u shoqëruan me fotografitë e
objekteve arkeologjike të cilat dëshmojnë vërtetësinë e materialit të trajtuar
nga autorja.
Më
herët pata një propozim edhe nga Griseldi me dt. 27 Mars 2023 ku unë isha i
ftuar nga z. Abdulla Deliallisi të merrja pjesë në ceremoninë festive të
përvitëshme “Festa e Pranverës 2023” që organizohet nga shoqata “Durrësi
Autokton” Në këtë manifestim kulturor ishte parashkuar edhe vlerësimi i
violinistëve virtuozë: Olsen Çesari , Pandush Gjezi dhe këngëtari Gëzim
Mushketa me titujt “Ambasador i Qytetit
të Durrësit “
Por
Griseldi ka qënë edhe në mbështetje të shfaqjes së performancës teatrale
“Burrneshat” me skenar dhe regji të koleges tonë Valbona Xibri , tekst të Sara
Giacomeli dhe interpretim të aktores ukrahinase Marina Ivashchenko si edhe në
promovimin e autorëve Dashamir Uruçi dhe Agron Dalipaj në sallën “Odeon”.
Ai
me kutinë e tij magjike në dorë të befason e i kudo ndodhur arrin të fiksojë
momentet më emocionuese edhe në aktivitete të ndryshme që bëhen jo vetëm në
qëndrën e Kulturës “A. Moisiu në Durrës por edhe më tej.
Fotografitë
dhe filmimet e tij cilësore, shprehin ndjeshmërinë e të ekzistuarit brënda
filozofisë së jetës me të gjitha momentet dhe ëndërrat tona që transformohen në
kujtesë, brënda kornizave ku lehtësisht
kushdo mund të gjykojë dhe të admirojë së bashku me të bukurën edhe realitetin
e hidhur të botës që na rrethon me shpalosjet brënda atyre kontureve të cilat i
përjetojmë për ditë, për natë, e në çdo çast.
Dhe
ja arritëm që këtë takim të dyfishtë me një studjuese dhe një fotograf, ta realizonim me dt 29 tetor 2023 në qendrën
kulturore “SlowMill”në Milano(It)me grupin tonë të punës dhe mbështetjen e
presidentit të shoqatës”Dora e Pajtimit” z. Besmir Rrjolli dhe bashkëpunimin e
të pa përtuarit ing. Alban Halim Gjata. Në përkujdesje të këtij aktiviteti kishim
Këshillin Drejtues të Federatës FNAI dhe Konsullatën e Përgjithëshme të
Shqipërisë në Milano.
Sigurisht
që në këtë periudhë krize ekonomike dhe mungesë personaliteti që po përjetojmë
ndër vite ne, të gjithë shqiptarët që përballemi me opinionet dhe presionet e
një kategorie që shfaqen dhe trasmetohen nga mediat vizive duke mos respektuar
standartet, kriteret dhe moralin mediatik nga opinoinistë dhe moralistë të
dyfishuar pa përjashtuar heshtjen e pa pranueshme të sistemit në Shqipëri dhe
qarqeve të ndryshme të cilat në këto situata të turbullta në Ballkan kërkojnë
të përfitojnë duke errësuar historinë, gjuhën, kulturën, rrënjët tona dhe
vazhdimisht duke goditur figurat tona që i kanë dhënë emër Kombit Shqiptar . Ne
jemi Rilindasit e Kohës Moderne edhe pse të shpërndarë, punojmë e ideojmë së
bashku për tu ruajtur atë ç’ka jashtëqitja e popullit kërkon të na e
shkatërrojë, aspiratën për të qënë të bashkuar
dhe identitetin tonë me gjuhën e saj hyjnore .
Mirënjohjet
shkojnë për drejtuesen e takimit dr. Ninfa Pema, përkthimin nga prof. Fabiola Sali, mësuesen e
gjuhës shqipe prof. Monda Mara e cila kishte përzgjedhur dy poezi shumë të
bukura dhe aktuale ;“Gjuha Shqype” nga poeti i shquar Ndre Mjeda(1866-1937) dhe
“Mjegulli i Dashurisë” nga shkrimtari Dritëro Agoll(1931-2017). Poezi të cilat
na trasmetuar jo vetëm emocione, por edhe në kujtesë , domosdoshmërinë e
ruajtjes së identitetit tonë edhe pse jetojmë jetojmë larg At’Dheut pa u
trembur nga kjo largësi .
Dhe
si një dëshmi e gjallë e pasqyrimit për të plotësuar këtë largësi që vjen nga
shekuj mbijetese, bukur dhe këndëshëm poezitë u shoqëruan në kitarrë nga i
ftuari ynë special, presidenti i shoqatës “Vëllezërit
Arbëreshë”(Civita-Kalabri)vëllai ynë arbëresh Mimmo Imbrogno .
Ndërsa
për fotografin Griseld Hoxha kishte menduar dr. Alketa Delishaj e ardhur nga
Verona, një artiste shumë planëshe në
fushën e artit të fotografisë me raportet ndërlidhëse që ajo i demostron
ndërmjet pikturës kreative bashkëkohore . Ajo në vlerësimet e saj për vizionet që
Griseldi demostron me punimet e tij për rrugët, shqiptarët, peisazhin, përshtatjen në traditë, sjell një erë të re dhe
freskuese për zhanrin e fotografisë si fragmente pasuruese të historisë me
përfaqësime të papritura të jetës reale që pulsojnë me vitalitet aftësinë e të
kuptuarit në thelb të jetës sonë të përditshme.
