| E diele, 29.10.2023, 06:50 PM |
Në
galerinë e tij kushtuar dhjetëra e dhjetëra figurave të shquara të artit
shqiptarë, piktori ynë eminent në Austri, Gazmend Freitag, një portret ia
kishte kushtuar edhe aktorit e shkrimtarit tonë të mirënjohur Çun Lajçit.
Këtë
gjest të artistit tonë në Austri, e pat regjistruar edhe KultPlus, gazetë për art e kulturë, ndaj edhe po e japim vlerësimin
e saj:
“Piktori i njohur shqiptar Gazmend Freitag vazhdon të shpreh ndjesinë
shpirtërore të autorit ambicioz. Emri i tij ka mbi një dekadë që udhëton nëpër
botë nëpërmjet tablosh befasues, ku problemet e mprehta sociale që e
shqetësojnë dhe e privojnë sot botën njerëzore, kanë gjetur te peneli i
piktorit bisturinë e së vërtetës së dhimbshme. Së fundi ai ka pikturuar edhe
portretin e aktorit të njohur shqiptar Çun Lajçi”.
Mbetet këtij shkrimi t’i shtojmë edhe këtë mesazh: Edhe kur është larg figurave të shquara të artit shqiptar, Gazmend Freitag sikur donë të komunikojë me ta përmes portreteve të tyre që i realizon me shumë dashuri e pasion, ndaj edhe i duket sikur ka një ndejë vëllazërore me ta. Ky gjest do të ishte me interes të ndiqej edhe nga artist të tjerë, që ta duan e mbështesin njëri tjetrin e jo të veprojnë në të kundërtën.
Gazmend Freitag: Çun Lajçi, 2017