| E diele, 15.10.2023, 07:52 PM |
Proza e poetizuar
Nga
Bardhyl Selimi
Me
14 shtator, ndërsa ndodhesha në fshatin tim të lindjes, në Gllavicë të
Lipjanit, Kosovë, u takova edhe me doktoreshën e shkencave letrare, Donika
Dabishevcin. Më parë isha njohur me disa poezi të saj erotike shumë të
fuqishme, një befasi e vërtetë për mua. Atë ditë ajo ma dhuroi përmbledhjen me
poezi “Kam me ardhë si deka” dhe punimin monografik që është në titullin e
këtij shkrimi. Sigurisht, ndërsa poezitë më kënaqën dhe më shlodhën, studimi i
mirëfilltë shkencor mbi Prozën e poetizuar ishte vërtet pak vështirë për t’u
kuptuar, sidomos për mua që kam qenë mësues matematike. Në fakt ndjeva respekt
për autoren dhe kolegët e saj të shkencave filologjike albanologjike.
Në
këtë studim vëmëndja përqendrohet në një zhanër të ri ndërmjetës midis prozës
dhe poezisë. Donika ka marrë në shqyrtim pesë përfaqësues të letërsisë sonë:
Faik Konicën, Mid’hat Frashërin, Ernest Koliqin, Martin Camajn dhe Mihal
Hanxharin duke analizuar dhe evidentuar ndihmesën e tyre në këtë zhanër.
Interesant, që të pestë këta shkrimtarë kanë qenë pothuaj të anatemuar nga studiuesit
zyrtarë të regjimit enverist. Prandaj edhe monografia në fjalë fiton vlera të
reja, ajo përmbush boshllëkun në këtë fushë.
Duke
sqaruar ëfarë është proza poetike, autorja thotë
(f.26)
(Proza
poetike) është formë e ndërmjetme, kalimtare mes poezisë dhe prozës, e cila
ruan karakteristikat zhanrore të të dyjave.
Ashtu
sikurse e kam vërejtur edhe unë disa vite më parë, Donika shkruan për
profesorin Sali Bashota, të Universitetit të Prishtinës:
(f.40)
Sali Bashota është njëri prej autorëve të letërsisë në Kosovë, tek i cili
vërehet dukshëm preferenca e të shprehurit nëpërmjet një gjuhe të brishtë
poetike. Bota e tij poetike është e shtrirë ndërmjet temave universale e
personale. Në vëllimin poeti ”Plagomë”, mes poezive janë të strukturuara edhe
disa proza poetike, që janë referencë për të hyrë në botëkuptimin e subjektit
lirik. Ato janë të rimësuara dhe nxjerrin pozicionin e subjektit.
Duke
nisur analizën e pesë shkrimtarëve që u përmënden në fillim, ja ëfarë shkruan autorja për Faik Konicën:
(f
42) Konica shkroi pak proza poetike, gjithsej pesë, të cilat mbështetur në
shtresën e funksionin diskursiv mund të ndahen në dy kategori të veëanta: “Malli i atdheut” dhe “Dita e verës”, që kanë shenja
më të forta të diskursit eseistik dhe “Bora”, “Anës liqenit” dhe “Në liqen”, në
të cilat mbizotëron diskursi fiksional, figurativ dhe simbolist. Pra, edhe pse
janë vetëm pesë proza poetike, këtu nisin e prehen përftesat e para të fuqisë
së kuptimeve të prozës poetike.
Dhe
më poshtë (f 77) shton:
Jo
më kot Noli e quan atë “kryelëronjësi i gjuhës sonë” dhe “stilist i përkryer”.
Mid’hat
Frashëri njihet edhe nga unë si diplomat, politikan i shquar por edhe si
vëzhgues i thellë i karakterit dhe psikologjisë së shqiptarit. Por n ë analizën
e saj për të, Donika shpërfaq një aspekt
tjetër, prozën poetike të Mid’hatit.
Në
pasazhin (f 109):
Të
dua për atë të qeshur të bukurë kur shkëlqen syr’i kthjelltë nën ballë të
qëruarë, të dua për ato leshëra ku është pështjellë gjith’ thellësi e natësë,
dhe për atë vështrim ku këndohet gjithë gaz’ i ditësë, për atë vështrim q’është
si një yll i lumturisë; të dua se kur flet, ai sy zë më zgjon në zëmrët t’ime
gjithë zërat e pshehtë të shpirtit; të dua se pranë teje e ndjej vethen t’ime
dhe të fortë, sa në dashurit tënde shoh zbardhëllimin e jetësë.
