| E diele, 01.10.2023, 06:33 PM |
Neki Lulaj
HEROI
I ATDHEUT
Qarr
i ndezur buzë caranit
Në
këtë skëterrë
Si
një asketar i mbetur
Beftë
më iku gëzimi
Kur
në agshol të dritës
Si
gjerbim nga qielli
Me
piku ky lajm pikëllimi.
Fëmijët
pritnin babain
Që
u thurte ëndrra për lumturinë
për
bashkëshorten besnikun e jetës
Lajmi
shpërtheu si bombë
mos
më thoni
se
nuk do takoj më Afrimin e mirë
Loti
ngriu faqes së malluar
Si
gëzhilë
Ne
qiell e ne tokë garbi
Ra
Afrim Bunjaku në detyrë
Mori
përjetësi
Për
të rilindur në zemrën e kombit
në
udhët e botës ku kërkohet liri
Timpanin
e qiellit e shurdhëron zëri i krismës
Vezullimet
e plumbave të pritës
Dridhet
kodra e gungave
Si
kërminj ikin terroristet prej frikës
Nga
sulmi dhe zhegu i djemve te shqipes
Duan
të gjejnë shpëtim në manastir
Fshihen
strucat në ajodhimë
Shikoje
vrullin e shqipes, ju njerëz me pabesi
Kështu
vërtiten terroristët që pjellin një barbari.
E
heroi Afrimi para nesh është rritur
Zemra
na qan në kraharor.
Në
këmishën e atdheut qëndisur
Ai
s´do vdesë por është i gjallë.
në
vite e shekuj do të jetojë…….
Dardani, 26 shtator 23