Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Anisa, vajza katër vjeçare që u vra në kufi në vitin 1990

| E diele, 01.10.2023, 07:56 PM |


Rreth orës 12.30 të datës 11.9.1990 në postën kufitare të Zogajt në Rrethin e Shkodrës, një grup prej 16 personash nga Shkodra i kryesuar nga ish nënoficeri Aleksandër Gruda, u futën befasisht te motoskafi në Shirokë, zunë në befasi rojen dhe nisën arratisjen.

Mjetet e atyshme të forcave të kufirit vihen në ndjekje duke qëlluar drejt motoskafit. Nga qitja e armëve vritet vajza e Aleksandrit, Anisa (lindur më 5.8.1986), duke u bërë më e vogla e vrarë në kufi në vitin 1990. Trupi i saj mbërriti pa jetë buzë kufirit dhe u varros në Tuz.