Mendime
Aurel Dasareti: Çdo ditë krijon kujtime
E hene, 25.09.2023, 07:53 PM
Çdo ditë krijon kujtime
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Shqiptarë!
Bashkohuni. Ne, bijtë e Shqipërisë, duhet ta shpëtojmë atdheun nga shpërbërja
dhe kombin nga zhdukja!
***
Disa kujtime zgjasin gjatë gjithë
fëmijërisë dhe gjatë gjithë jetës. Përvoja është e lidhur me ngjarjen e
momentit, por do të ngjyroset nga përvojat e mëparshme, njohuritë dhe
pjesëmarrja sociale në komunitetet kulturore. Mjedisi ku ndodhin ngjarjet bëhen
pjesë integrale e përvojës dhe për këtë arsye perceptimi i rrethinës do të jetë
dinamik.
***
Fëmijët dhe kujtesa:
Kështu e ndihmoni fëmijën të ruajë kujtimet.
Fëmija mund të kapërcejë një pjesë të harresës së
fëmijërisë.
Sa larg mund të kujtojë një fëmijë?
Fëmijët e vegjël mund të kujtojnë, por shumë
kujtime zhduken kur rriteni. Mesatarisht, ne mund të kujtojmë ngjarje që nga
mosha 3.5 vjeç, por disa kujtojnë gjëra që nga mosha 2.5 vjeç.
A është normale të mos kujtosh fëmijërinë?
Pse nuk kujtojmë më shumë nga fëmijëria e hershme? Është
thjesht truri që është përgjigja. Ne nuk i ruajmë mirë kujtimet nga vitet e
hershme të fëmijërisë. Kjo ndodh sepse sistemet e trurit që konsolidojnë
kujtimet, pra i bëjnë ato të ngjiten, nuk janë zhvilluar ende plotësisht.
A mund t'i ndrydhni kujtimet?
Nuk është e mundur të shtypësh kujtimet. Është e
mundur të harrohen gjërat, por jo me qëllim. Nëse keni kujtime të ngjarjeve
traumatike, ose situatave që janë shoqëruar me emocione të forta për ju, ka
edhe më pak gjasa që t'i harroni ato të së dielës 24.09.2023, thënë ndryshe: Terrorin e
radhës të Serbisë në Kosovë, dhe vrasjen e policit të Kosovës, heroin Afrim
Bunjaku nga terroristët serb. E përsëris: Ky nuk është një incident,
por terrorizëm. Akti terrorist i fqinjit problematik pro-rus që tenton
të pushtojë edhe më shumë tokën e huaj, pellazge-ilire-shqiptare.
Ngushëllime të thella familjes së viktimës - të vrarë
nga bandat kriminale të shtetit terrorist serb që udhëhiqet nga kryekrimineli
fashist terrorist A. Vuçiç, ndryshe, sivëllait të kryeministrit të rrejshëm
antikombëtar të Shqipërisë Edvin Kristaq Rama.
***
“Ndërmjetësit” e
çuditshëm (sidomos ai sllovak dhe spanjoll të emëruar nga BE-ja mashtruese) duhet
të flasin (dhe të veprojnë) qartë. Të ndërpritet menjëherë mbrojtja e
veprave kriminale terroriste të agresorit serb dhe të fajësohet viktima e
Dardanisë shqiptare, apo të barazohet “faji” i viktimës me atë të agresorit
terroristë. Mbrojtja e agresorit gjenocidal ballkanik, dhe presioni i
fuqishëm ndaj Kosovës (viktimës) për të lejuar një formim të një “Republika
Srpska” në mes të Kosovës është një çudi që e stimulon më tepër
krye-terroristin serb A.Vuçiç për të sjellë Rusinë e Putinit në Ballkan.
E përsëris: Ky nuk është një incident, por terrorizëm.
Akti terrorist i fqinjit problematik pro-rus që tenton të pushtojë edhe më
shumë tokën e huaj, pellazge-ilire-shqiptare.
***
PS: Më poshtë po postoj sërish një
letër të mëparshme. “Atdheu im ka shpirtin e vet, dhe
njerëzit që e zbukurojnë atë”.
Një incident nga kujtimet e mia të fëmijërisë së
hershme, ku pashë me sytë e mi terrorin e policisë serbe ndaj një djali të
mitur, i vetmi “faj” i të cilit ishte: se ishte shqiptar. Artikulli është
publikuar nga disa portale (gazeta) që janë vërtet kombëtare:
***
Atdheu im ka shpirtin e vet, dhe njerëzit që e zbukurojnë atë
Gjyshi im
(ish oficer), ka shkruar për mallëngjimin, humbjen, ikjen (nën presion), dhe
mërgimin e pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943), në moshën 18
vjeçare. Historia e jetës së tij, është një prej rasteve të shumta të
tragjedisë sonë kombëtare, brenda dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt,
dashakeqëve të Shqipërisë. Tani është 94 vjeçar, megjithatë letrat dhe poezitë
e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet masive që pulsojnë në të
gjitha zemrat mërgimtare.
***
Mars 1981,
viti i demonstratave studentore në Kosovë kundër pushtuesve serbo-jugosllav. Në
muajin gusht të atij viti, gjyshi dhe prindërit e mi dëshironin ta vizitojnë
farefisin në Shqipëri (veçanërisht prindërit e moshuar të
gjyshit), por organet e shtetit enverist nuk u dhanë leje dhe siguri
hyrjeje. Në pamundësi për këtë, kanë udhëtuar për në ish Jugosllavi (mua
më morën me vete) të paktën të takohen me shqiptarët e trojeve të
copëtuara: Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Kosovës Lindore. Por edhe me arbëresh
të Zarës (Kroaci) me prejardhje nga rrethi i Shkodrës, sidomos profesorin
Aleksandër Stipçeviq. Në atë kohë isha 4 vjet e 9 muaj, prandaj më kujtohen
vetëm 3 momente edhe atë si në mjegulli, ashtu që detajet plotësuese i kam
marrë nga ditari i prindërve dhe rrëfimet e gjyshit.