E
dashura, femra shfaqet me fluiditet. Femra për të është pothuaj mitike, s’ka
fytyrë, nuk ka pamje, përshkrim real tokësor, numrim të atributeve realë
fizikë. ëdo gjë bëhet në funksion të
zbërthimit të botës së brendëshme
shpirtërore të narratorit, në raport me femrën, ndjenjat, virtutet dhe bukuria
e së cilës jepet nëpërmjet figurës.
Pasi
kalon te Ernest Koliqi, studiuesja Dabishevci sqaron dukurinë e
intertekstualitetit.
(f
148) Tek “Pasqyrat e Narëizit” vepër e Koliqit,
prania e intertekstualitetit vërehet pashmangëshëm, edhe nëse nisemi thjesht
nga titulli i veprës.
(f
150) Narëizi i mitologjisë, bir i lumit ëefiz, djalë me një pasha të pashoqe, u dashurua në fytyrën e
vet që ia qitte pasqyra e ujit. Kjo ndjesi e trentë e ëoi në vetvrasje. Nga gjaku i tij bini lulja që sot thirret
Narëiz. Ndër këto poemtha përdoret miti i Narëizit në kuptimin simbolik si kërkesë e fytyrës së shpirtit
nëpër valët e jetës. Asht nji lloj biografije poetike. Vihet në spikamë
orvajtja qi vjershëtori ban, nëpër rrethana të ndryshme të jetës së shpirtit..-
shpjegon vetë Koliqi.
Duke
folur për Martin Camaj, posaëëisht për “Dranjen” e
tij, -shkruan autorja, (f 224) Camaj ka zgjedhur zvarranikun si ssmbol të vetes
së tij poetike, duke theksuar kështu më tepër pozitën e tij konsekuente
anti-heroike.
Leximi
tjetër i mundëshëm është ai alegorik, si një reagim i individit ndaj sistemit
shoqëror, duke përshkruar një vend të izoluar e të ndarë tërësisht nga bota me
kufi të fortë apo, sikurse shprehet Camaj, mes fshatrave qendronte një bjeshkë
e madhe për të mos i lënë që të shiheshin, komunikonin, bashkëjetonin.
(f
229) Në floklorin tonë njihen disa motërzime të përrallës Breshka- nuse, ku
brenda zhguallit të kësaj qënie “të papërsosur” fshihet një variant i përsosur
i bukurisë mitike femërore, ndërsa po ashtu njihen edhe disa përralla që kanë
për hero djalin- gjarpër apo dhandrin- gjarpër, i cili, po ashtu, kur zhvishet
nga lëkura e vet, gjë të cilën e bën ëdo natë, është simbol i
hijeshisë mashkullore.
Një
befasi tjetër për mua ishte përfshirja në libër e autorit pa botime sa ishte
gjallë, Mihal Hanxharit, ish drejtor i Bibliotekës Shkencore të Universitetit
shtetëror të Tiranës para viteve 1990. Atë e shihja shpesh sepse e frekuentoja
më dëshirë atë bibliotekë që pasurohej vazhdimisht edhe falë punës së
përkushtuar të Mihalit. Por nuk e përfytyroja dot se Mihali shkruante prozë
poetike. Në fakt ai paska shkruar por dorëshkrimet i ka mbajtur në sisrtar për
t’u dhënë jetë botimi pas vdekjes së tij. Me të drejtë studiuesi Ali Alu
supozon se “poeti ishte i vetëdijshëm se pak gjëra mund të thuhen nën hijen e
diktatit”.
Në
poezinë e Hanxharit, vëren Donika, shohim fushat tek mërmërijnë, mallet blu me
re në buzë, Harushën e Madhe tek ka ngecur si balonë fëmije pasi është hedhur
nga era. Ajo shpesh risjell tonalitetin e këngës popullore të dashurisë, me
metrikën, ritmin e rimën, krahasimet e epitetet e ngjashme e po ashtu edhe
“tonin e baladës romantike dhe diskursit imazhist e simbolist”.
Monografia
e doktores së shkencave letrare, Donika Dabishevci, me rreth 400 faqe dhe 11
referenca është padyshim një ndihmesë e madhe në historinë e letërsisë shqipe
të shekullit XX.
Konspektoi Bardhyl
Selimi, 14 tetor 2023