| E hene, 16.10.2023, 07:44 PM |
TAHIR BEZHANI
TE UJËVARA
Ndala
mu aty
Përballë
saj ngulita shikimin në kohë
Kujtimet
ndezën zjarrin e viteve të shkuara
Sa
më rrëmbeu malli thellësive
Shikoja
silueta të ngrira përqafimeve
Ngjyra
ylberi lëviznin n ‘shikime
Perceptim
gacash të ndezura në shuarje
E
ujëvara shushuriste vajtueshëm
Si
fjalët e saj në ndarje dikur...
Rrëshqasin
degëzimeve të zemrës n ‘vuajtje
Vallë
a i lan hëna sytë natën në këtë ujëvarë
Një
pyetje naive në buzëqeshje të zhurit
Rrëshqet
buzëve si heshtja e lënduar
Si
zë i lëmekur tingëllimave
E
shikoj ujëvarën pa nda në thellësi
Loton,
zhurmon, dënese gjithmonë
E
shkrumbuar....
QETËSI QË TË THER...
(motiv bjeshkor)
Sytë
shëtisin shpateve
Shpirti
dehet n’ bukuri lulnajash
N
‘ushtimë gurrash e prrojesh
Bukuri
e rrallë
Qetësia e ikur n ‘hapësirë
Shprush
mallin e rrokotelur gurnajës
Nuk
di ku mbeti melodia e fyellit
As
kënga e vashave
Nuk
dëgjohet blegërimë e qingjeve ograjave
Nuk
ia thotë askush këngës majëkrahut
Barinjtë
nuk ia ndërrojnë gishtat vrimave të fyellit
Ajo
melodi trazuese e shpirtit...
Kah
rrëshqasin gëzimet rrënojave
Si
gur i harruar buzë rruge
E
bjeshka do gjallëri,
Sygacë
pranë gurrave
Aty
ku shkëmbehen zjarrshikimet
Kur
vajzat mbushin bucelat me uji
Gjaku
lëvizë si ujëvarë rrëmbyeshëm
E
puthjet fshehën, mrizojnë pishave....
Sa
vrastare ajo qetësi bjeshkënajës
Ku
vajti gjithë ai zjarr
Ajo
rini ku iki
Ka
ngrirë koha,
Fyrlave
të heshtura malli
Qetësi
që të burgos shpirtin
Të
ther palcën....
TERRINË
Natën
vonë,
Hapa
dritaren e dhomës
Terrinë
nate e zezë
Hëna
kishte ikur përtej majave
Mjegulla
ua kishte zënë rrugëtimin yjeve
Vetëm
sytë e mi ndrinin si xixëllonja n ‘rrugëtim
Mbeta
i përthurur mëdyshjeve intime
“A
frymon gjallesë mbi këtë tokë?....”
Phiiii
a!..
Klithmova
në mesnatë
Më
dukej vetja si në ëndërr
Ngjasonte
kjo natë
Sikur
udhëtoja përrallave me fantazi fëminore
U
pajtova edhe me sylotimin tim
Rrugëtimeve
të hutuara natën....
FRYMËZIM ÇASTI
I
shikoj, më shikojnë
Më
përkëdhelin e miklojnë
Si
shpirtëzim klithmash ngashëruese
Vendnumërojnë
këmbët, hijeve pushojnë
Retë
e mbarsura me riga shiu lodrojnë
Lajnë
mallin flokëbardhë në prozhme
Shikohem
me pishat e larta aromatike
Më
ngulfat bukuria, aroma e rrëshirës
Lodhja
ikën luginave n ‘përqafim të freskisë
Në
krahëror ushton lum jete
Dëshirat
mallojnë shpateve
Bardhësia
e veshur kokës
Pajton
rini e pleqëri stinimeve
Në
këtë thelbjetë të ndrydhur...
Bogë, 18, 19 Shtator
2023