***
Në
periferi të Zarës takuam duke hëngër drekë 3 shqiptarë (djem të rinj) nga
“Maqedonia”. Kishin shtruar në peshqir 2 bukë, 2 konserva të vogla peshqish dhe
një shishe me ujë. Përndryshe, gërmihnin kanale të thella me kazma e lopata, 7
ditë në javë, 12 orë në ditë, për paga të pasigurta dhe minimale.
***
Mali Zi,
Budva. Në plazhin e Beçiç-it,
vetëm disa metra nga uji, ishte pushimorja
“Ganimete
Tërbeshi” për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore të Kosovës. Afër
saj, një pushimore për nxënësit serb, ndoshta nga Vojvodina. Fëmijët shqiptarë,
shumë më të dobët me trup se moshatarët serb. Mbetëm disa ditë në Beçiç,
rreziteshim përherë afër asaj pushimore. Një vajzë 15 vjeçare nga Kosova u
ndihmonte arsimtarëve që kishin përgjegjësi për nxënësit tjerë. Kalonte shumë
kohë me mua, e dinte pak anglishten dhe “kuptoheshim”. Pasi prindërit ia kishin
vrarë serbo-sllavët, një vit më pas (1982) prindërit e mi i mundësuan emigrimin
në Amerikë. Deri në moshën 21 vjeçare u ndihmua ekonomikisht, u shkollua
dhe banoi falas në shtëpinë tonë. Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të
ma mëson abetaren (gjuhën) shqipe, mua dhe vëllait, pastaj edhe motrës së
vogël.
Gjyshi
donte të takonte z Veli Deva që kishte një shtëpi verore në Beçiç, jo aq larg
plazhit “tonë”. Zotëria në fjalë ka kontribuar shumë në mirëvajtjen e
kombinatit gjigand metalurgjik Trepça dhe autonomisë së gjerë të Kosovës
(1974).
***
Për në
Amerikë do
t`u ktheheshim prej një aeroporti të Gjermanisë. Ku, njëherësh gjyshi do të takonte
ish korrespodentin e javores gjermane Der Spiegel në Jugosllavi, z Hans-Peter
Rullman, i njohur për “That was Yugoslavia – Information and facts”.
Me
autobus, për në Beograd. Gjatë rrugës 2 policë serb e ndalën autobusin. Njëri
prej tyre hyri brenda, i kontrolloi dokumentet e udhëtarëve dhe i nxori prej
autobusi 6-7 persona (të gjithë shqiptarë, gra e burra), i rreshtuan
me fytyrë nga autobusi, maltretim i vrazhdë. Udhëtarët tjerë (të gjithë
sllav) dhe ne mbetëm brenda. Shikonim nga dritarja. Njëri prej policëve, e
tërhoqi pas barakës së vogël policore djaloshin 16-17 vjeçar nga Kosova, kurse
ai polici më i moshuar i ruante ata tjerët. Papritmas dëgjuam
klithmat e fuqishme të djaloshit, u përpoq të ikë prej policit i cili vrapoi
pas tij me shkopin e gomës në dorë. Nuk i ndalte goditjet. U trishtova shumë
duke parë trupin e mbuluar me gjak prej kokës e deri në thembër, nga klithmat e
hatashme të dhimbjes që nxirrte nga goja e përgjakur, me dhëmbë të thyer. I ra
të fikët, u shtri për toke. Polici i lëshoi një kovë me ujë në kokë që të vije
në vete dhe t`ia lajë pak gjakun. Gjyshi dhe babai im dolën prej autobusit. U
llafosën me policët. I ndihmuan djaloshit të hyj brenda në autobus. Koka dhe
fytyra e tij ishte e dëmtuar rëndë, mbuluar me gjak, sërish i humbi ndjenjat…
***
Fragmente nga: That Was Yugoslavia. Information
and Facts. Editor: Hans Peter Rullman, Hamburg Germany.
Nga
anglishtja, përkthimi im: “Kur mbretëria serbe dhe malazeze pushtuan Kosovën në vitin 1878 dhe
1912, gjithashtu edhe në atë kohë, më shumë se 90% e popullsisë së Kosovës
ishte shqiptare.
Politikat
kolonialiste të pushtuesve (okupatorëve) çuan në një ndryshim të rëndësishëm në
strukturën e popullsisë. Deri në vitin 1941, rreth 500.000 femra shqiptare u
dëbuan (zhvendosën), kryesisht në Turqi. Në të njëjtën periudhë, rreth 18.000
familje serbe dhe malazeze u vendosën në Kosovë. (Ata përbëheshin nga një
mesatare prej 7 personash).
Pas Luftës
së Dytë Botërore, serbomëdhenjtë rifilluan të njëjtën politikë të paraluftës
ndaj shqiptarëve. Udhëheqësit ishin Aleksander Rankoviç, Milovan Gjillas,
Svetosar Vukmanovic-Tempo. Në periudhën 1945-1966, ata u kujdesën të zhvendosin
(dëbojnë) qindra mijëra shqiptarë, kryesisht në Turqi”.
***
Kujtimet
janë jeta, të terrorizuarit dhe të zhdukurit e pafajshëm i takojnë
historisë dhe zemrave të dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve!
https://drini.us/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
https://pashtriku.org/aurel-dasareti-atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
https://merbraha.com/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
http://rtvzeri.com/opinion/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
https://fjala.info/2016-2021/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
https://www.fokusi.org/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate%EF%BB%BF/