Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Ami 2 vjeçe shkon në çerdhe

| E marte, 26.09.2023, 07:07 PM |


Vjersha për fëmijë

AMI 2 VJEÇE SHKON NË ÇERDHE

Mbesës së vogël Amaris B. Habazaj, që sot ka ditëlindjen e mbush 2 vjeçe

Albert HABAZAJ

Zemrat na u ngrohën

Dhe na ndezin këngën,

Malet lule hodhën

Dhe në valle këmbën.

Në gëzim me ne

Vijnë për ditëlindjen,

Me gaz e hare

Prapë në valle ngrihen.

Sot u bë e madhe

Plot 2 vjeçe mbushi,

Të na zërë në valle

Zgjat doçkat Amushi.

Si zogë nëpër këmbë

Me ne ngatërrohet,

Serioze, syrëndë

Te Perla ankohet.

Se ne e mërzitëm,

Pse-në ajo e di,

Në krahë pse s'e ngritëm

A tjetër çudi.

Ajo do vëmendje

Gjithë ditën e ditës,

Për ne, me shumë ëndje

Është syri i dritës.

Ami kolopuçe

Ka shkuar në çerdhe,

Zogjtë me vogëlushët

I thanë: Mirëse erdhe!

Me ta dorë më dorë

Më e kaltra ëndërr,

Bukuroshja e vogël

Princesha e ëmbël.

Vlorë, 23.09.2023