Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Unë jam mbret

| E diele, 08.10.2023, 06:14 PM |


Jusuf Zenunaj

UNË JAM MBRET

Nuk jam princ,

jam mbret

jo prej muajsh,

por me vjet.

Bëj siç dua

n'atdheun tim

si me gjyq ,

si me partinë.

Jam djalë vendi

për vatan,

në mos më shumë

për Ballkan.

Unë truphedhur

si tarzan .

Nuk e di se ç'është tuta

në OKB lëshoj

batuta.

Unë jam mbret,

mbret i pashpallur

vrapi im s'ka të ndaluar

Si me lek,

si pa lek

populli votën

vetë ma jep...