Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Spiunët dhe 'patriotët'

| E marte, 10.10.2023, 07:25 PM |


SPIUNËT DHE “PATRIOTËT”

NGA KALOSH ÇELIKU

Në sistemin Komunist: kishim spiunë, “patriotë” me qerre të ngarkuar njëri përmbi tjetrin lakuriq pa brekë, si duaj me kashtë egjëre, rrëzë “?uke”. Edhe, atë: “Patriotë kuqezi” me bërryla tymeflakë pas posteve partiake. Kamerave televizive: “nacionalistë”, “irredentistë”, “terroristë”. “Armiqë” të shtetit “përbashkët” jugosllav me thasë kanapi arnë përmbi arnë pas dere të Shtëpisë Babait, te Lisi midis Livadhit.

Dhe, Sot: si popull shqiptar në “demokraci”, nuk kemi spiunë?! Të gjithë, u bënë “patriotë”.

E, mua si shkrimtar: më ka marrë malli për spiunë!...