Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Gjaku yt përflak

| E enjte, 28.09.2023, 07:09 PM |


Jusuf Zenunaj

GJAKU YT PËRFLAK

(Policit hero, Afrim Bunjakut)

Natën

atdheun deshen,

deshen të ta rrëmbejnë!

Ti, dritë u bëre në pëjetësi,

gjaku yt

hienat përflak,

për çdo pëll?mbë toke

roje ditë e natë.

25 shtator 2023


DERI KUR

Deri kur Dardani

plagët shekullore,

"do" t'i përtrish?!.

Ndër kohë t'i zhdukën

varret,

varret në Prokuple

fushë e kodër deri në Nish!

Sot, në shekullin e ri

nësoji si në të vjetrin,

karpatiani ëndrron

në hartën e tij

të përthekojë edhe detin.

më 25 shtator 2023