| E diele, 29.10.2023, 07:23 PM |
Dadë
Xhemo Dautaj me 7 vajzat dhe fëmijë të tyre
DADË XHEMOS ME 7 VAJZA DHE NAZOS
Nga
Albert HABAZAJ
Në
Tërbaç, ku kemi rrënjët…
Në
kujtim të heroinës së heshtur tërbaçiote Xhemo Dautaj, nënës së 7 vajzave të
rritura bonjake, sepse babain e tyre e goditi vetëtima tek punonte në fushë të
Bramyshnjës, Tërbaç, më 24 korrik 1964. Dhe nënë Xhemua si sorkadhe, që s’e
njihte fjalën lodhje, me ditë pune në kooperativën e asaj kohe, i rriti me
sakrifica të mëdha, pa iu ankuar kujt dhe i nxorri në dritë Të Shtata si 7
drita…
Aromë
e gjenezës sime
Tërbaçi
me shumë kujtime,
Tërbaçi
im, ku kam rrënjët
Ku
kam Babën, Nënën, këngët.
Vij
te shtëpia, te varret
U
flas, po s’më bëjnë o,
7
male në shpinë me halle
Qysh
i mbajte, moj nëno?!
Shoh
fotografitë dhe hesht
Pres
ndonjërin të më vijë,
Do
vini, a të vij vetë
Plakur
unë, qaj si fëmijë…
Iku
baba shpejt, s’pa gjë
Ne
të vogla - pa baba,
7
vajza dhe shtëpinë
O
nën’, vetëm ty t’i la...
Rriteshim
ne, ti si flutur
Fluturoje,
s’njihje moshë
Natë
e ditë, duke u lutur:
“Kokat
tuaja shëndoshë!”
O
nëno, me mall ngarkuar
Vijmë
me shpirt të përvëluar.
Në
Tërbaç, ku kemi rrënjët
Frymën,
gjakun, nderin, këngët…
Nis
këngë, loti pa tharë!...
Tek
guri, tej këndit të shtëpisë,
Ku
ulej shpesh pas pune imatë,
Ku
kam nënën, tek hojet e mirësisë
Mbush
me urime për shëndet e fat.
Dhe
gëzon si e vogël, fluturon si flutur,
Tek
shtëpia jonë, sipër në fshat,
Kur
i vemi, si ajo s’ka më të lumtur,
Na
vështron si të vegjël, ka mall e merak.
Unë
ulem tek ai gur, si fat perëndie,
Se
shikoj pak metra më tutje, tek nis e zbret,
Ku
iku babai me gërshërë të hardhive,
Tek
krasiste rrushin, që atë vit bëri det...
Ulem
në gur dhe ngrihem në këmbë,
Pres
marsin të çelë kumbulla e ftoi,
Hedh
sytë nga malet ta nis atë këngë,
Bujare
Çika dhe Tranajoi...
Ta
nisim, o Nazo bashkë këngën
Me
Pesën, si gjysmë shekulli më parë,
Ti,
Trime, s’e ke as babën, as nënën,
Merrja
këngës me lotin pa tharë!...