Ajo
që e dallon Griseldin shtoi dr. Alketa, ”. . është dashuria dhe mirëkuptimi i
tij i thellë për Shqipërinë. Përtej
arkitekturës dhe peizazheve urbane, lidhjen e tij me njerëzit që ai portretizon
si në një skenë që lëviz vazhdimisht me personazhe dhe histori të gjalla në
përzgjedhjen e guximshme për të luajtur me hijet dhe dritat etj. Kompozimet e tij, shpesh dinamike dhe të mbështjella me një
atmosferë misteri, na ftojnë të festojmë
e të mbështesim jo vetëm artin e Griseldit por edhe të gjithë atyre djemve të
rinj nga Shqipëria që aspirojnë të tregojnë ndërmjet artit të fotografisë
paraqitjet e pa fundëme të gjendjes reale njerëzore. . “
-Falenderoj
për mbështetjen që i dhanë këtij takimi, regjisoren Valbona Xibri dhe
zëdhënësin e Federatës Kombëtare të Shoqatave Shqiptare në Itali z. Ndue
Shabaku.
Por
e ndjej për detyrë dhe kënaqësi që të përshkruaj edhe praninë e shumë
dashamirësve që na besojnë e na ndjekin në aktivitetet tona të cilat ne ja
dedikojmë gjithmonë asaj çka ruajmë në kujtesë dhe kemi trashëguar për të
shkëmbyer eksperienca dhe mesazhe vëllazërie edhe me vendasit me të cilët
bashkëjetojmë për tu integruar si një popull me kulturë të herëshme dhe të
përhershëm në trojet tona. Në
përshëndetjen e saj dr. Luljeta Cobanaj, oficere për diasporën në Konsullatën e
Përgjithëshme të Shqipërisë në Milano, përgëzoi organizatorët e këtij
aktiviteti dhe shprehu mbështetjen e saj dhe të instuticionit që përfaqëson në
drejtim të demostrimeve artistiko-kulturore , zhvillimit , ruajtjes dhe
trashëgimit të gjuhës shqipe . Më pas përshëndeti arbëreshi nga Sicilia z. Calogero
Raviotta i cili na dhuroi një broshurë të thjeshtë , tregues për trashëgiminë e
herëshme kulturore , traditat dhe aktivitetin e komunitetit arbëresh në komunën
e Kontesha Entelina që gjindet në thellësi të luginës “Valle del Belice”në
Sicili. Nuk munguan në takim edhe z. Klodi Pasku dr. në histori së bashku me të shoqën e tij Sara
një arbëreshe që e flet në mënyrë të përsosur gjuhën tonë . Gjithashtu nga
Milano së bashku me të fejuarën e tij Pauline ishte edhe arbëreshi nga Sicilia
Salvadore Scire. Nga Bolonja na nderonte arkeologu dhe historiani, prof. Jani Koçillari, djali i shokut tim të
rinisë Nesti Koçillari, ndërsa nga Durrësi për Griseldin ishin Adison Bejsdolli
, Arens Agalliu si edhe Zoica Kokoshari nga Brukseli. Edhe pse larg në mes nesh ishte edhe zj. Fitije
Picari, drejtuese e shoqatës së gruas në Rovena dhe bashkëpuntore e gazetës
“Rrënjët”e cila posaçërisht erdhi në Milano në nder të aktivitetit dhe zj. Fatbardha
Demi. Nga Lecco kishim drejtuesen e
shoqatës “Sofra Shqiptare” dr. Tana Laçi, specialisten për emigracionin pranë
komunës Lecco dr. Brizida Hasnedari, mësuesen
Diana Hanxhari , veprimtaren shoqërore Lida Laçi dhe kordinatoren për diasporën
e organizatës së Kuvendit Kombëtar Shqiptar, Antoneta Nushi. Me rrallë do të paraqes e falenderoj të gjithë
ata që e vlerësuan takimin me pjesëmarrjen e tyre dhe ndihmuan për ta konkretizuar atë, duke filluar me
aktivistin dhe veprimtarin e shoqatës “Shqiponja” në Val Camonica –Sebino z. Jasin
Dauti, të shoqatës “Alba Calcinato” me zv. kryetarin e saj, z. Durim Moli, këshilltarin
e Federatës FNAI z. Dedin Paçi , Veprimtarin e hershëm shoqëror në Milano z. Luftim
Arkaxhiu, zonja Jeta Mahmuti Ayroldi me të shoqin nga Breshja si edhe miqtë e
Alketës nga Milano:Luca dhe Leonora etj, etj. Mbyllja e takimit ishte në nder
të interpretimit me kitarrë të vëllait tonë arbëresh Mimmo Imbrogno i cili i
këndoi dorës së vëllazërisë, gjuhës së mëmës dhe trimit Skënderbe. Me këtë rast me shumë respekt falenderova të
gjithë pjesëmarrësit si edhe bashkëpunëtorët që mundësuan realizimin e
aktivitetit Histori dhe Art në Milano duke i ftuar të vizitonin krijimet e
fotografit Durrsak Griseld Hoxha si edhe bërjen e një foto masive të këtij
sipari në Milano për ta hapur sa dyti në Breshja me dt 10 dhjetor 2023 në
konferencën dhe drekën familjare tradicionale të fund vitit që organizohet nga
Federata FNAI.
Petrit Aliaj
Milano, 29. 10. 2023.