Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Dy dhitë kryeneqe të abetares në politike
E hene, 25.09.2023, 07:52 PM
DY DHITË KRYENEQE TË
ABETARES
NË POLITIKË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Serbia
dhe Kosova, pas disa “marrëveshjeve paqesore” politike në Bruksel dhe Ohër,
kësaj radhe u treguan si Dy dhitë kryeneqe në vigun e lumit të Abetares.
Asnjëra, duke mos ia lëshuar rrugën mbi urë lumit malor. Prandaj, edhe të dyja
ranë në në lumë.
E
ngjajshme me marrëveshjet “paqesore” të Vuçiçit dhe Kurtit. Dy dhi kryeneqe
politike, që me siguri nuk e kanë lexuar rrëfimin e Abetares: “Dy dhitë
kryeneqe”. Shkaku, se: ky rrëfim, moti kohë është tërhequr nga Abetarja
pas Luftës Dytë Botërore. Dhe, është
zëvendsuar me fragmentin e Abeares të “ vëllazërim - bashkimit”. Që, përveç Dy
dhive kryeneqe në politikë, i mori me vete edhe disa viktima njerëzore. I
ngjajshëm me montimin e rastit të Kumanovës në “Lagjen e trimave”. Provokim,
për tërheqjen e Luftës nga Ukrahina, dhe shpërthimin e një lufte të re në
Kosovë. Shkaktarë, për nxitje të një Lufte të Tretë Botërore. Pavetëdije, se
shqiptarët: ende asgjë, nuk kanë në dorë. Aqmëpak, Sot: me partitë politike
shqiptare të dalldisura dhe arratisura livadheve. E gjithë puna politike për
kufinjtë e ri në Ballkan, ende është në duart e superfuqive botërore, që me
shekuj janë duke i coptuar Trojet Etnike Shqiptare. Herë me “paqe”, e herë me
luftë. Ndoshta, Sot: Ndërkombëtarët përpiqen ta përmisojnë gabimin politik
historik, që kanë bërë ndaj popullit shqiptar.
Vetëm,
se: fati i këtyre Dy dhive kryeneqe dhe njerëzimit. Nuk ranë në lumë, por në
prehërin e Bashkimit Europian dhe amerikan. I shpëtoi politika ndërkombëtare.
Nuk u mbytën në dallgët politike të Ballkanit. Edhe, gjatë kohë do t’i përkundi
në djep. Terroristët, u shpartalluan me ndihmën e Ndërkombëtarëve, dhe nga
Policia e Kosovës si shtet i pavarur dhe ligjor.
Përpak,
desh u përplasën me brirë kokë më kokë si Dy dhitë kryeneqe të Abetares...